E shtune, 20.04.2024, 09:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Halil Gashi: Lamtumirë maestro

E hene, 25.02.2019, 09:41 PM


Lamtumirë maestro

Më rastin e shkuarjes ne amshim te  Hivzi Krasniqit , gazetarit dhe tekstshkruesit te afro 1300 kengeve

Shkruan Halil Gashi

Nuk ëshë e lehtë të shkruash për mikun, shokun dhe kolegun ,në veqanti  për atë që më vdekjën e tijë la një boshllëk të madh më Radiogazetarine Kosovare I cili ishte njeri nga pioneret e sajë .   Hivzi  Krasniqin më punën e tijë  për më shumë se  dyzet vite  dha nga vetja maksimumin  për informim cilësor dhe të drejtë të qyetarve të Kosovës  pra që nga viti 1974 kur ia filloi punës  në Radio Prishtinë  gjerë në vitet e 90 –ta kur Serbia mbylli më dhunë mediat shqipe në Kosovë , por edhe në përiudhen e pas luftes për 18 vite zëri I ëmbël I Hivzi krasniqit përmes valëvë të Radios depertoi në secilen familje Kosovare . Ai,kishte  dashuri të dytë  gazetarinë, punë kjo të cilën e bëri më përkushtim të pa shoq  dhe më shumë passion .

Kur Hivziu vinte ne Pejë dhe  bisedonim  për mediat e sotme elektronike dhe  punën e tijë në Radio,Ai, kujtonte   vitin  e largët  1973, kur kishte nisur studimet në Prishtinë dhe më pas kishte nisur zyrtarisht edhe punën në Radio Prishtinën II të atëhershme. "Saktësisht, kjo ka ndodhur më 27 shkurt të vitit 1974, kur kishte nisur Programi i Dytë i Radio Prishtinës", kujtonte Hivziu .  Mirepo  Hivziu kur vinte ne Pejë  fliste me nostalgji  për largimin e tijë nga qyteti I ëndrrave të tija  Peja , nga vëndlindja e tijë e cila I sherbente përherë si frymzim edhe për krijimtarinë e tijë artistike , ngase e dijmë se ai është autor I afro 1300 këngve si tekst shkrues I jashtëzakonshëm që ishte .

Kohëve të fundit sa hërë që kishim rastin te takoheshim , Hivziu fliste  me dashuri për vitet e kaluara në Radio, duke punuar së pari në Programin e Mëngjesit dhe Programin e Natës të Radio Prishtinës II dhe pastaj edhe në Programin e Parë dhe duke qenë edhe përgjegjës kryesor për programin argëtues e humoristik të Radio Prishtinës II. Por, Hivziu nuk ishte vetëm njeri i radios, sepse, një vit pasi kishte filluar të punonte në Radio, ai ishte angazhuar edhe në Televizionin e Prishtinës së pari me emisionin "Mirëqofshi", por që, gjithsesi, zemra i mbetet te radioja. Aty, ku në fillet e para, në vitet kur Radio Televizioni i Prishtinës po merrte zhvillimin e tij, ai punonte në ekip me kolegë, të cilët i vlerësonte shumë për punën e tyre, si Refik Serça, Antigona Qena, Dhurata Kaba, Hys Shkreli, Feim Kurhasani  Zyhdi Blegu  dhe të tjerët të prirë nga Kryeredaktori dhe drejtori I Radio Prishtines Pejani  Shaban Hyseni,ishte kjo plejada e artë pejane që kishte vershuar  mediat Kosovare .

Gjithsesi, karriera e tij prej gazetari dhe prezantuesi të madh, nuk ka mundur të zhvillohet jashtë kontekstit nëpër të cilin ka kaluar edhe vetë vendi. Nëpër kohë të vështira, plot sfida e sakrifica, dhe me plot rreziqe, të cilave duhej bërë ballë, ndërkohë që padrejtësitë që i bëheshin popullit shqiptar, Hivziu dinte mirë t`i demaskonte përmes emisioneve të tij shumë të dëgjuara, qofshin në Programin e Mëngjesit apo në atë të Natës. "Ishte kohë kur çdo fjalë gëlltitej. Puna fillonte në 5 të mëngjesit e përfundonte pas mesnatës. Ka qenë kohë e acartë, por së cilës i kemi rezistuar me përkushtim e me zemër", thoshte   Hivziu. Emisionet si "Pa brenga", "Globi muzikor", "Radari muzikor", kujtohen edhe sot nga dëgjuesit e tij, ndërkohë që, përveç emisioneve argëtuese, humoristike e satirike, Hivziu kishte punuar një kohë edhe në emisione televizive, në emisione sportive, siç ishte "Reflekse sportive" me Agim Binakun, më herët edhe me Burim Hatipin dhe emra të tjerë të gazetarisë sportive. "

, Hivziu kishte punuar në medie të ndryshme, përfshirë edhe mediet e shkruara si "Iliria Post", "Bota sot", pastaj në "Radio Dukagjini", TV 21, ishte bashkëpunëtor i "Rilindjes", "Zërit të Rinisë", “Teutës”, "Kosovares" etj., ai vazhdon të kontribuojë aty ku ndihej më se miri ne Radio Kosovë ku udhëhoqi gjatë programin e Mengjesit .

Hivziut I kishte dhuruar zoti përpos zërit të tijë të jashtëzakonshem radio fonik edhe një shpirt artisti, krijuesi të fjalës artistike të cilen më mjeshtri të rralë e artikulonte në tekste këngësh  për emrat më të shquar të estradës muzikore shqiptare. Kjo I mundësoi që të bashkpunoi më emrat më të shquar të krijimtarisë artistike siq janë si Petrit Dushi, Akil Koci, Mehdi Bajri, bashkëpunëtorët, si Jusuf Gërvalla, Lekë Musolli, "mësuesit" si Rifat Kukaj, Anton Çetta, Enver Gjerqeku..., të cilët kujdeseshin për tekstet e ndryshme të këngëve, lajmeve, emisioneve...

Ai ishte shumë modest dhe rrallë fliste për tekstet e tijë , por kur ketë e bente , thoshte se "Në tekstet që shkruanim ne, kishte fabul, porosi, edukatë. Në to ka pasur etikë, jo censurë", thoshte Ai, duke e ndier për nder që tekste ka shkruar edhe për këngëtaren e madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha, për të cilën kishte  një vlerësim të veçantë.

Katër dekada të kaluara në studio janë një jetë e tërë dhe lista e bashkëpunëtorëve të Hivziut është e gjatë, sikur edhe e ngjarjeve që nuk shuhen nga kujtesa. Ishte ndier shumë krenar kur me rastin e pesëdhjetëvjetorit të Radio Prishtinës (1995), gjatë kohës së okupimit, ish-Presidenti Rugova i kishte propozuar atë dhe Lekë Musollin që të flisnin për këtë përvjetor të RTP-së. Ndërkohë, shprehte  respekt edhe për figura të tjera të larta, për tre akademikët e ndjerë Mark Krasniqin, Esat Stavilecin e Pajazit Nushin, me të cilët kishte bashkëpunuar në forma të ndryshme, sikurse edhe me emra të tjerë, si Teki Dervishi, Jusuf Gërvalla, Daut Demaku etj. "Një jetë plot ngjarje e figura, të cilat vetem Hivziu më mjeshtri të rralë ka ditur  ditur për t`i shpalosur",

Hivziu do të ju mungoi shumë degjuesve të tijë , Programi I mengjesit I Radio Kosovës pa Hivziun duket shumë më I zbehtë, do të na mungoi në shokve  të tijë , Hivziu do ti mungoi qytetit të tijë  Pejës , familjës se tijë  por më se shumti do ti mungoi nipave dhe mbesave te tije   për të cilet thoshte se ndihej I bekuar që kishte përjetuar të bëhëj gjysh.

Maestro pusho I qetë atje në amshim , ju bashkove miqve dhe shokve që më parë shkuan në atë botë, atje do të presin miqët dhe shokët tu  të pandar me të cilet bashkëudhtove ne Radio Prishtinë dhe mediat tjera:  Refikë Serça, Agim Binakun,  Zyhdi Belegu , Mustafe Panxha e shumë të tjerë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora