| E hene, 25.02.2019, 09:41 PM |
Lamtumirë maestro
Më rastin e shkuarjes ne amshim te Hivzi Krasniqit , gazetarit dhe tekstshkruesit te afro 1300 kengeve
Shkruan Halil Gashi
Nuk ëshë e lehtë të shkruash për mikun, shokun dhe kolegun ,në veqanti për atë që më vdekjën e tijë la një boshllëk të madh më Radiogazetarine Kosovare I cili ishte njeri nga pioneret e sajë . Hivzi Krasniqin më punën e tijë për më shumë se dyzet vite dha nga vetja maksimumin për informim cilësor dhe të drejtë të qyetarve të Kosovës pra që nga viti 1974 kur ia filloi punës në Radio Prishtinë gjerë në vitet e 90 –ta kur Serbia mbylli më dhunë mediat shqipe në Kosovë , por edhe në përiudhen e pas luftes për 18 vite zëri I ëmbël I Hivzi krasniqit përmes valëvë të Radios depertoi në secilen familje Kosovare . Ai,kishte dashuri të dytë gazetarinë, punë kjo të cilën e bëri më përkushtim të pa shoq dhe më shumë passion .
Kur Hivziu vinte ne Pejë dhe bisedonim për mediat e sotme elektronike dhe punën e tijë në Radio,Ai, kujtonte vitin e largët 1973, kur kishte nisur studimet në Prishtinë dhe më pas kishte nisur zyrtarisht edhe punën në Radio Prishtinën II të atëhershme. "Saktësisht, kjo ka ndodhur më 27 shkurt të vitit 1974, kur kishte nisur Programi i Dytë i Radio Prishtinës", kujtonte Hivziu . Mirepo Hivziu kur vinte ne Pejë fliste me nostalgji për largimin e tijë nga qyteti I ëndrrave të tija Peja , nga vëndlindja e tijë e cila I sherbente përherë si frymzim edhe për krijimtarinë e tijë artistike , ngase e dijmë se ai është autor I afro 1300 këngve si tekst shkrues I jashtëzakonshëm që ishte .
Kohëve të fundit sa hërë që kishim rastin te takoheshim , Hivziu fliste me dashuri për vitet e kaluara në Radio, duke punuar së pari në Programin e Mëngjesit dhe Programin e Natës të Radio Prishtinës II dhe pastaj edhe në Programin e Parë dhe duke qenë edhe përgjegjës kryesor për programin argëtues e humoristik të Radio Prishtinës II. Por, Hivziu nuk ishte vetëm njeri i radios, sepse, një vit pasi kishte filluar të punonte në Radio, ai ishte angazhuar edhe në Televizionin e Prishtinës së pari me emisionin "Mirëqofshi", por që, gjithsesi, zemra i mbetet te radioja. Aty, ku në fillet e para, në vitet kur Radio Televizioni i Prishtinës po merrte zhvillimin e tij, ai punonte në ekip me kolegë, të cilët i vlerësonte shumë për punën e tyre, si Refik Serça, Antigona Qena, Dhurata Kaba, Hys Shkreli, Feim Kurhasani Zyhdi Blegu dhe të tjerët të prirë nga Kryeredaktori dhe drejtori I Radio Prishtines Pejani Shaban Hyseni,ishte kjo plejada e artë pejane që kishte vershuar mediat Kosovare .
Gjithsesi, karriera e tij prej gazetari dhe prezantuesi të madh, nuk ka mundur të zhvillohet jashtë kontekstit nëpër të cilin ka kaluar edhe vetë vendi. Nëpër kohë të vështira, plot sfida e sakrifica, dhe me plot rreziqe, të cilave duhej bërë ballë, ndërkohë që padrejtësitë që i bëheshin popullit shqiptar, Hivziu dinte mirë t`i demaskonte përmes emisioneve të tij shumë të dëgjuara, qofshin në Programin e Mëngjesit apo në atë të Natës. "Ishte kohë kur çdo fjalë gëlltitej. Puna fillonte në 5 të mëngjesit e përfundonte pas mesnatës. Ka qenë kohë e acartë, por së cilës i kemi rezistuar me përkushtim e me zemër", thoshte Hivziu. Emisionet si "Pa brenga", "Globi muzikor", "Radari muzikor", kujtohen edhe sot nga dëgjuesit e tij, ndërkohë që, përveç emisioneve argëtuese, humoristike e satirike, Hivziu kishte punuar një kohë edhe në emisione televizive, në emisione sportive, siç ishte "Reflekse sportive" me Agim Binakun, më herët edhe me Burim Hatipin dhe emra të tjerë të gazetarisë sportive. "
, Hivziu kishte punuar në medie të ndryshme, përfshirë edhe mediet e shkruara si "Iliria Post", "Bota sot", pastaj në "Radio Dukagjini", TV 21, ishte bashkëpunëtor i "Rilindjes", "Zërit të Rinisë", “Teutës”, "Kosovares" etj., ai vazhdon të kontribuojë aty ku ndihej më se miri ne Radio Kosovë ku udhëhoqi gjatë programin e Mengjesit .
Hivziut I kishte dhuruar zoti përpos zërit të tijë të jashtëzakonshem radio fonik edhe një shpirt artisti, krijuesi të fjalës artistike të cilen më mjeshtri të rralë e artikulonte në tekste këngësh për emrat më të shquar të estradës muzikore shqiptare. Kjo I mundësoi që të bashkpunoi më emrat më të shquar të krijimtarisë artistike siq janë si Petrit Dushi, Akil Koci, Mehdi Bajri, bashkëpunëtorët, si Jusuf Gërvalla, Lekë Musolli, "mësuesit" si Rifat Kukaj, Anton Çetta, Enver Gjerqeku..., të cilët kujdeseshin për tekstet e ndryshme të këngëve, lajmeve, emisioneve...
Ai ishte shumë modest dhe rrallë fliste për tekstet e tijë , por kur ketë e bente , thoshte se "Në tekstet që shkruanim ne, kishte fabul, porosi, edukatë. Në to ka pasur etikë, jo censurë", thoshte Ai, duke e ndier për nder që tekste ka shkruar edhe për këngëtaren e madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha, për të cilën kishte një vlerësim të veçantë.
Katër dekada të kaluara në studio janë një jetë e tërë dhe lista e bashkëpunëtorëve të Hivziut është e gjatë, sikur edhe e ngjarjeve që nuk shuhen nga kujtesa. Ishte ndier shumë krenar kur me rastin e pesëdhjetëvjetorit të Radio Prishtinës (1995), gjatë kohës së okupimit, ish-Presidenti Rugova i kishte propozuar atë dhe Lekë Musollin që të flisnin për këtë përvjetor të RTP-së. Ndërkohë, shprehte respekt edhe për figura të tjera të larta, për tre akademikët e ndjerë Mark Krasniqin, Esat Stavilecin e Pajazit Nushin, me të cilët kishte bashkëpunuar në forma të ndryshme, sikurse edhe me emra të tjerë, si Teki Dervishi, Jusuf Gërvalla, Daut Demaku etj. "Një jetë plot ngjarje e figura, të cilat vetem Hivziu më mjeshtri të rralë ka ditur ditur për t`i shpalosur",
Hivziu do të ju mungoi shumë degjuesve të tijë , Programi I mengjesit I Radio Kosovës pa Hivziun duket shumë më I zbehtë, do të na mungoi në shokve të tijë , Hivziu do ti mungoi qytetit të tijë Pejës , familjës se tijë por më se shumti do ti mungoi nipave dhe mbesave te tije për të cilet thoshte se ndihej I bekuar që kishte përjetuar të bëhëj gjysh.
Maestro pusho I qetë atje në amshim , ju bashkove miqve dhe shokve që më parë shkuan në atë botë, atje do të presin miqët dhe shokët tu të pandar me të cilet bashkëudhtove ne Radio Prishtinë dhe mediat tjera: Refikë Serça, Agim Binakun, Zyhdi Belegu , Mustafe Panxha e shumë të tjerë.