Kulturë
Xhemaledin Salihu: Kur 'Veprimi' intervistonte Presidentin Rugova
E hene, 25.02.2019, 04:46 PM
PRESIDENTI HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA THA:
“NE NUK KEMI KËRKUAR NDRYSHIMIN E KUFIJVE EKZISTUES TË ISH-JUGOSLLAVISË.KOSOVA I KA KUFIJTË DHE TERRITORIN E VET”
/Me rastin e polemikave lidhur me kufijtë e Republikës së Kosovës/
Shkruan : Xhemaledin SALIHU
Më vitin 1996, ekipi i gazetës “Veprimi” në Preshevë bëri një intervistë me Presidentin e Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Dr. Ibrahim Rugova në bisedë me nënkryetarin e PVD-së, drejtorin Xhemaledin Salihu dhe gazetarin e Veprimit, Sevdail Hyseni
Veprimi:
“ Në skenën politike shqiptare të Kosovës dhe në krahun e saj lindor, qe sa kohë qarkullon ideja e fillimit të bisedimeve shqiptaro-serbe. Sa do të përfshihet në këto bisedime ështja shqiptare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës?”
Dr. Rugova:
“Po.ështja e Kosovës në bazë të platformës së përbashkët të partive politike në ish-Jugosllavi është, s’po them në rend të parë, por është problem më i madh. Ne nuk kemi kërkuar ndryshimin e kufijve ekzistues të ish-Jugosllavisë. Kosova i ka kufijtë dhe territorin e vet.
Natyrisht, zgjidhja e Kosovës, Kosovës Lindore, Maqedonisë edhe Shqipërisë do të qetësonte si cështje për Ballkanin dhe ky nuk është vetëm mendimi im, por është mendim ndërkombëtar.
Prandaj, gjithsesi, do të përfshihet edhe ështja e Preshevës dhe viseve të tjera shqiptare në bisedimet e ardhshme meqë, si thashë, kjo parti e ka pushtetin dhe do të ndikojë, sigurisht, në zhvillimet positive të shoqërisë serbe.
Në radhë të parë do të bisedoni Ju atje, kufijtë e brendshëm sa nuk ndryshojnë do të respektohen e të mos flasim për kufijtë e jashtëm t ëish-Jugosllavisë që është një ekstra problem. Platforma jonë e përbashkët politike, e bërë më 1992, ende qëndron.
Referendum e ka vlerën që është mbajtur në ato vise më 1 e 2 mars 1992, ashtu si e ka vlerën edhe Referendumi në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare dhe me këtë për herë të parë kemi si platform, si bazë, si legjimitet, një deklarim të popullit dhe të njerëzve.”