E premte, 26.04.2024, 07:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Halimi: Deti njeriu e dita

E marte, 26.02.2019, 08:10 PM


Nexhat Halimi

Deti njeriu e dita

Njëqind vjet mes agut e yllit

Një ulli me rrënjë në mua

Qiellit ia puth ëndrrën e gjelbër

E deti shndërrohet në zog

Ik larg humbur e kthehet prapë

Unë në shuplakë ja ruajë guacën

Zemrën me margaritar në të

Njëqind vjet mes agut e yllit

E Guri i Gjeranës më ndjek

Nga zbres nga maja e zotit

Me hijen time dhe të gomarit

Me shportat plot pjeshkë e ëndrra

Të marr një qiri e ca kokrra kripë

E të kthehem prapë te vetja

Ndërmjet agut e yllit e hir

II

Mes agut e yllit e pulëbardhës

I hapë krahët pa fund mbi det

Dhe jam më i përgjakur se trëndafili

Më i ndezur se çasti nga zë e të prek

Nga zë dhe e dua trupin e gruas

I zgjas pa fund duart mbi det

Dhe unë e ai mes gjakut e gurit

Lidhim udhët nga qielli

Ai ngjitet lart lart lart i dalë vetes

Unë zbres poshtë poshtë poshtë në vete

Mes nesh ngel guaca që na lidh ende

Fshehtësia dhe kripa e ëndrrës

III

Unë e kam zemrën e deti guacën

Deti e ka yllin e unë syrin tënd

As i ik as më ik e pema bën hije

E ëndrrat çelin në trëndafila të kaltër

Vashat t`i bartin në jaka të bardha

Në të kremtet e dashurisë

Unë i shtrij duart, ai më përqafon

E prek, ai  më djeg deri në fund

Më prek, unë zgjohem pa kujtesë

I bukur dhe  i vdekur në iliri

Mes botës e Mollës së Kuqe me qiri

e mbi Ulqin fluturon `i kumri

Erës gjelbëroshe të jugut vjen dhe ti

E unë shtrij duart mbi detin dhe vdes

Mes rërës digjet zemra në guacë

E trëndafili i gjakut çel në hi



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora