| E enjte, 28.02.2019, 08:01 PM |
Thinja
pleqërie
Nuk të mban ngrohtë, veshur qyrk i huaj.
Në bukë të botës, a ngopesh? Më thuaj!
Drithin tënd ngarko, në mulli shko e bluaj,
Mbush hambarin plot, ç’t duash gatuaj.
Më dorën e tjetrit, kurrizin tënd mos kruaj,
As gjarprin kur fle, në ferrë mos e luaj,
Më pas zë e thërret, bobo seç po vuaj!
Çfarë i bëjmë vetes, di kush ta shkruaj?
Vetes ia them! Si të duan të tjerët!
S’pyes për zengjinët, më shumë për të mjerët.
Kërko yllin tënd, në qiellin e errët!
Mos e lerë të ikë, ndaj nisu herët.
Përtacia, ves, apo mungesë mençurie?
Të urtët na thonë: Jeta dhuratë perëndie,
Cilësia e saj, guxim dhe dritë diturie.
Besova, kur koka u mbush, thinja pleqërie.
Kadri Tarelli
Durrës më: 27, të shkurtit, 2019.