Albert Zholi: Nënë dhe babë
Ditë e ftohtë nëntori! Kakavija dhe pse e mbushur me njerëz, dukej si e ngrirë, e ngrirë. Vetëm avuj dilnin nga gojët njerëzore. Zërat dukeshin sikur ishin trembur nga ai realitet i zymtë, prekës, strukur në ndërgjegjen e tyre, për t’iu përshtatur makthit të padashur të ndarjes. Njerëzit shihnin si të hutuar njeri-tjetrin...


























