Kristaq Turtulli: Apologjia e vërtetë e veteranit pensionist
Kush isha unë...e çfarë jam! Ç'tu them më parë. Hëm, i ziu unë, partizani që ma prenë këmbën pa narkozë, me sharrën që presin drutë. Shpirti ma di sa vuajta kur sharra hyri në këmbën e gangrenizuar dhe preu kockën. Nga dhembja nuk qava por këndova. Dhe isha mustaqe...


























