Kulturë
''Nga Ilirët tek Arbërit'' është libri më i ri i Autorit Gjon Keka
E diele, 23.08.2020, 04:51 PM
''Nga Ilirët tek Arbërit'' është libri më i ri i Autorit Gjon Keka, botuar nga Shtëpia botuese Lena Grafik,Prishtinë, 2020
Autori
në këtë vepër sjell fakte të pakundërshtueshme historike,
arkeoologjike,gjuhësore, kulturore etj, mbi tezën Ilire të Arbërorëve.
Autori
trajton lashtësine iliro-arbëore, gjuhën ,kontributin e personaliteteve iliro-arbërore
në historinë e humanizmit ,kulturës dhe
civilizimit europian.
Vendbanimet
arbërore të cilat shpjegohen në gjuhën e lashtë iliro-arbërore dhe I jepet
domethënia e tyre e vërtetë historike.
Poashtu
aty dokumentohet se në Dardani gjithmonë
kanë jetuar Arbërorët.
Epokën
e artë të Gjergj Kastriotit si arbërori më I pastër I cili e nderoj më veprat e
tij kombin dhe etërit e tij iliro- arbër, por edhe e ruajti civilizimin e
përbashkët europian ,pra një kontribut I jashtëzakonshëm për të cilën Europa duhet
t’I jetë mirënjohes dhe ta vendos atë
në qendër të figurave kontributdhënëse
në familjen e bashkimit europian.
Poashtu
këtu trajtohet edhe teza e Nënës së Gjergj Kastriotit ,Vojsavës dhe fisi Ilir
Tribalët të cilët janë pjesë e Pemës së fiseve të përbashkëta
Iliro-arbëror.Shtrembërimet mbi fisin Tribalët nisin me nisjen e tezave të
pushtuesve për të përvetësuar dhe zënë vend në tokat që asnjëherë nuk I kanë
takuar historikisht.Megjithatë e vërteta mbetet
e gjallë sado që të mundohen ta
mbulojn, ta varrosin armiqtë ajo sërish del ngjallet sjellë veten para botës
dhe I jep fytyrën e vërtetë origjinale dhe jo maskën që I kanë vënë
pseudoshkëncëtarët dhe armiqtë e kombit të Gjergj Kastriotit.