Kulturë
Astrit Lulushi: Vazhdon të jetë
E diele, 23.08.2020, 12:06 PM
Vazhdon të jetë
Astrit Lulushi
Shiko!
Atje ai qëndron;
Jo
i guximshëm si më parë,
Por
është gjallë,
Nga
budallallëku yt.
Mbaje
mend mirë!
Jo
më shumë si njeri se të keq.
Shiko
në sytë e tij!
Nuk
gjen dritë; asnjë,
Përveç
shkëndijave;
Si
në qiell tani
Dhe
tani ikin;
Kafshë
e egër
Kapur
në grackë
Që
kërkon të iki.
Si
erdhi kjo bishë
Në
formë njerëzore?!
-Jam
dhe nuk jam. -
Atëherë,
kush, pse je,
Fol?!
-Jam
një gjë jo e re
Si
natyrë njeriu.
Që
joshet,
Gati
të dalë,
Si
bari i keq
Sa
herë që thahet;
Tipar
që luftoj pa pushim
Kundër
frenimit në ngjitje;
Dhe
peshave që mbajnë
Tërheqjen
poshtë;
Frut
i hidhur i farës së mbjellë;
Rezultati,
fundi i pashmangshëm
Nga
ligësia dhe fuqitë e gabuara;
Jam
kujtesa e pamjeve
Dhe
veprave mizore,
Hidhërimi
i mbyllur,
Dhe
urrejtja e pashpirt,
Që
gërmon dhe gjen jetën sporadike
Në
mallkimin e gjymtuar të atyre që vret.
Një
rënie me sy
Poeti ka dy bashkëbisedues -
Natyrën
dhe veten -
Kur
flet u drejtohet të dyve;
Përgjigjet
i vijnë veç e veç
Por
ai i përzien.
Pyetjet
e para janë:
Cila
është dashuri,
Dhe
cila është romancë?
Të
dyja janë trulluese -
Njeriu
hutohet prej tyre:
Kur
gruaja me të cilën je
Është
gruaja e vetme në botë,
Është
dashuri.
Romanca
është,
Kur
gruaja me të cilën je
Është
çdo grua në botë.
Po
kodër çfarë do të thotë?
Dhe
përgjigja është,
Se
kodra ishte e para;
Kur
kështjella u ngrit në gur,
Hodhi
vështrimin poshtë,
Dhe
pa një “poshtë-kodër”,
Vendi
mori emrin Shkodër.
Ndërsa
kështjella Rozafa
U
quajt, kur ilirët labeatë
Lundrën
ia lanë traditës
Dhe
me Gentin në krye
Zgjodhën
të jetonin ndryshe.
Në
natyrë,
Njeriu
i ngjan peshkaqenit
I
cili shkon nga shkon, dhe kërkon
Në
fund, të kthehet aty ku u lind.
Edhe
hedhja e hirit në det,
Kur
njeriu vdes, nuk është pakuptim,
As
kursim i një pëllëmbe toke
Por
është thjesht një ritual
Që
fillimisht Ilirët kanë pasur
Për
të nderuar të rënët në luftra,
Më
vonë këtë zakon
Të
tjerët e morën.
Oh,
vazhdo, na thuaj më -
Dhe
poeti i qetë shton -
Në
kohën tepër të lashtë
Para
helenëve dhe të gjithëve
Në
Egjipt jetonte një popull,
Nga
Qielli mendonte se ishte;
Edhe
Perëndinë e quante Ra
Jo
vetëm se urdhërat e tij
Binin
lëshuar nga lart, por se
Mes
reve një sy mbante hapur,
Osirin
bariun e zgjuar, që vëzhgonte
Në
Tokë, se ç’bënin krijesat e Zotit.
Shekuj
më pas, Herodoti udhëtoi
Nëpër
Egjipt anë e mbanë
Dhe
u çudit sa shumë ngjante
Kultura
e lashtë atje
Me
atë të fiseve që Hënën
Kishin
marë për emrin e tyre;
U
bë kurioz, kopjoi, studioi
Dhe
u ul e shkroi historitë e tij
Për
helenët dhe botën;
Ku
pellazgë e ilirë barbarë i quante
Sepse
flisnin gjuhën e parë.