Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Sala Saliu
E enjte, 20.08.2020, 10:54 AM
Sala Saliu
Nga
Edison Ypi
Pyete;
Cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike ? Po të tha “Sala”, përpara
ke një azgan djalë. Shqiptar i kulluar që sheh punën e vet. Banon, ta zemë,
diku në Laknas. Ka tre fëmijë. Gruan, pleqtë, dhe fëmijët, i mban me sakrifica.
Mban mënt mirë tmerret e kooperativës. Ka qënë pak vite në emigracion. Me punë
të madhe ka ngritur një fermë të vogël. E ka të qartë se shteti i Salës është
shteti i punës që favorizon llërëpërveshurit, dhe jo si shteti i kurvit që
ishte shtet i spiunllëkut që favorizonte dembelët, parazitët, llafazanët. Ka
ndërtuar me një mijë mundime një shtëpi modeste. Jeton sot pak më mirë se dje,
nesër pak më mirë se sot. Rrotull ka të ardhur nga rrethet që kanë ndërtuar
shtëpi edhe më të mëdha se të tijën. Por nuk i sheh me zili. Se ata kanë punuar
në Angli, Belgjikë, Gjermani, ndërsa ky që tu përgjigj "Sala", në
Greqi. Është besimtar. Mban fshehur një kalashnikov dhe ca fishekë. Lodhet nga
puna. Nuk sheh shumë televizor. Gazetave sa u hedh një sy. Celulari dhe
Interneti i duken i duken gjëra jo serioze. I bëhet zemra mal për “Rrugën e
Kombit”. I vjen keq për Kosovën dhe kosovarët që nuk i kanë fort’ mirë punët. E
deh ideja e Salës për ta mbjellë Shqipërinë me arra, bajame, ullinj, fiq. Nuk
llap për politikë. Pret ditën e votimit. Kur dëgjon se Partia Demokratike ka
miting dhe se në atë miting do flasi Sala, fluturon nga qefi. Vishet mbathet,
lahet, krihet, merr një parrullë dhe shkon në miting, ku bërtet kundër
komunistave, spiunave. Deri në mitingun tjetër nuk llafoset, nuk mburret.
Vazhdon punon, jeton, mbars gruan. Habitet me ata që Salën e quajnë Saliu por
Edin nuk e quajnë Ediu.
Ama
e pyete tjetrin; Cili është Kryetari i Partisë Demokratike ? dhe të tha
“Saliu”, tabloja është krejt tjetër. Përpara ke një monstër. Nëse nuk ka qënë
vetë spiun sepse është tepër i ri, e pamundur të mos e ketë pasur hafije babanë
a xhaxhanë a ndonjë tjetër. Banon, për shembull, në një fshat andej nga
Mallakastra. Është thashethemexhi i ndyrë. Merr nëpër gojë katundin. Mburret se
në kohën e kurvit s’ka qënë dosido por brigadier, shef, kryetar. E thërrisnin
shpesh në Tepelenë ose në Fier për ca gjëra që tani nuk guxon t'i thotë hapur.
Nuk është besimtar. Me Zotin s’e lidh asgjë. Ka ngritur vilë të madhe që e ruan
me 32 kamera jashtë e brenda. Nuk ja kanë zilinë. Të gjithë e dinë se vila e
tij nuk është hallall, është harram. Mbjell hashish në parcela larg fshatit
nëpër ca gryka. Ka korruptuar kryeplakun dhe disa polica. Ka dy fëmijë
hashishomanë që sillen nëpër fshat si në jerm. Bën gjithë kohën propagandë
kurviste në stilin; “Me gjak e morëm, me gjak do ta mbajmë”. Urren Kosovën,
kosovarët, “Rrugën e Kombit”, “malokët”, dhe gjithçka shqiptare. Mëngjezeve u
telefonon televizorave ku lëshon kushtrime komuniste antishqiptare të tipit; I
bëj thirrje shteteve të botës kundër Saliut, dhe vjell nga goja një mijë mutra
të tjera.