Kulturë
Bajame Hoxha – Çeliku: O zot i madh, po qanë një popull...
E enjte, 20.08.2020, 06:54 PM
Bajame Hoxha – Çeliku
ZOT
I MADH, PO QANË NJË POPULL...
O
popull,
O
populli im i dashur!
Më
vjen të qaj,
Më
vjen të bërtas
Të
ulërij.
Oh,
këto ditë mjerimi,
Këto
ditë të vrara gushti
Ua
kaluan anijeve të 91-shit.
Sa
të mjerë që mbetëm!
Lypsarë
të kulturuar u bëmë
Portave
të huaja.
Mbetëm
dyerve të botës duke trokitur,
Duke
kërkuar bukë,
Duke
zgjatur duart.
Duke
u lutur të hapin portat e mbyllura me shula,
Për
të hyrë si endacakë të kohës së gurit,
Për
të gjetur një çik punë,
Një
çik mëshirë.
Edhe
pse të shkolluar,
Të
mençuruar,
Të
kulturuar,
Prapëseprapë
kërkojmë,
Kërkojmë
lëmoshë te Greku!
Pak
punë,
Pak
jetë,
Pak
respekt, o Zot!
Ah
që ah, o populli im!
Jemi
të nëmur të goditur përjetësisht.
Edhe
kur isha e dënuar çupëlinë,
Pastaj
e rritur,
E
sakatuar,
E
çnjerëzuar,
E
përbuzur,
E
mohuar,
E
tretur...
E
internuar...
Jo,
kurrë nuk kam dashur
Ta
ndërroja internimin
Me
lirinë e grekut!
Jo,
kurrë!
Tani
më vjen të qaj,
Të
bërtas,
Të
ulëri fort, fort,
E
të vajtoj me gra Reçi.
Të
mbroj popullin tim që po hiqet zvarrë.
Zot!
Zgjatmë
dorën të marr në mbrojte
Popullin
tim të shtrenjtë.
Të
përfshij në krahët e mi të gjithë udhëtarët
E
mbetur në kufi,
Të
mbetur udhëve,
Të
mbetur pa Atdhe.
T’u
jap qetësinë e humbur dua,
T’u
jap dashurinë e Atdheut,
T’u
jap respektin,
T’u
kthej shpresën,
T’u
kthej dinjitetin.
Oh,
sa turp! Sa turp nga bota!
Janë
shurdhuar!?
Sot
e them, e them me zë të lartë,
Sepse
më dhimbset populli,
Populli
im i braktisur më dhimbset.
Ah,
o populli im, i shtrenjti popull,
Ke
mbetur jetim.
Jetim,
pa nënë e pa baba,
Mes
katër rrugëve të botës.
Ah,
o fshesë e vendit tim!
Mjerisht,
Po
e fshin një popull të tërë, me lot e dhimbje.
Mbetën
rrugët e varfra,
Rrugicat
qajnë për fëmijët e ikur,
Qajnë
trarët e shtëpive të braktisura.
Oborret
e thara nga thatësira,
Ku
u mungojnë lulet dhe blerimi i pranverës,
U
mungojnë trëndafilat,
U
mungojnë filizat!
Qajnë,
qajnë dhe sokakët.
Zot!
Po qanë një popull!
Po
të lutet nën diellin përvëlues,
Zot,
po qajnë...
Po
qajnë
Po
qan një popull!
Është
populli im...