Kulturë
Albert Zholi: Elmira Tafa - Mall me dhimbje
E marte, 18.08.2020, 04:52 PM
Mirënjohja tek libri i ri me poezi “Mall me dhimbje” i autores Elmira Tafa
Nga
Albert Z. ZHOLI, Shkrimtar-publicist
Libri
i ri me poezi “Mall me dhimbje” i autores Elmira Tafa,
vjen
këto ditë të vështira mbarëbotërore për të lehtësuar
paksa
stresin e përditshëm. Emira ende nuk është një
poete
e afirmuar, por ajo me vargun e saj popullor, përcjell para
lexuesit
një tematikë të gjerë të problemeve që shqetësojnë por
edhe
gëzojnë njeriun në jetën e përditshme.
Duke
pasur parasysh se ka kaluar një situatë të vështirë në
jetë,
ajo është bërë më e ndjeshme, më paqësore, më e dashur,
më
atdhetare, më e prirur drejt ndihmës dhe përkrahjes. Poezia e
saj
është ashtu siç e ka shprehur në titull mall dhe dhimbje. Jeta
e
autores ka qenë luftë, përpjekje, sakrifica. Në vargjet e saj gjen
mallin
e madh për fëmijët dhe të afërmit emigrant, për të njohurit,
për
nipërit dhe mbesat, për ata që kanë ikur në përjetësi dhe që
ajo
s’mund të bisedojë më.
Por
tematika e autores është sa e larmishme po aq dhe
e
sinqertë. Ajo shkruan me zemër, ashtu si e ndjen apo e sheh
realitetin.
Vargu i saj i thjeshtë rrok problemet sociale, veset
dhe
virtytet që ndryshojnë nga njeri tek tjetri. Ne çdo poezi
ajo
mbi të gjitha tregon dashurinë e madhe që ka për atdheun.
Figurat
kombëtare për të janë simbole që lartësojnë atdheun
por
frymëzojnë dhe çdo njeri atdhetar. Në shumë poezi lexon
për
miqësinë, respektin, dredhitë, pabesitë, punën e palodhur në
emigracion,
vështirësitë e jetës, të papriturat e jetës, respektin e
madh
për prindërit, për motrat dhe vëllezërit.
Lexon
edhe për thashethemet dhe pengjet e jetës. Por ajo që
zë
vend kryesor te autorja është virtyti më i lartë Njerëzor, virtyti
më
i çmuar, Mirënjohja. Ja si shprehet autorja në poezinë:
Ndihma
jote dritë për mua
Më
dhe gjak nga gjaku jot,
Që
unë kisha shumë nevojë,
Më
dhe dritë nga sytë e tu,
Që
unë botën të shikoj!
Në
një moment vështirësie në jetë autorja është vetë personi që
njohu
nga afër ndihmën që nuk e besonte. Ndihmën që e ringjalli,
ndihmën
që pak kush mund ta japë. Dhe për këtë ndihmë që ajo
nuk
e kishte besuar më parë shprehet me vargjet e mësipërme.
Vetëm
një njeri me zemër të madhe, i ndjeshëm, i sinqertë, mund
ta
shpreh kaq hapur dhe kaq natyrshëm mirënjohjen.
Autorja
më parë e vinte në dyshim këtë virtyt të lartë. Dhe
me
të drejtë... Sot bota është bërë shumë komerciale, shumë e
vetmuar,
individuale. Humanizmi sikur është strukur, sikur nuk
ka
vend shumë tek njerëzit. Ndaj ajo më parë ndihej e pezmatuar.
Por
duhej një ditë që ajo të kishte nevojë për ndihmë dhe ndihma
i
vjen papritur. Dhe autorja duke treguar fisnikërinë e saj,
Mirënjohjen
e shprehu në vargjet e mësipërme....
Nga
ana tjetër emigracioni, një plagë e madhe e shoqërisë
së
sotme shqiptare. Një plagë që s’po gjen shërim. Me qindra
djem
dhe vajza kanë humbur deteve, maleve me borë, lumenjve të
rrëmbyeshëm
apo oqeaneve për një jetë më të mirë. Emigracioni
mbetet
një rrugë pa adresë sipas autores. Por emigracioni
shqiptar
në vitet e para të demokracisë ka qenë i pashembullt,
i
pa imagjinueshëm, plot dhembje dhe tragjedi. Ikën nga toka
mëmë
qindra mijëra njerëz pa e ditur destinacionin. Ja si shprehet
autorja:
Ju
dallëndyshe shtegtare,
Përmbi
male fluturoni,
Të
ju pyes nëna një fjalë:
-A
e patë të vetmin djalë?!
Në
këtë ikje kanë qenë mijëra djem apo vajza të vetme. Dhe nëna
pret.
Pret në dritare mëngjes dhe mbrëmje. Shikon dallëndyshet
në
fluturim... Pret një haber, pret një lajm. Ku është djali i vetëm
ku?!
Sa dhimbje! Një metaforë drithëruese që shpreh mallin e
madh
për djalin e vetëm. Vetëm nënat mund ta ndjenë aq thellë
dhimbjen
dhe mallin e pritjes.
Në
tërësi libri i ri i autores ka shumë dhimbje por ka
dhe
shumë shpresë. Ka shpresë tek njerëzit mirënjohës dhe
fjalëpakë
që bëjnë vepra të mëdha. Ajo shpreson tek e mira në
Botë,
shpreson tek pozitivja pasi vetëm kështu mund të kalohen
problemet
e sotme sociale. Ajo shpreson dhe lutet për një botë në
paqe,
për një Shqipëri të bukur dhe të lulëzuar, për një rini që të
kthehet
në atdhe.