Kulturë
Nexhat Halimi: Gjashtëdhjetë vjet më vonë
E hene, 17.08.2020, 05:28 PM
Nexhat Halimi
Gjashtëdhjetë vjet më
vonë
Vetëm
sa e ka përgjakur brezin kufitar mëngjes i ri
Arrita
para derës së vjetër në Dumnicë trokita aty
Gjashtëdhjetë
vjet më vonë zëri shpërtheu jehonë
Përgjatë
fëmijërisë së shtrirë egër dhe bukur
hapësirës
së mjegullt vinte veç `i zog e `i flutur
i
mbylla sytë e i çela prapë asgjë e njëjtë tjetër
mungonin
pullat metalike shtrënguar me litarë mitik
e
fryma e vjetër më rëndoi e më mori ngryk
çdo
gjë ka ndërruar ka ikur apo ndoshta është fik`
ky
që psherëtin është Uka apo nuk është ai dot
trokita
prapë e dera me gjëmë la dritën të pik kot
përbrenda
misterit të vet të shpërthyer qindvjeçar
-Eja
brenda, - tingëlloi zë i mikut tashmë të tretur
-Mirë
se të ka pru` zoti or mik udhëtar
Hapësirës
së trazuar të mjegullt ikte kohë e vjetër
largësia
hyri mes fjalësh e tretur dhe e vetmuar
Askush
s` çeli derë kot trokita prapë i fjetur a i zgjuar
Ja
veç pamja e vrarë njëjtë me ëndrrat e fëmijërisë
Me
barin e pakositur e narcisët buzë udhës fare
Me
zogjtë vetmuar qiellit me cicërimat mbi dritare
Kalëron në vraç shpirtit
Sulltani Mehmeti II,
pushtuesi i Stambollit, ka thënë për SKËNDERBEUN:
“Kurrë s’ka për të dalë
më mbi tokë një luan i tillë”
Natë
e përgjakur e copëtuar thellë në vetmi
Me
grushtet tokë ikje besimit qiellor për Krujë
Çdo
gjë zgjohej në fjalët zjarr për bukë e
ujë
Bimët
djegur zogjtë vrarë shpirtit në gjithësi
Përshkuar
nga varret trokoje udhët lart te yjet
Shpirtrat
në gjëmë nën hënë mbetur shkret
Vije
fushat t`i prekje t`i zgjoje shqipet ndërmjet
Shpresat
të ndritnin e brigjet e zemrat e pyjet
Ti
arrije në vraç Gjergj me flamurin lart kuqezi
E
toka e vjetër me luftëtarë në radhë të vdesin
Ta
rizgjojnë identitetin e lashtë përsëri
Tjetër
çdo gjë është tashmë veç histori
E
pemë kroje kalli e shtigje rrjedhës së
gjakut
Në
plisa të bardhë me tirq e me gajtan presin
T`i
kthehen Evropës përmes çunit hijes së plakut
Tjetër
çdo gjë është tashmë veç histori