Kulturë
Mevlud Buci: Selishtiani i gjurmëve të atdhetarisë
E marte, 18.08.2020, 05:26 PM
SELISHTIANI I GJURMËVE TË ATDHETARISË
NGA
MEVLUD BUCI
“Kur
shteron pusi ,i dihet vlera ujit”,thoshte rilindasi i madh Sami Frashëri.
Vërtet në jo rrallëherë i vlerësojmë të thjeshtët,të
urtët,ata që me provat e fisnikërisë
lartësojnë fisin,familen ,brezat.Ata janë minerali më i çmuar që nuk e
tret dheu,rrezatim i vlerave njerëzore.Këto ditë kur më telefonon publicist
Fatos Daci nga Tirana,unë, gjetkë në male, rrëzë Runës madhështore 2047metra e
lartë,mora një kërkesë të tij:”Më shkruaj
në optikën tënde si e njeh Ahmet
Bodinin?”
Si
një ish punëtor arsimi dhe drejtues për gati gjysmë shekulli, u ndjeva si në
faj,si përpara një galerie të çmuar me plot thesare.Kam patur fatin të shërbej
për një çerek shekulli në Selishtën e gurtë dhe një çerek shekulli në Tiranë
dhe midis plot njerëzve të nderuar në kujtimet dhe shënimet e mia është edhe
Ahmet Bodini,burrë i punës dhe i fisnikërisë,kullë e sofrës dhe e besës,baba i
nëntë fëmijëve,bir i fisit të shquar Bodini.
+++
Për
të shkruar për Ahmet Bodinin është sa e vështirë, aq edhe edhe krenari,sa e
thjeshtë duket kjo, aq edhe me përgjegjësi,sepse për këtë burrë dhe fisin e tij
nuk do të mjaftonin disa monografi,poezi e shkrime.Ai me provat e traditës,me
dritën e punës dhe fisnikërisë,si dibran i besës plot urtësi mbetet një pasuses
i denjë i veprave stërgjyshore të rënë për atdhe e për flamur.
Mësuesi
i nderuar Nazif Bodini,kushëri dhe shok e vëlla i Ahmetit,i sintetizon
shkurt e saktë mirësitë dhe veprat e
tij:”Ishte simbol i sinqeritetit njerëzor,asnjë ditë nuk e ndanim pa pirë kafen
bashkë,kemi shkuar si vëllezër”-thotë ai.
+++
Nga
kullat e Kurt Salë Bodinit u rritën Sabria,Ahmeti,Idrizi,Likja,Tahiri e
Hidja.Këta ecën në jetë në gjurmët e baba Kurtit e nënë Zamanes,bijës së kullës me tre poda të Sulë Beqir Manekës
të Qafë Murrës,gjen bujar e trimëror në breza.
Ahmeti,nip i dëshmorit të kombit Salë Bodini si dhe i
Hoxhë Bodinit(Hoxhë Tanushi,i quajtur Sefer Bodini u rrit dhe u edukua me
mençurinë e odave me virtytet e larta të brezave të kullave të babait të tij,
Kurt Bodini,të xhaxhallarëve Abaz dhe Demë Bodini.
+++
Ahmeti
u lind më 1937 dhe u shkollua në Okshatinë të
Shupenzës.Shërbimin ushtarak e kreu më 1958-1959 afër Voskopojës në Korçë.Punoi për 35 vite në
pyjore.Ishte mjeshëtër i punëve si murator ,specialist ,organizator i talentuar
i ceremonive të dasmave dhe të morteve,njeri i besës,urtësisë,i vlerave.Ashtu
si i ati ,Kurti,si brezat,tregonte urtësi dhe mençuri,bujari,durim dhe guxim
siç i ka hije burrit selishtian.
Së
bashku me bashkëshorten Nilkë Bodini(e bija e Salë kobures siç e njeh e vërteta
historike) rritën dhe edukuan 9 fëmijë ,secili më i mirë se
tjetri:Ramizi,Bukuria,Xhelali,Iliazi,Flutura,Kadriu,Lulëzimja,Donika,dhe
Festimja.
Kam
patur fatin që të gjithëve t`u jap mësim,ishin fëmijë shembullorë.
Kur
shkruan për Ahmet Bodinin, nuk mund të rrish pa përmendur provat e kullës së
tij dhe të fisit,provat e intelektualëve fisnikë të Bodinëve si Nazif e Hysni
Bodini,të urtët dhe fisnikët Maliq,Fetah e Dan Bodini e plot të tjerë.Epika
historike e muzës popullore ka gdhendur qëndresën e gjyshit të Ahmetit,Salë
Bodinit kundër serbit:
Kur
vikati çaj Salë Bodini
U
dridh toka u tund qielli,
Bini
or trajma për liri
Ta
bajmë serbin shkrumb e hi…
E
kështu gjyshi tjetër Sefer Bodini,(Hoxhë Bodini) ra në shtator 1913, në luftë
kundër serbëve në Petrinjë ,përkrah Hoxhë Bucit i cili ishte bashkë me djalin e
tij Mustafa Buci,sot dëshmorë të atdheut.
Ahmet
Bodini,kulla fisi e fëmijët e tij
rrezatojnë me dritën e urtësisë dhe të vlerave,duke mbetur një selishtian i
atdhetarisë,i provave të urtësisë,i vlerave
që u ndrisin brezave.