Kulturë
Kalosh Çeliku: Shkolla ime - politikë
E marte, 18.08.2020, 06:23 PM
SHKOLLA IME – POLITIKË
NGA
KALOSH ÇELIKU
(VJERSHË PA NJË VARG)
Festave rri kaçaku në mes
lulesh
Babi, ndal! Me këto vargje ku
turresh?
Bustin dua të përqafoj
fluturim
Zemër më jep, e më bënë trim!
Librave m’i zgjon vjershat kalavesh
Vocrraku një varg më tha në
vesh:
Mua poetit faqja seç m’u lag
Vjershës sime i mungon një
varg...
(VJERSHË E URTË)
Babin, e dua ta kem të lumtur
Nënën, të gëzuar, dhe të
bukur!
Motrën, më të rritur, më
bujare
Vëllain, më të ditur mbi
abetare.
Këndimin me vjersha, tregime
Mësuesen në klasë, më trime.
Shoqet dhe shokët më besnikë
Librat në çantë, Lapsin pa
frikë.
Hapin dua ta kem më të sigurtë
Vjershën, se dje: pak më të
urtë...
(LEPUR S’JAM TË JETOJ ME FRIKË)
Babi, u lodha më si fëmijë
Çantën plot libra vijë më
vijë:
Detyra shtëpe për çdo ditë
Njëshi, orë për orë në pritë.
Vjershat e gjata – zingjirë
Parulla të thata. Politikë.
Loja me lodra, aspak e lirë
Urdhërat, hiç fare pa pikë:
Lepur s’jam të jetoj me
frikë...
(SHKOLLA IME – POLITIKË)
Babi, nga shtëpia dal plot
frikë
Edhe shkolla ime u bë
politikë.
Mësuesen ma marrin nga klasa
Polici, shpesh çirret te
dërrasa.
Vjershën ma shajnë – këndimin
Armik, e shpallën xha Naimin.
Sytë u janë skuqur si bollat
Kosovës ia mbyllën shkollat.
Babai, nga shtëpia dal plot
frikë
Edhe shkolla ime u bë
politikë...
(SHAH – MAT BABIT)
Bani, pse ke ikur nga shkolla
Cucat i ke gjuajtur me molla?
Dyshat, i ke radhitur ditarit
Vjershën s’ia mëson
shkrimtarit.
Librin e harron shpesh në
klasë
Fjalinë e bënë të qaj në
dërraë.
Babai, edhe ti s’e ke dashur
mësimin
Gjyshes i je ankuar në xha
Naimin.
Shoqet, i ke tërhequr për
bishtash
Mësuesit, i ke ikur majë
gishtash.
Xhaxhai me zor të ka marr për
dore
Çantën ta ka bartur me libra,
fletore.
Shkollës, mos ia marrish
inatin
Fushës, malit ta shalosh Lapsin.
Gjyshja, qeshi matanë shtratit
Nipi, sot i dha shah - mat
babit...
(VËLLEZËRISHT)
Rrugës, ma ndërsen qenin
Veten e lëvdon vazhdimisht.
Kësaj i thuakan vëllazërisht?!
Fajtor më bënë para nënës
Nga unë bënë me gisht.
Kësaj i thuakan vëllazërisht?!
Vjersha ime të zemron në libër
Faqeve i turresh egërsisht.
Kësaj i thuakan vëllazërisht?!
Banane për vete do çdo ditë
Mua lëvoret m’thua merri
lirisht!
Kësaj i thuakan vëllazërisht?!
Dita – ditës në shtëpi e
shkollë
Lojën time e vjedh tinëzisht.
Kësaj i thuakan
vëllazërisht?!...
(UJKU)
Gjyshe u bë, mashtroi
Kësulkuqen
Cucë u bë, e këputi Lulëkuqen.
Mik u bë, kur i përqau qetë
Kau i madh e hanë barin vetë.
Gjykatës u bë vetë i pagjumi
Qengjin e gjykoi mu te lumi.
Mjek u bë, deshi t’shëroj
kalin
Dhëmbët ia thyen, çuditi
malin.
Budalla u bë, kur lëshoi
këmbën
Dhelpëra e hutoi, rroku
rrënjën.
Nënë u bë t’i mashtroj edhat
Bari u bë t’i kullosi
shqerrat.
Këmbën me miell shtiu
n’dritare
Përrallë e bënë, hyri
n’abetare.
Vjershave gjithmonë del pa
shokë
Ujku mbeti ujk, këmbë e
kokë...
(VJERSHËN KUR MA PËRZUNË
NGA KËNDIMI)
Vjersha yte, kur çirrej si
komuniste
Vjershën time: e shpallën
nacionaliste.
Vjersha yte, plot “vëllazërim
– bashkim”
Vjershën time, e dënuan për
rebelim.
Vjersha yte, kur i këndonte
Krajlit
Vjershën time, e ndiqnin
majëmalit.
Vjersha yte, kur hante me dy
lugë
Vjershën time, e shanin në
rrugë.
Vjershës tënde, kur s’i
pëlqente Naimi
Vjershën time: e përzunë nga
këndimi...
(UJK DIKUSHI – UNË QENGJ
NË PËRRALLË)
Lis pas lisi ma sulmon punën
Verë e dimër ma hjek gunën.
Pusi, më vë, ma ndalë hapin
Gropën bën, mos e shoh trapin.
Ditën, do ta kaloj në gjumë
Hijes sime t’i sulem në lumë.
Dimrave me borë mos u bëj
ballë
Ujk dikush, unë qengj në
përrallë.
Librat sulmon, s’më njeh për
djalë
Gjergj Elez Alitë s’i do me
kalë...
(UJKU E DI NJË LOJË)
Lepuri, e dini pse fle me
drojë
Ujku, thotë: e di vetëm një
lojë.
Kësulkuqe kërkon ende malit
Edhat e vegjël të xha Balit.
Vetëm lodhet – i kërkon kot
Derën s’ia hapim, vdiq ai mot.
Lepuri, e dini pse fle me
drojë
Ujku, thotë: e di vetëm një
lojë.
Qengjin ta gjykojë te lumi
Natën ta zgjojë nga gjumi.
Majë malit ta shqyej ylberin
Xixëllonjës t’ia fik
fenerin...
(KUR NUK FLEN DJALI
I MIRKO GASHIT)
Nëna, e përkund Djalin në djep
I këndon ninula ta zë gjumi:
Biro,
Flej, se: Nëna të bën plak
katundi!
Jo, nuk flen Djali. Nuk e merr
gjumi.
Nëna, përpiqet Djalin të vë në
gjumë
E përkund, ende në djep prej
druri:
Jo! Djalin, ende nuk e merr
gjumi?!
Mirko Gashi, Poet edhe për
fëmijë
Dy vjet, ende pa i mbushur
Djali:
Jo! Lumi, nuk do të lidhet në
djep*...
1.
Varg i Mirko Gashit
(Nga
libri me poezi për fëmijë:
Ujku
e di një lojë, Shkup -2008)