Kulturë
Xhemaledin Salihu: Zejtaria dhe tregtia në Preshevë
E marte, 18.08.2020, 07:27 PM
ZEJTARIA DHE TREGTIA NË PRESHEVË
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU, profesor
Hyrje
Zanafilla
e zejeve dhe vjetërsisë së tyre në Preshevë, sipas kërkimeve dhe shënimeve
arkivore të gjetura daton që nga shekulli XVI apo më konkretisht që nga
regjistrimi i vitit 1570. Atëhërë për herë të parë u regjistrua një
zejtar-farkatar i quajtur Damjan.
Poashtu
në këtë shekull, Presheva pas Vranjës, por para Vllasinës dhe qendrave të tjera
në këtë rajon ishte qendra më e zhvilluar zejtarie dhe zejtarësh në rajon. Nga
zejet në Preshevë, farkataria ishte më e zhvilluara. Por nuk mungonin edhe zeje
të tjera. Kështu në Rahovicë u regjistrua një qurçija/kurekçi-gëzoftar/, ndërsa
në Norçë u regjistruan 3 terzi /rrobaqepës/.
Shkrimet
dhe udhëpërshkrimet e shekullit XVI flasin se Presheva nuk e kishte aq të
zhvilluar zejtarinë dhe ishte regjistruar një numër i vogël zejtarësh. Poashtu
edhe në fshatrat e Preshevës, aty këtu lajmërohet ndonjë zejtar i regjistruar
si në Rahovicë e Norçë. Po sigurisht se ka pasur edhe të tjerë të cilët nuk
janë regjistruar si zejtarë, por punën e zejes e kanë krye nëpër shtëpi, për
t’i ikur tatimeve të mëdha të atëhershme.
Presheva
dhe rajoni më gjërë sipas regjistrimit 1519 kishte të zhvilluar edhe punën e
mullinjve. Kështu në Preshevë, në këtë vit u regjistruan 10 mullinjë, por
pronarët nuk ceken.
Poashtu
vlen të ceket se duke hulumtuar zejet dhe zejtarët e vjetër në shekullin XVI
hasa në shënime arkivore se panagjyri i Preshevës ishte më i vjetër se
panagjyri i Vranjës, i cili u lajmërua në regjistrimin e vitit 1519, bile
thuhet se panagjyri n% Preshevë mbahej edhe me herët se viti 1519, për Preshevë
dhe për rajonin Leskovc-Shkup. Panagjyret mbaheshin 1 herë në vit. Më vonë, në
Preshevë lajmërohet pazari /tregu/javor, i cili sëpari mbahej të hënave, ndërsa
më pas, në shekullin 19 mbahet të shtunave dhe kështu mbetet deri më sot.
Çarshija
e Preshevë ishte qendër pazari, ku zejtarët, tregtarë, prodhuesit e pemeve,
perimeve dhe tëtjera i eksponojshin në Çarshi, sidomos në pjesë
veri-perëndimore të saj, kah Kafja e Tozë, kah Xhamia e Vjetër e Preshevës.
Pazari ndodhi rregullisht aty deri në vitin 1950, kur zbriti në vendim ndërmjet
rrugë Sava Kovaçeviq dhe Boro Vukmiroviq, te Shtëpia e Ali Tuxharit, e cila
familja u shpërngul dhe sot jeton në Turqi. Ndërsa më 18 mars 2008 tregu-pazari
u bartë në rrugën Qemal Shehu dhe atu qendron ende. Tregu i kafshëve u bartë në
rrugën e Vorrezave të qytetit, teposht kah bunari i Haxhi Muharremit dhe Haxhi
Maliqit në lindje.
Edhepse
në Preshevë ishte e zhvilluar zejtaria qysh në shekullin XVI e më vonë, e cila
është bazë e zhvillimit të industrisë, Presheva mbeti shumë pas në zhvillimin
industrial, shumë komuna të këtij rajoni e kaluan përkah zhvillimi industrial :
Vranja, Leskoci, Bujanoci, Vlladiçin Hani, Surdulica.
Çdo
punëtori zejtarie/ duqan/ kishte kryemjeshtrin, kallfën dhe shegërtat.
Shegërtat mësonin 3 vite zeje, gradoheshin në kallfë dhe pastaj në
kryemjeshtër.
Në
Preshevë dyqanet ishin përgjatë dhe në fillim të rrugës të sotme të Gjilanit,
përskaj lumit dhe përgjarë rrugës Marshall Tito, bile aty ishte qendra ku më
vonë mbahej edhe pazari.
Dyqanet
ishin me qepena /kapakë/ të cilët shërbenin edhe si vend ku ekspozoheshin
prodhimet zejtare.
Emërtimet
e mëhallave në Preshevë : Hallaçët, Berberët etj. flasin shumë se në Preshevë ka pasur zhvillim të
zejeve të ndryshme, në mesin e tyre edhe hallaçë, të cilët qepnin mintana,
ndërsa zeja e berberëve-rrojtar ishte e përhapur mjaftë dhe në
traditën
e kësaj mahalle u ruajtë deri në ditët e sotme. Kështu sipas Ferid Selimit
ishte i njohur zejtari Selim Berberi i po kësaj mahalle. Tek mahalla e
dodallarëve ishte i njohur Hysen kasapi. Më vonë lajmërohen edhe shumë të
tjerë.
Ndoshta
edhe emërtimet e mëhallave : pamukët, horosanët duhet kërkuar në punimet e
zejeve në Preshevë.
Zejtaria në shekullin
XIX në Preshevë
Shënime
për zejtarinë gjatë shekullit XVII dhe XVIII nuk kemi gjetur, andaj edhe po shkruajmë
për zejtarinë e shekullit XIX.
Edhepse
zejtaria në Preshevë daton shumë herët, më shumë zhvillohet decenieve të fundit
të
shekullit XIX. Në realitet, zhvillimi i saj lidhet me themelimin e Kazasë së
Preshevës, në sanxhakun e Prishtinës dhe Vilajetin e Kosovës. Atëherë, Presheva
merr fryme më çlirshëm dhe pas Kongresit të Berlinit, nën Otomaninë Turke, ajo
me jetën qytetare fillon të tërheq zejtarë të ndryshëm nga viset të tjera.
Pozita
e volitshme gjeografike e Preshevës, rrjeti i rrugëve të saja, kushtet
ekonomike, sidomos pas ardhjes se Turqëve, si dhe kushtet e ekonomisë natyrale e mos zhvillimit
të prodhimit bënë që në Kazanë e Preshevës të mos kishte ndarje në mes të
zejtarisë dhe tregtisë, sepse zejtarët prodhimet e tyre i shitnin me pakicë dhe
me të madhe. Kështu zejtarët në panagjyre, pazare, tregje vende i ekspozonin
prodhimet zejtare edhe aty i shitnin, por shpesh ndodhte që prodhimet t’i
dërgonin edhe më larg për shitje.
Deri
më 1878 kishte ndarje të zejeve, me të cilat merreshin të krishterët dhe
myslimanët(turqit, shqiptarët, Romët)
Myslimanët
mereshin në qytet me zejet: berber, këpucëtar, saraç, duhanxhi, dyfekçi,
pantoflaxhi,nallanxhi, dhe nallban.
Të
Krishterët merreshin me zejet: litarbërës, samarxhi, kazanxhi, farkatar,
qerraxhi, kacapunues, argjentar, rrobaqepës.
Zejet
tradicionale barten nga gjenerata në gjeneratë dhe janë traditë familjare në
raste të shumta. Kohëve të fundit kjo traditë familjare zejtare humbet, mbeten
vetëm zejtarë familjarë që e bartin zejen në gjeneratat e reja.
Pas
Kongresit tw Berlinit, sipas Haxhivasileviqit, Presheva kishte 640 shtëpi dhe
30 dyqane tregtare dhe zejtarie. /Jovan Hadzivaljevic, Juzna Stara Srbija,
Presevska oblast, knj.2, Beograd, 1913, f. 33/
Poashtu
popullata merrej me vneshtari. Vreshtat me te mire të punuar ndodheshin ë
Preshevë dhe Norçë. Rrushi i Preshevës dergohej në shitje në Shkup, Kumanovë,
Gjilan e gjetiu.Ishte i njohur rrushi : Pazarxhiku i Preshevës./E njëjta, f.
35,83/
Sipas
Vukanoviqit, në fund të shekullit XIX ishin shquar këto zeje :
Zhgunar
/abaxhi/ : 1 punëtori ; Rrojtar /berber/: 3 punëtori ;Çanakpunues /bludarë/ : 1
punëtori ; Mullinxhi : 14 mulli ; Ekmekxhi : 3 punëtori ; Jogurtxhi : 2
punëtori ; Kazanxhi : 3 punëtori ; Kallajxhi : 3 punëtori ; Kasapë : 4 punëtori
; Kafexhi : 3 punëtori ; Vozgarë /kacaxhi/ : 2 punëtori ; Qepabxhi : 4 punëtori
; Qeleshepunues :1 punëtori ; Farkatarë :10 punëtori ; Zeje qerresh : 5
punëtori ; Këpucëtarë : 4 punëtori ; Mehanxhi : 3 punëtori ; Mumxhi/
balsamosje/ : 2 punëtori ; Mutavxhi /çergepunues/ : 3 punëtori ; Mbathtarë
/nalban/ : 5 punëtori ; Nanullxhi : 6 punëtori ; Opangaxhi : 5 punëtori ;
Sahatçi : 2 punëtori ; Samarxhi : 2 punëtori ; Teneqepunues : 3 punëtori ;
Armëpunues : 3 punëtori ; Havanxhi /enë/
: 2 punëtori ; Hallvaxhi : 2 punëtori ; Hamamxhi :1 punëtori ; Çibukxhi
: 1 punëtori .
Gjithësej :
105 punëtori
Të
gjitha këto zeje janë klasike, punohet zeja në punëtori. Prej këtyre zejeve të
vjetra kanë vdekur zejet : Zhgunar /abaxhi/, Çanakpunues /bludarë/,
Kazanxhi,Qeleshepunues, Mumxhi, Mutavxhi /çergepunues/, Nalbanxhi, Nanullxhi,
Opangaxhi, Samarxhi, Havanxhi, Hamamxhi dhe Çibukxhi.
Prej
zejeve të përmendura, Shqiptarët më së shumti kanë kultivuar këto zeje :
Zhgunar, Berberë, Mullinxhi, Kasapë, Qeleshëpunues, Këpucëtarë, Çergepunues,
Nanullxhi, Opangaxhi, Zejeqerresh, Saraç, Teneqepunues, Armëpunues dhe
Çibukxhi.
Krahas
zhvillimit të zejeve, në Preshevë është zhvilluar edhe zeja shtëpiake, sikur
qilimpunuesit dhe jorganxhitë.
Zejtaria dhe tregtia në
Preshevë para Luftës së Dytë Botërore
Me
themelimin e Jugosllavisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve shumë u
vështirsuan kushtet e punës, sidomos ishin të vështira kushtet e hapjes së
punëtorive të zejeve dhe tregtive, prapseprap Shqiptarët qenë të detyruar t’i
pranojnë edhe ato kushte vetëm e vetëm për të ushtruar ndonjë zeje apo të
merren me tregti, me të cilën ata i mbanin familjet e tyre dhe siguronin
ekzistencën vetes dhe familjes.
Kështu,
në Preshevë kemi një zhvillim të zejtarisë dhe tregëtisë, sepse pozita
gjeografike / hekurudha, rrugët me karakter rajonal e nderkombëtar/ ia mundësonte plasimin e prodhimeve zejtare
dhe tregëtare në Preshevë, rajon e më gjerë.
Në
atë kohë pati shumë punëtori zejesh e të tregtisë. Po i përmnedim :
Izeir
Ahmeti i Kajallarëve, më vonë zejen ia mësoi djalit Ahmetit dhe Faik Liça ishin
berber /rrojtar/ të njohur në Preshevë.
Farkatarë
të njohur ishin : Ibrahim Hoxha i Gollomehëve, Shukri Shabani, poashtu i
Gollomehëve, Arifi i Shehlerëve, Haxhi Avdija, Jashari, Asllani, Demiri, Ferati
dhe Nazifi.
Nallbanë
të njohur në Preshevë ishin : Ejup Sylejmani i Budumëve, i cili zejen ia mësoi
djalit, Xhavit Sylejmanit, Hebib Norça, i cili zejen ia mësoi djalit Vaxhid dhe
Abdurrahmani i Mutishëve, i cili ia mësoi zejen djalit, Xhavitit.
Dukuria
e vazhdimësisë së mësimit të zejes, gjeneratë pas gjenerate e gjejmë të
përhapur në Preshevë.Rastet e zejeve të berberëve, farkatarëve, nallbanëve
qartë flasin për këtë dukuri të përhapjes dhe të mësimit si dhe amanetit për
gjeneratat e reja.
Në
atë kohë sipas të dhënave gojore të pleqëve nuk pati zdrukthëtar nga Presheva,
por ishte i njohur Idrizi i Bilaçit-zdrukthëtar.
Saraçë
të njohur ishin : Riza Miftari i Norçës dhe Hasipi.
Disa
zeje ndër shqiptarë nuk ishin të ushtruara dhe të punuara, andaj po i cekim
serbët e Preshevës, të cilët ushtruan dhe punuan këto zeje : Efremi
Kallanxhija, Mane dhe djali Petri Kallanxhija.
Rexhep
Qerimi i Preshevës dhe Jusufi i Hysenëve në Preshevë ishin këpucëtarët më të
njohur në Preshevë. Bile, Jusufi i Hysenëvë la traditë në familje dhe shumë gjenerata
të ardhme të Hysenëvë e ushtruan këtë zeje-këpucëtari.
Rrobaqepës
të njohur ishin : Hysi i Esat Agës, nga i cili zejenë e rrobaqepësisë e mësoi
djali i tij Esati, Sutkiu i Bilaçit dhe Aleksandar Dejanoviq, nga i cili zejen
më vonë e mësoi djali, Voja.
Zejenë
e rrallë : Nallënxhi e ushtroi Ajeti i Nesalcës së Bujanocit, dhëndër Presheve
dhe Azizi i Mutishëve.
Zejenë
e havanxhisë /enëve/ e ushtruan më tepër serbët : mjeshtri Dimçe, vazhdojnë familja Nikoliq, në
rrugën 15 nëntori dhe Velimiri në rrugën M.Tito.
Autotaxi
i parë në Preshevë ishte Alisahit Sahiti i Majancalive, vëllau i Jashar dhe
Rexhep Sahitit të Majancës, për të cilin lidhet një anegdotë e ikjes së tij në
Shqipëri : një ditë duke punuar taksi, duke zbritur nga kisha në rrugë i del
një i ri serb i sëmutë nga epilepsia dhe ky e shkelë. Duke e ditur mentalitetin
e serbëve për hakmarrje, ai u detyrua të ikë në Shqipëri dhe më nuk është
këthyer në Preshevë.
Arabaxhi
të parë në Preshevë ishin : Hysen Doda, Abazi i Kamberëve dhe Hetemi i Kajallarëve.
Zejen
e bukëpjekësit në Preshevë e ushtroi, së pari në Rahovicë e pastaj në Preshevë
Ejup Rexhëbeqaj nga Gjonajt i Hasit, nga i cili zejen e mësuan thuajsë të
gjithë fëmijët e tij dhe të culët këtë zeje e ushtruan në Preshevë dhe në shumë
vende të tjera të ish-Jugosllavisë.
Furra
e Bacit Jup dominoi për kah kualiteti i bukës shumë kohë në Preshevë, para dhe
pas Luftës së Dytë Botërore.
Tregëtare-shitore
tekstili në Preshevë ushtruan : Haxhi Qazimi te Namja e Preshevës, Haxhi Abdulla Veliu, për të cilën
thuhet se ishte tregëtar, por i ndershëm dhe ndihmëtar i familjeve të varfëra.
/ Autorit të shkrimit i ndodhi që të shkojë në Shkup për të blerë plisa për
SHKA “Abdulla Krashnica”, në shitoren e plisave në Bit-Pazar hasi në shitësin
Meçaj nga Gjakova, i cili e pyeti nga vjen o djalosh, iu përgjigja nga
Presheva. Ai mori frymë thellë dhe tha : Presheva ka burra të mirë, ndër ta
është Haxhi Abdullah Veliu, tregtar, por i ndershëm. Këto fjalë autori ia
përcolli djemëve të Abdullahut : Veliut dhe Farukut të ndjerë/, pastaj Hafëz
Beqiri me djemtë Mehmetin dhe Shaipin, Fahredini i Rrahmonëve, Emin Seferi,
Hetem Gjakova dhe Manasi Qopa.
Me
tregëti-pemëshitës apo shitore me mall të përzier u morën Kadri Gollomehu dhe
Osman Zellça.
Këto
të dhëna gojore i kallxoi Nazmi Jonuzi i Binajve të Preshevës, ndërsa i
sistematizoi dhe për shtyp i përgatiti autori i shkrimit.
Nazmi
Jonuzi është i lindur në Preshevë, më 1917 dhe jeton ende në Preshevë.
Duke
marrë parasysh zhvillimin dhe laryshinë e zejeve, konkludojmë se Presheva para
Luftë së Dytë Botërore kishte zejtari dhe tregëti të zhvilluar që në botën e
vendeve perëndimore ishte parakusht për zhvillimin industrial. Në Europën
Përëndimore nga zejtaria dhe tregëtia e zhvilluar lindën industri të
zhvilluara, ndërsa në Preshevë ndodhi e kundërta nga një zejtari dhe tregëti e
zhvilluar, Presheva pas Luftës së Dytë Botërore mbeti komuna më e varfër në
ish-Jugosllavi.
Në
Preshevë, zejtaria ishte e zhvilluar deri në vitin 1912-1913, prej këtyre
viteve deri vitin 1941 kemi një stagnim të zhvillimit të zejtarisë po edhe të
zejeve shtëpiake.
Sipas
Kadri Halimit qeleshepunuesë ka pasur edhe në Preshevë. Shqiptarët e Bujanocit
dhe Preshevës, të Kumanovës dhe të Shkupit me rrethinat e tyre mbanin kësula të
zeza, të prera e të qepura prej bezi të blerë. U thonë kapuça dhe këta
shpeshherë janë të qëndisur me qëndisma shumë të bukura, me ornamente të
ndryshme. Para kapuçave kanë mbajtur plisa të bardhë. Kësulat e këtilla
kushtonin shumë lirë.Deri vonë, kësulat janë bajtur në Malësi të Preshevës.
Andaj edhe kjo zeje ka vdekur në këto vise shumë herët dhe nuk është kultivuar.
Zejtaria dhe tregtia pas
Luftë së Dytë Botërore
Me
zeje janë marrur më shumë meshkujt , në raste të rralla edhe femrat, sidomos
para Luftës së Dytë Botërore, ndërsa pas saj merren edhe femrat, sidomos me
rrobaqepësi etjerë.
Në
Preshevë zejen e farkatarit më shumë e kanë kultivuar romët, janë të njohur farkatarët
romë, por e kultivuan edhe serbët, ndërsa më pak shqiptarët.
Më
zejen e gurëgdhendës mereshin me shumë serbët, ndërsa me drugdhendje
shqiptarët.
Zejen
e muratorit më herët e kultivuan serbët, ndërsa më vonë, sidmos pas viteve të
60-ta të shek. XX e kultivuan edhe Shqiptarët. Tashti me këtë zejë në Preshevë
kryesisht merren shqiptarët.
Nga
Regjistri i Shërbimit komunal të Preshevës /Regjistrin e mora në Shërbimin e
komunës së Preshevës dhe punëtorët e këtij Shërbimi i kanë vetëm emrat e
regjistruar të zejtarëvë nga viti 1946, ndërsa më herët nuk kanë kurrëfarë
evidence dhe shënimi si dhe lejet e tyre
janë në Arkivin Historik në Vranjë.
Nxorra
emrat e këtyre zejtarëve :
Në
vitin 1946 janë të regjistruar këta zejtarë : 1.Vllada Stojmenoviq nga Presheva,
qerrepunues, 2.Zejnulla Duraku nga Presheva, farkatar, 3.Cvetko Stojanoviq nga
Presheva, enëpunues dhe 4.Miodrag Cvetkoviq nga Presheva, qerrepunues.
Në
vitin 1948 është i regjistruar Asllan Ramadani nga Presheva, farkatar.
Në
vitin 1949 është i regjistruar Dragutin Filipoviq nga Presheva, qerrepunues.
Në
vitin 1951 janë të regjistruar këta zejtarë : 1.Rufat Bahtijareviq nga
Restelica, ëmbëltorist dhe 2. Hasan Kurtishi nga Presheva, teneqepunues.
Në
vitin 1952 janë regjistruar këta zejtarë : 1. Muharrem Jakupi nga Rahovica,
berber dhe 2. Destan Nebiu nga Miratoci, berber.
Në
vitin 1953 janë regjistruar këta zejtarë : 1. Aziz Ahmedi nga
Presheva,ëmbëltorist, i cili këtë zeje e ka punuar që nga viti 1938 dhe 2.
Qemal Kadriu nga Presheva, këpucëtar.
Në
vitin 1954 janë regjistruar këta zejtarë : 1. Halim Sylejmani nga Presheva,
teneqepunues, 2. Ramadan Idrizi nga Presheva, berber dhe 3. Lubomir Stankoviq
nga Presheva, zdrukthëtar.
Në
vitin 1955 janë regjistruar këta zejtarë : 1. Tefik Hyseni nga Miratoci, berber,
2. Arif Ahmedi nga Presheva, zdrukthëtar dhe 3. Vaxhid Rashiti nga Presheva,
nallban.
Në
vitin 1956 është regjistruar Faik Sherifi, berber.
Në
vitin 1957 është regjistruar Sylejman Jahiu nga Presheva, berber.
Në
vitin 1959 është regjistruar Mehmet Sadiku, nallënxhi.
Nga
viti 1960 deri në vitin 1970 janë regjistruar këta zejtarë :
Abaz
Mushka nga Restelica, ëmbëltorist, 2. Ismail Veliu nga Presheva, mullinxhi, 3.
Asllan Asllani nga Rahovica, rrobaqepës, 4.Ejup Rexhëbeqaj nga Gjonaj , Kosovë,
bukëpjekës, 5.Fehmi Jusufi nga Presheva, këpucëtar, 6. Bejtulla Musliu nga
Presheva, nallënxhi, 7. Mexhid Sahiti nga Presheva, bravëpunues, 8. Hydaverd
Sherifi nga Presheva, sodaxhi, ujëgazozi, 9. Ahmed Ahmedi nga Presheva, berber,
10. Musa Musahu nga Presheva, zdrukthëtar, 11. Ekrem Kamberi nga Presheva,
teneqepunues, 12. Nehat Haziri nga Presheva, ëmbëltorist, 13. Ibrahim Latifi
nga Presheva, orëtar, 14. Muharrem
Emini
nga Presheva, zdrukthëtar, 15. Dobrivoje Stoshiq nga Presheva, zdrukthëtar, 16.
Vojisllav Dejanoviq nga Presheva, rrobaqepës, 17. Vasfi Aliu nga Rahovica,
rrobaqepës,
18.
Hajredin Rexhepi nga Presheva, farkatar, 19. Jusuf Nasufi nga Presheva,
këpucëtar, 20. Muharrem Salihu nga Presheva, berber, 21. Zijadin Destani nga
Presheva, teneqepunues, 22. Nuredin Aliu nga Presheva, zdrukthëtar, 23. Hulusi
Kamberi nga Presheva, teneqepunues, 24. Zijadin Jusufi nga Presheva, këpucëtar,
25. Zejdi Jahiu nga Presheva, berber, 26. Qemal Maliqi nga Presheva, jorganxhi,
27. Muzafer Sherifi nga Presheva, punëtori mekanike-biçikletave, 28. Etem
Duraku nga Presheva, kasap, 29. Shefket Ismaili nga Presheva, berber, 30.Talat
Haziri nga Presheva, ëmbëltorist, 31. Qamil Ramadani nga Presheva, berber, 32
Jahi Shabani nga Presheva, bukëpjekës, 33. Rauf Miftari nga Presheva, ëmbëltorist
dhe 34. Ramadan Sahiti, berber.
Poashtu
me rëndësi është të ceket se gjatë viteve 1968-1970 janë regjistruar edhe këta
taxi-autotransportues të mallërave :
1.
Selim Hasani nga Presheva, 2. Selajdin Hasani nga Presheva, 3. Avni Shabani nga
Presheva dhe 4. Jahi Bajrami nga Corrotica.
Shumë
jam i vetëdijshëm se këto shënimë nuk janë të plota mbi zejtarët e Preshevës,
se të gjithë zejtarët nuk janë përfshirë në këto lista.
Shënimet janë marrë nga:
1.Arkivi Historik i
Vranjës
2.Regjistri i Shërbimit
komunal të Preshevës
3.Bisedë me njohës të lëmisë/informator/
nga Presheva