Kulturë
Përparim Hysi: Një roman që sjell kumte dashurie
E diele, 23.08.2020, 10:34 AM
Një roman që sjell kumte dashurie
Romani
"Me sytë nga deti" të LELA DARDHA KOKONËS
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Romani
"Me sytë nga deti" që është shkruar nga LELA DARDHA KOKONA, është
libri i pestë i saj dhe. që të pesë librat e saj, janë shkruar në gjininë e
romanit. Pak nga pak,LELA DARDHA KOKONA mund të shtojë edhe një atribut tjetër
mbi emrin e saj: atë "Romani". Është e çuditshme kjo autore dhe,sado
që në radhën e krijuesëve ka hyrë befas (nga një dhimbje familjare që nuk e supertonte
dot dhe kish nevojë të shfehej) dhe,sa botoi
librin e parë, zuri dhe torri në furkën e kujtimeve librin e dytë,të
tretin..., ky libër për të cilin do të shkruaj,është i pesti. Është i pesti dhe
mos kujtoni se ka ndaluar. Hamendësimi im nuk është fare imagjinar. Jam i
sigurt, se një shpirt i ndjeshëm siç është shpirti I LELA DARDHA KOKONËS në
këtë kaos social (dhe jo vetëm social)ku është katandisur gjithë bota
dhe,veçanërisht,Shqipëria tepër e brishtë për të përballuar të tilla rrebesh si
made in coron apo covid, nuk mund të qëndrojë indiferente apo ca më keq si menefregiste
të tipit"larg nga fëmijët emi dhe nga familja ime". Jo.
Hamendësia ime është krejt racionale: e ka shkruar romanin"Me sytë nga
deti" në një periudhë,kur shëndetërisht ka qenë e kërcënuar nga një
sëmundje e rëndë,aq sa, jashtë shtetit.iu nënështrua një operacioni të rëndë.
E,megjithatë,ajo nuk pushoi dhe e mbaroi romanin dhe na sjell optimizëm që të
mbushë me jetë.
* * *
Për
t'u dhënë mundësinë lexuesëve të ksaj eseje, dua t'u tregoj se kush është LELA
DARDHA KOKONA. Ka mbaruar arsimin e lartë për gjuhën ruse dhe profesionin e
mësusesisë e ka filluar në SHIJAK. Atje,kur gjuha ruse u hoq nga shkolla. iu
desh ë punoj po si mësuese metodiste dhe,kur doli në pension (parakohe),iu hap
një dritare tjetër në fushën e arsimit: të arsimonte fëmijët e rrugëve apo
të pastrehëve.Ajo vuri shpirtin e saj
prej nëne për arsimimin e tyre dhe leksionet e psikologjisë dhe pedagojisë ex-katedra,mund
t'i vinte në praktikë. I ka kaluar 7-dekada dhe,sado gjyshe,e ka kthyer penën
plug dhe lëron arat e letësisë. Nëse do
përdorja një metaforë hiperbolike,herë e përfytyroj LELA DARDHËN-KOKONA si një
artiliere të artilerisë së rëndë.Artilieri në fushën ushtarake quhet ZOTI I
LUFTËS. LELA DARDHA KOKONA- Zot i gjinisë më të vështirë të prozës siç është
romani. Nga ana tjetër, tek e shoh me syrin tim prej krijuesi romanine
saj"Me sytë nga deti", zë dhe bëj anologjië tjetër (gjithmonë janë
hamenëdësitë e mia) dhe e marr LELA
DARDHA KOKONËN,e bëj "asronaute" dhe ,tek drejton "anijen
kozmike"Me sytë nga deti", arij nëpërfundimin: këtë "anije"
ajo e zbret butë në"sipërfaqen e hënës". Po.Mrekullisht,kështu ndodh.
Të
vjen mirë,kur faqe pas faqesh, në situata tepër të ndezura.LELA DARDHA
KOKONA,nuk ngutet. Mundohet gjithmonë për një zgjidhje të bardhë.Pyetjes pse
ndodh kështu, i jap vetëm një përgjgje:ky roman është shkruar nga një nënë. Një
nënë, me zemër oqean,si të LELA DARDHËS KOKONA, nuk lejon as vrasje (pjellë e
tranzicionit madein maratonë),por as"gërçe" ku ndodhitë të zgjidhen
me krismat e armëve.
* *
*
Në
roman paraqitet aktualiteti,postdemokraci, me gjithë"blanat" e kohës.
Po ta shohësh,në përgjithësi romanin, të duket se edhe ti je një nga
personazhet (i mirë apo dhe i keq). Po, në përgjithësi, romani sikur bën
atë"diagnozën e brezit të humbur".I shkon për shtat romanit ajo sentenca:" Edhe në s'u prekën në
luftë,nga coprat e predhave dhe të granatave,ata prapë se prapë,erdhën të
plagosur". Më thoni,ju lutem, kush nuk
u plagos në këtë tranzicion që vazhdon pa fund. Po t'i shikosh
personazhet e romanit, i numëron me gishtat e dy duarëve. Autorja,sado që ka
njëmijë halle mbi kokë, vrapon që ta zbutë sado pak këtë dhimbje të madhe siç
është emigracioni. Emigracioni po e grryen KOMBIN është si erozioni që grryen
tokën dhe me "qelizat kancerogjene" të tilla,si prostitucioni,
kumari. gjakmarrja, glorifikohet ku më shumë e ku më pak përmjet personazheve
të romanit. Po ajo që ia zbukuron ballin autores është një fakt shumë
domethënës: ajo kujdeset që të zgjidhë situata të tensionuara duke më kujtuar
TOLSTOIN e madh. Natyrshëm, kur them
kështu nuk e vë përballë KONT TOLSTOIN (në vizonin dhe pëlqesën time
LEON TOLSTOI është shkrimtari më i madh në botë) si pikë krahasimi.TOLSTOI i
thoshte GORKIT:"Unë vet,kur shkruaj,papritur ndjej mëshirë për ndonjë
personazh:atëherë i shtoj diçka që ta përmirësoj; ose në tjetri i heq një
cilësi të mirë. Se dua që dhe ai,tjetri, mos duket aq i zi." Kështu ndodh
dhe me romanin e LELA DARDHA KOKONËS. E ka shkruar me shpirt romanin dhe, po
t'i referohesh GUSTAV FLOBERTIT është zor ta gjesh autoren në roman. Se,kur e
pyetën FLOBERIN:- Kush është Madamë BOVARI? Ai,pa e vrarë mendjen, tha:- Jam
unë!
Dhe
autorja ka endur një qilim artstik me motive të ndryshme.Në tezgjahun e
krijimtarisë së saj, në "nyjet eqillimit" i gjen,pothuaj, të gjitha
ngjyrat: të kuqen e dashurisë; të bardhën e shpresës dhe të optimizmit; të
verdhën stresuese; të kaltërën ëndërruese dhe,tek mbaron"qillimi"
feksin dy ngjyra: e bardha e shrpesës për ditë më të mira dhe e kuqja e
dashurisë si finale e bukur për vazhdimin e jetës
* *
*
Kur
e shoh romanin nga ana artistike, nuk kam si mos i jap të drejtë autores,se
eshoh që ka kënduar me zërin e vet.
Me
autoren ka ndodhur ajo që me kohë e ka thënë shkrimtari i madh grek.NIKO
KAZANZAQI:"Libri.para se ta shkruaj, është në zemrën time. Shkrimtarja ka
dashur që të sjellë përlexusit vetëm kumte të bardha. Po vallë a ka kumt më të bukurse sa dashuria? Finalja e
romanit është një"happy end" i bukur: nga deti mbrriti ajo dashuri aq e shumëpritur. Se,kur
shkruanteGIDE;"Veprat më të bukura janë,njëkohësisht,edhe të
dhimbshme".Tjetër vlerë e shtuar për autoren,në mendimin tim,është dhe
fakti tjetër:imagjinata në roman është në atë masë,sa nuk deformon realitetin.
Pra, në libër autorja, e hedh "kripën me karar" dhe"gjella"
(zbrita në fushën e kulinarisë),është e shijshme.Çdo lexues librin mund ta
lexojë me qejf. Dua t'i jap fund kësaj eseje,me një thënie të një filozofit të
shekullit XIX-të, ERNEST RENAN(1823-1892). Ky ka thënë:"Të ngjizësh të
mirën nuk mjafton,duhet ta bësh fituese atë". Kështu ndodh dhe me autoren
LELA DARDHA KOKONA, ajo në mes "kiametit" shtu si DIOGJENI i
lashtësisë ka ndezur qiririn e dashurisë dhe shpresëspër ditë më të mira.
Ballit të bardhë të autores, i takon dafina e një krijueseje me vlera.
Pyetjes
a i ka"kredencialet" si arketip i një intelektuale që sjell vlera me
librat e saj, unë i përgjigjeme me një "po" të fortë dhe i uroj:-Pena plug LELA DARDHA KOKONA!
Tiranë,17 gusht 2020