E marte, 23.04.2024, 11:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Heshtja e gjeniut

E diele, 23.08.2020, 01:16 PM


Neki Lulaj

Heshtja e gjeniut

(Lasgush Poradecit)

Akrepat e orës  lëshonin tiktakun e butë

Ne xhepin e palltos se arnuar të kryepoetit

Cuci ecte para si kalorës në furtunë

Kalldrëmeve buzë liqenit ecën  Pogradeci

Ato kohëra hetuesie stinët i kafshonin

Si gjarpëri në pabesi ecte ai shekull i egër

Shikimet memece palcën e shpirtit copëtonin

Vetmi e mbytur prekej në hapa poeti të heshtur.

Valët e liqenit puthnin bregun me droje..

Edhe birucat e qelisë kishin sy e veshë

Hekuri i ndryshkur u kthye në relike kohe

Ora,palltoja, kapelja dhe Cuci

Ishin me besnikët e gjeniut

Në një kohë që asnjëherë nuk hesht.

E besë nuk u zihej as mjellmave as pulëbardhave

Djepi i frymëzimit flinte e zgjohjej netëve

Edhe ëndrrat u fshehën përtej valëve

Pa  gjyq dërgoheshin me internime e vdekje.

Besniku i pandashëm i udhës së liqeni

Në qytetin e mbushur me valë e lirikë

Poeti zëshenjtëror ende hapat i hidhka.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora