| E diele, 23.08.2020, 01:16 PM |
Neki Lulaj
Heshtja
e gjeniut
(Lasgush
Poradecit)
Akrepat
e orës lëshonin tiktakun e butë
Ne
xhepin e palltos se arnuar të kryepoetit
Cuci
ecte para si kalorës në furtunë
Kalldrëmeve
buzë liqenit ecën Pogradeci
Ato
kohëra hetuesie stinët i kafshonin
Si
gjarpëri në pabesi ecte ai shekull i egër
Shikimet
memece palcën e shpirtit copëtonin
Vetmi
e mbytur prekej në hapa poeti të heshtur.
Valët
e liqenit puthnin bregun me droje..
Edhe
birucat e qelisë kishin sy e veshë
Hekuri
i ndryshkur u kthye në relike kohe
Ora,palltoja,
kapelja dhe Cuci
Ishin
me besnikët e gjeniut
Në
një kohë që asnjëherë nuk hesht.
E
besë nuk u zihej as mjellmave as pulëbardhave
Djepi
i frymëzimit flinte e zgjohjej netëve
Edhe
ëndrrat u fshehën përtej valëve
Pa
gjyq dërgoheshin me internime e vdekje.
Besniku
i pandashëm i udhës së liqeni
Në
qytetin e mbushur me valë e lirikë
Poeti
zëshenjtëror ende hapat i hidhka.