E premte, 29.03.2024, 05:24 AM (GMT)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Edhe sa kohë...

E diele, 23.08.2020, 12:02 PM


Jusuf Zenunaj

EDHE SA KOHË…

Mjegulla e shekujve edhe sot na ndjek,

me tymin midis nesh , që po e zgjasim vetë !

Kush i përgjumur nga tradhtia,

kush nga feja,

kush nga partia !?

Serivilët e ditur e të paditur

nuk i lëshon lakmia.

Sikur me ngjyrat e përziera,

kur pikturon piktori në letër,

koha po ua zhveshë maskat të maskuarëve,

si këpurdhat e kalbura dalin me fytyrë tjetër.

Edhe sa kohë duhet të kalojnë,

dielli që ëndrruam të na rrezatojë ?!

NE, ZBRITEM NGA MALET

Ne , zbritem nga malet tona,

në fushat ku s'kishte njeri,

shekuj e shekuj më vonë

ju erdhet nga Karpatet,

erdhet bashkë me stuhi !

Pushtuat arë, bjeshkë e vërri,

në maje shpatash e hanxharësh

peshuat gra e fëmijë,

me plumb e bomba, sofrat i bëtë hi.

Këngën vrastare, Bërnadiq,

këndoni edhe në shekullin 21 !!!

DIlbeek, më 2 qershor 2019

PANDEMIA SI  PLUHURI N' ERË

Në Rezallë me tel të sharkisë,

s'ia vënë veshin pandemisë,

si gjithmonë i këndojnë trimërisé.

Në vend të largësisë me gotë të rakisë,

këngë mbas kënge e cakërrim gotash

rreth e m'rreth mbushur plot oda.

Maskat në xhepa ja diku në shpotrë,

se virusi s'i mbërrin dot.

Këmba e Thaçit kudo që shkelë,

pandemia si pluhuri n'erë .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora