| E diele, 23.08.2020, 12:02 PM |
Jusuf Zenunaj
EDHE SA KOHË…
Mjegulla
e shekujve edhe sot na ndjek,
me
tymin midis nesh , që po e zgjasim vetë !
Kush
i përgjumur nga tradhtia,
kush
nga feja,
kush
nga partia !?
Serivilët
e ditur e të paditur
nuk
i lëshon lakmia.
Sikur
me ngjyrat e përziera,
kur
pikturon piktori në letër,
koha
po ua zhveshë maskat të maskuarëve,
si
këpurdhat e kalbura dalin me fytyrë tjetër.
Edhe
sa kohë duhet të kalojnë,
dielli
që ëndrruam të na rrezatojë ?!
NE, ZBRITEM NGA MALET
Ne
, zbritem nga malet tona,
në
fushat ku s'kishte njeri,
shekuj
e shekuj më vonë
ju
erdhet nga Karpatet,
erdhet
bashkë me stuhi !
Pushtuat
arë, bjeshkë e vërri,
në
maje shpatash e hanxharësh
peshuat
gra e fëmijë,
me
plumb e bomba, sofrat i bëtë hi.
Këngën
vrastare, Bërnadiq,
këndoni
edhe në shekullin 21 !!!
DIlbeek, më 2 qershor
2019
PANDEMIA SI PLUHURI N' ERË
Në
Rezallë me tel të sharkisë,
s'ia
vënë veshin pandemisë,
si
gjithmonë i këndojnë trimërisé.
Në
vend të largësisë me gotë të rakisë,
këngë
mbas kënge e cakërrim gotash
rreth
e m'rreth mbushur plot oda.
Maskat
në xhepa ja diku në shpotrë,
se
virusi s'i mbërrin dot.
Këmba
e Thaçit kudo që shkelë,
pandemia
si pluhuri n'erë .