Viron Kona: Ta paskan marrë mendjen lejlekët...!
Kur dikush më tha se mund të çoja ndonjë tregim për botim te gazeta “Drita”, më shkoi mendja tek tufa e tregimeve që kisha shkruar muajt e fundit dhe thashë se mes tyre kishte ndonjë që ishte i përshtatshëm për atë gazetë. Ishte gazeta më e rëndësishme letrare në vend dhe asokohe ishte privilegj të botoje atje. Një copë herë vrava mendjen se cilin...


























