E shtune, 03.05.2025, 09:25 AM (GMT+1)

Përjetësi

Vera Pelaj: Ismail Kadare, gjeniu i letrave shqipe!

Ismail Kadare: Natyrisht. Mendoj se rrënjët e së keqes lidhen me një problem të vjetër, atë të përçarjes. S’jemi vetëm ne që vuajmë prej saj, por , siç i thonë fjalës, secili shikon ku pikon pullazi i vet. Mendoj se sëmundja e përçarjes u rishfaq me forcë atë fillim gushti të vitit 1943, kur në shtabin komunist shqiptar erdhi lajmi se një marrëveshje madhore ishte arritur. Ishte fjala për një pajtim ndërshqiptar, për luftë të përbashkët kundër ...

Zeqir Lushaj: Me këtë njeri edhe mund të isha vrarë!

Këtë farë burri, trupmadh, të rëndë, me mustaqe, me një shikim tejet të dyshimtë e shpesh si provokues, që unë e kam përditë në krah, dhe punoj me të tash sa vjet, e quajnë, Xhoi. Është serb, bash nga Beogradi.Mua, më quajnë Zeqir, dhe, jam shqiptar. Për një serb dhe për një shqiptar, të paktën, tash sa e sa shekuj, është gjeja më “normale” që, ata të ishin vrarë me njëri- tjetrin. Siç janë vrarë me mijëra e me mijëra. Këtë fat, mund ta ...

Kadare: Serbët nuk dënuan krimet ndaj shqiptarëve

Një nga shkrimtarët më të mëdhenj europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta njihte Kosovën. Kështu citon në një shënim redaksia e revistës “NIN”, revista më e rëndësishme në Serbi për shkrimtarin Ismail Kadare...

Reshat Kripa: Meditim para mozaikut

Një ditë isha ulur në lulishten para Muzeut Historik Kombëtar. Vështroja përqark. Këmbësorë, makina, motoçikleta dhe tek e tuk ndonjë biçikletë qarkullonin rreth e rrotull. Vështroja dy simbolet e vjetra të Tiranës, orën dhe xhaminë dhe më kujtohej fëminia ime në rrugët e këtij qyteti.. Vështroja monumentin e heroit tonë kombëtar dhe ndjeja një krenari brenda vetes. Ndjeja krenari pasi më kujtoheshin vargjet e Naimit të madh...

Kadri Mani: Të mos jetojmë me lavdinë e dikurshme!?

Qyteti ynë ekziston para dyqind vjetësh. Ai ka njëqind mijë banorë... megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është shkencëtar as artist... madje as sa maja e gishtit i njohur, që të nxisë sëpaku smirë apo dëshirë tek të tjerët për ta imituar.Njerëzit e qytetit tonë vetëm hanë, pinë, flenë dhe pastaj vdesin. Pas tyre lindin të tjerët, të cilët, gjithashtu hanë, pinë, flenë dhe, që të mos marrosen nga mërzia, merren me shpifje të poshtra, me pije, bixhoz, grindje etj...

Kadri Mani: Në çfarë niveli është diplomacia vendore dhe ajo ndërkombëtare!?!

Hotel "Unioni" në qendër të Ppriushtinës është ndërtuar në vitin 1927. Pas ndërtimit para hotelit ka bërë muzikë garda muzikore e ushtrisë serbo-kroato-sllovene. Prapa Objektit në një bodrum janë torturuar shumë shqiptarë dhe janë shtyrë të shpërngulen në Turqi.Gjatë Luftës së Dytë Botërore hoteli e merr emrin Skenderbeg, pas Luftës së Dytë Botërore prapë punon si objekt hotelier me emrin “Slloga” e së voni “Unioni”...

Reshat Kripa: Hosana, Baraba!

Lexova shkrimin e një të panjohuri në gazetën “Metropol” me një titull bombastik “Kur Reshat Kripa flet si Nexhmije Hoxha” dhe pyesja veten se kush është ky njeri që më njeh kaq mirë dhe unë s’e njoh. Pyeta gjithandej, në Vlorë dhe në Berat, në Përmet dhe në Skrapar por asnjë nuk e njihte. U habita. Çfarë kishte me mua ky i panjohur? Në atë çast m’u kujtua një shkrim tjetër nga një “miku im” botuar disa muaj më parë po në të njëjtën gazetë. E shfletova dhe rilexova. Çuditërisht vura re një ngjashmëri të ...

Reshat Kripa: Për mikun tim Luan Çipin

Jemi njohur qysh herët, qysh atëherë kur ishim ende fëmijë. Nuk ishim në të njëjtën klasë. As në të njëjtën shkollë. Por kishim të njëjtin pasion., letërsinë dhe teatrin. Ishin këto pasione që na njohën me njëri-tjetrin. Ndiqnim kurset që zhvilloheshin në Shtëpinë e Pionierit. Kursin e letërsisë e drejtonte profesori ynë i paharruar Eqerem Shijaku, ndërsa atë të teatrit Alipi Shtrepi., aktore e vjetër e teatrit të Vlorës. Merrnim pjesë edhe në ...

Zeqir Lushaj: Shën-Gjergji i Rugovës

(Për vajzën e vëllait tim, të ndjerit Ukë Lushaj, për Rugovën,që, më 6 Maj, ditën e Shën-Gjergjit ka edhe ditëlindjen e saj.Para 10 ditësh ajo ndërroi nishanat e fejeses me djalin nga DragobiaShkëlqim Ismailaj.Pra, këtë Shën-Gjergj, më lejoni ta quaj:-Shën-Gjergji i Rugovës)...

Zeqir Lushaj: Dy tregime në një ditë morti

Interesant është jeta. Njeriu, ka detyrime të gjithanshme, nga më të ndryshmet. Për të gjallë, e për të vdekur. Bile, për të vdekurit, detyrimet e marrin një peshë, si të dyfishtë se, e kanë peshën e amanetit. Amanetet, nuk ban që të nënvleftësohen. Në traditën tonë kombëtare, amaneti është gati i njëvlefshëm, me besën e burrit, me Besën Shqiptare. Shpesh, këto të dy fjalë, trajtohen si sinonim.“Eshtë njeri, amanetqar”, - thuhet për tjetrin, e, është njësoj, sikur të kesh thanë: - “është njeri, besnik”!...Nisur nga ky ...

Revista "ShqipëriEtnike" Nr. 2/2012 (I)

Pas shumë vite kërkesash insistuese personale dhe zyrtare, më së fundi, në gusht të viti 1989 Agnes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza, e realizoj deshirën e madhe, si u shpreh para largimit: “vizitova vendin tim të dashur Shqipërinë dhe takova popullin tim”. Nobelistja me famë botërore Nënë Tereza, është personaliteti i parë shqiptar, që i parapriu dhe i hapi rrugën integrimit të vlerave kulturore të shumë personaliteteve të tjera shqiptare, që do t’i rikthe-heshin publikut tonë disa vite më vonë si Martin Camaj, Isuf ...

Reshat Kripa: Ruhuni nga komunistët edhe kur ju lavdërojnë!

E titullova këtë shkrim me një sugjerim që i bëja “mikut tim”, Naim Staravecka, në një shkrim timin të titulluar “Edhe një herë mbi kolaboracionizmin”, botuar në gazetën “Metropol” datë 16 prill 2012. Mendoja se ky sugjerim do t’i bëhej mësim. Por kjo nuk ndodhi. Në po këtë gazetë, të datës 4 maj 2012, lexoj shkrimin e zotit Naim si përgjigje të një shkrimi tjetër timin mbi librin e babait të tij “Përpara gjyqit të historisë“...

Zeqir Lushaj: ''Albani'' i thonë këti vendi

N’shehër t’Pejes , plot historina,Asht Shkololli n’shpitë e mira .N’daç për bukë n’daç për trimëni,Kështu asht rrit, Xhemajli i ri.Ky njomzak si djalë hazretit,Nip ndër kulla të Sherametit.Krejt – sugar pa brisk në faqe,Hap dyqan – berber në lagje...

Zeqir Lushaj: Fishekët në djep

Në mes borës e suferinës,Çante nëna për tek mali,Kish mbi shpindë bukë e fishekë,Bashkë me shokët ish dhe djali.I thanë,-Kaçi është bërë trim,E kemi zgjedhur komisar,Gjuhëbilbil - i thërret rinia,Që gjithnjë e sheh në ball.…!Hije t’zeza rrotull shtëpisë (!),Ajo, n’djep i lidhë fishekët,Nina-nana u këndon te koka, “Rritë” barotin që donë djemët...

Zeqir Lushaj: Ta ''dhjesim'' presidentin?

Ç’farë do që të themi, për këta të dy burra, pra, për binomin Siemez: “Nano=Berisha”, e dijmë se, nuk kemi thënë asgjë të re. Pse? Sepse, për këta “robë zoti”, as për mirë, as për keq,(siç thotë një kangë e vjetër për Bajram Currin:” …nuk është lanë ndonjë fjalë pa i’thanë, / E kem’ sha, me babë e nanë(!!), /…”), tash 17 vjet demokraci, 17 vjet tranzicion e tollovi. Jo vetëm se, nuk i jap ndonjë gjë të re lexuesit, por, as nuk due “ta prishi gojën”, me këta burra, ç’ka nuk është fort, as në natyrën e shkrimeve të mia. More, në fund të fundit (Të rrijmë shtrembër e të flasim drejtë), unë, autori i këtyre radhëve, i kam patur (dhe mendoj se i kam akoma), që të dy...

Kadri Mani: Ftesë në tre përvjetorë

-Ftohen farefisi, miqtë, bashkëpunëtorët e të njohurit e çiftit Shukrije e Kadri Mani, në 75-vjetorin e lindjes dhe 55-vjetorin e kurorës së tyre, më 18 qershor 2012, në Prishtinë, ku Kadriu feston edhe 55-vjetorin e krijimtarisë letrare publiçistike-...

Kadare: Pse duhet të hapen dosjet e fshehta për shkrimtarët

Ç’ndikim mund të ketë kritika letrare tek një gjeni letrash si Kadare? Në numrin e saj të parë, revista kritike “Letra”, e cila na vjen si një ogur i mirë në këtë lëmë, ka përzgjedhur shkrimtarin më të njohur shqiptar në botë, t’u përgjigjet ca pyetjeve rreth kritikës letrare. Asaj nën diktaturë dhe asaj të pas viteve ’90. Ismail Kadare ndan me lexuesin eksperiencën e tij me kritikën letrare qysh në krye të herës, qysh se ishte ende fëmijë, për të vijuar me krijimtarinë e tij të mëvonshme, kur veprave të tij do t’i kushtoheshin libra të tërë me kritika, studime e analiza. I ngacmuar ...

Zeqir Lushaj: Në sofrën e artit

-Artist-poeti geg-hysenas, Zog Sokol Hysenaj, ka gati për dorëzim në shtypshkronjë librin “Në sofrën e artit”, (Poemë folklorike-etnografike). Si redaktor i këtij libri, si shok, mik e moshatar i autorit, po bëj një “dekonspirim”, një surprizë të vogël, pra, po e deklaroj para kohe librin, dhe, absolutisht pa dijenin e të Zotit të punës-...

Reshat Kripa: Për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!

Shkurti i vitit 1951. Isha në vitin e parë të gjimnazit të qytetit të Vlorës. Ora e muzikës. Profesori na mësonte një këngë që në atë kohë ishte bërë gati e detyruar të këndohej nga të gjithë. Klasa buçiste nga zërat e nxënësve:Bijt e Stalinit jemi ne,/ Që derdhim gjakun anembanë,/ Sa të valojë përmbi dhe,/ Flamuri drapër e çekan.Megjithëse isha pothuajse fëmijë, porsa kisha mbushur 15 vjeç, mendoja:- Unë jam biri i tim eti, përse duhet të quhem biri i Stalinit? Ne kemi flamurin tonë, atë që ngriti Ismail Qemali në Vlorën time, përse na u...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx