Edison Ypi: Buka
Le të mos kishe gjë për të ngrënë, kocka për të lëpirë, dhëmbë për të kafshuar, madje as stomak për të tretur, ama bukë duhej të kishe patjetër."Me bukë" bëhej gjithçka; Ushqeheshin masat punonjëse, korreshin fitoret, shtohej hovi revolucionar, çahej bllokada, përparonin shkencat, zhvillohej Arti, letërsia, teatri...


























