E marte, 28.05.2024, 09:44 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Tollovi

Njoha një nëpunëse. Sa e keqe ajo nëpunësja. I kishte zënë vendin një kurve që mezi nxjerr ndonjë lek me djersën e fundshpinës.Nuk mbarova dot punë paradite në një zyrë. U mërzita. Më thanë se vendin e punës së atij që ngrihej herët në mëngjez e kishte zënë një tjetër të cilit gjumi i dilte në mesditë...

Edison Ypi: Shkrim e Këndim

"Shkrim e Këndim" ka vetëm Gjuha Shqipe.Të gjitha gjuhët e tjera kanë "Shkrim e Lexim".Shkrim e Këndim është një përparësi absolute që Shqipja e ka ndaj të gjitha gjuhëve të tjera."Shkrim e Këndim", pra ...

Edison Ypi: Përqafimi

S'ndjehej mirë. I ishte prishur qetsia. I merreshin mentë. I vinte bota rrotull.Iku te një pyll jashtë qytetit. U mbush me frymë. U lehtësua. Por jo plotësisht.Vajti te një zabel për të dëgjuar ca cicërima zogjsh. I dëgjoi. U kënaq. Mirpo oreksi për të tilla gjëra j'u shtua.Priti pranverën. Me të ardhur pranvera vajti...

Edison Ypi: Qena dhe komunista

Komunist mos mu boft as qeni shpis !Sentencën madhështore e uluriti me duart nga qielli një mirditor mu në mes të restorantit.Nga fjalët e fuqishme me bukuri të pashoqe të gjithë mbetën me gojë hapur dhe lugët pezull.Krejtësisht i ngrirë nga ky befasim i mrekullueshëm, pronari i restorantit j’u drejtua mirditorit...

Edison Ypi: Si ta kuptosh që je budalla

Nëse pushtimi të duket çlirim, ndalimi i Shqipes progres, përvetësimi i Besimit fetar të pushtuesit, Fat, nuk je derr, maçok, qen zorraxhi, gomar, zhapik, zvarranik, je budalla.Është më se e natyrshme të ecësh rrugës duke kqyrur femrat. Sisët, shalët, kërthizat, harqet, format, vithet, lëvizjet, nazet, ojnat e tyre...

Edison Ypi: Të dashurohesh me qelinë

Këtë pyetje i bëri Ismail Kadarea Pjetër Arbnorit gjatë një vizite në shtëpinë e Kadaresë, ku veç Arbnorit, ndodhesha dhe unë e ca të tjerë.-Duke udhëtuar nëpër botë, u përgjigj martiri i burgjeve Pjetër Arbnori, po shoh qytete të kaltra të kristalta, grataçiela marramendës që ngrihen drejt qiellit si gjilpëra...

Edison Ypi: Rrumpallhane

Shqipëria është vendi më i rëndësishëm i botës që përcakton fatet e planetit, ndërsa shqiptarët janë njerëzit më inteligjentë, më puntorë, më trima dhe më heroikë të rruzullit.Ky pohim është budallallëk. Megjithatë në rrumpallhane lejohet ta thuash sa herë të vjen ndërment dhe ta përsërisësh sa herë të intereson...

Edison Ypi: Ku e keni ndjeshmërinë njerëzore?

Kur 30 vjet të shkuara zbarkuat me mijëra në Itali e gjetkë, u sollët sikur italianët dhe të tjerë ua kishin borxh tu mbanin e tu sajdisnin, tu vishnin, tu mbathnin, tu ngopnin, tu gjenin edhe punë.Sot sirianët që po ikin nga lufta dhe nga diktatura, nuk duan të rrinë këtu, ata thjesht po kalojnë...

Edison Ypi: Fal Internetit

Loqemadh Katunari nga Taplasi, Komuna e Tarrasit, Prefektura e Tangopit, fal Internetit u shpall "Shqiptari i vitit".Gjithashtu fal Internetit, "Shqiptari i Shekullit" është ai që ishte dhe gjithmonë do jetë, Takap Tahipi nga Marrujti, Komuna e Briskut, Prefektura e Biçakut...

Edison Ypi: Bike Boys

Biçikletën dhe korsitë e biçikletave, tashmë i dashuroj më tepër se sulltani femrat e haremit.Kalërimi mbi biçikletë nëpër korsi dhe rrugica të asfaltuara, ndez gjakun, forcon muskujt, hap mendjen, të mbars me emocione dhe ide të reja, të zgjat jetën...

Edison Ypi: Leka Kulo

Pas një dite të lodhëshme gjatë së cilës nuk vodhi dot asnjë Lek dhe nuk lëpiu dot asnjë Kulo, Leka Kulo u shtri të flinte.Në mendje i rrotulloheshin gjithato mendime për Shqipërinë, shqiptarët, hallet e tyre.Tha Leka Kulo me vete; Së bashku këtu...

Edison Ypi: 3 pikat

1 pikë në fund të fjalisë, pas rrotës është shpikja më e madhe e botës. Pa atë rreth pambarimisht të vogël, pa atë mikrokozmos të pafundëm, të shkruarat do ishin përrenj me qyrre, lumenj me lotë, det me llum.2 pika në fund të fjalisë do t'i vendosnin me kënaqësi ushtria e mediokëve për të cilët e shkruara...

Edison Ypi: Biçikleta

Biçikleta ishte një rraqe metalike tepër e vyer.Biçikleta blihej, shitej, falej, këmbehej, vidhej, flinte, zgjohej, plagosej, rënkonte, sëmurej, shërohej, por kurrë nuk vdiste.Biçikleta në shitje kishte aq rrallë sa nuk mbahej mend kur kishte ndodhur....

Edison Ypi: Venat e Qytetit

Qafa të trasha, balle të dhjamura, bythë të gjëra, barqe burrash, Tirana dhe Shqipëria po përmbyten nga monstruozitete antropometrike.Recetat e dietologëve, këshillat e mjekëve, vizitat te ekspertët, frekuentimi i palestrave dhe pishinave, sado të efektshme, sado të shtrenjta, nuk po i ndalin deformimet...

Edison Ypi: ''Nuk shkohet në Protestë me biçikletë''

Më 28 janar 1990 pasdite u nisa me biçikletë në Protestën e Heshtur. Diku te Medreseja, takova mikun e vjetër, antikomunistin e përbetuar Sofokli Karpuzi.Sofo tha;"Nuk shkohet në Protestë me biçikletë. Nuk është serioze...

Edison Ypi: Qytet

Në qiell nuk fluturojnë zogj. Nëpër pemë nuk dëgjohen cicërrima. Era nuk vallzon. Flladi nuk freskon. Me gjethet e vdekura nuk merret Poeti por fshesari. Shitësi i bulmetit është një veremli. Ndreqësi i bravave një derr. I veglave elektronike një skuth. Shqipen po e shkruajnë për ibret. Gazetat janë të palexueshme...

Edison Ypi: Miqt e vjetër

Nja pesë a gjashtë nga miqtë e vjetër u ndali zemra nga Dashuria. Nja shtatë a tetëve u ra damllaja nga Bukuria. Dy a tre i gërryu kanceri. Njërin e shkeli makina. Tjetrin e zuri një shkëmb që u përmbys. Ca ikën të pinë raki në botën tjetër se nuk u mjaftoi e këtushmja...

Edison Ypi: Shetitje

Shetiteni Shqipërinë. Pa aspirina, paracetamola, antidepresiva. Me të tilla prishet magjia.Dhe pa shami lotësh. Ku laget syri dhe hallakatet mendja, lotët fshihen si ka thënë Murgu; Me duar.Do shihni kodra të bukura dhe fusha të mbjella rrethuar...

Edison Ypi: Manjola

Manjola kalonte rrugës dhe nuk kuptohej nëse vinte apo ikte, ecte apo vraponte, vallzonte apo fluturonte.Manjola nuk ishte shtatlartë, me sy të jeshilta, me gjoks të kërcyer, këmbë të drejta, fytyrë vezake, tipare të rregullta, dhe të tjera si këto. Manjola ishte mpleksje qiellore e një pafundësie hiresh femërore...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora