E shtune, 05.07.2025, 02:00 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Pse gjuajmë me armë në dasma?

Kjo gjuajtja me armë nëpër dasma është relikt i një forme të vrazhdë të martesës, e cila ka qenë e përhapur gjithandej botës së lashtë, asaj mesjetare e deri në fillimet e modernitetit. Fjala është për atë që quhet "martesa me rrëmbim". Një fenomen i tillë ka qenë i shprehur kryesisht në shoqnitë ekzogame...

Blerim Latifi: Figura e fundit madhështore e qytetërimit romak

Gërmimet në bazilikën e shekullit të gjashtë, e cila u zbulua vjet në Ulpianë, kanë nxjerrë në dritë një zbulim tjetër fantastik:  një mozaik që përmban një dedikim për kishën nga perandori bizantin Justiniani i Parë dhe gruaja e tij Teodora...

Blerim Latifi: Mbi historinë e një nofke

Tipi që u dënua, në fjalinë kërcënuese drejtuar Avdullah Hotit e kishte quajtuar këtë të fundit "bugar". Bugar është forma në serbisht e emrit bullgar.Prej të gjitha ushtrive pushtuese që kanë qëndruar në Kosovë në kohë e rrethana të ndryshme historike, më së paku mbahen mend ushtritë bullgare. Folklori hesht për...

Blerim Latifi: Monstruozitetet që i kërkon apo i duartroket turma

Njeriu që thërriste në facebook për kositjen e kokës së Avdullah Hotit, në gjykatë gjunjëzohet dhe me lot në sy i kërkon falje atij.Si mund të shpjegohen këto dy situata, në të cilat protagonisti është i njëjtë?Rrjetet sociale kanë kriju kushtet e një skizofrenie masive...

Blerim Latifi: Kurrë nuk është vonë me dalë nga shpella e paditunisë

Në Prizren, në vendin ku u dha ajo shfaqja hyrëse e Doku Festit që na paska alarmuar gardianët talebanë të të ashtuquajturit "moral tradicional", fiks 160 vjet më parë po qëndronte austriaku i famshëm Johann von Hahn, themeluesi i Albanologjisë.Gjatë qëndrimit në Prizren ai u njoh me jetën sociale të...

Blerim Latifi: Simptoma të një amnezie morale

Ditë më parë e patëm rastin e heqjes dhe hudhjes në mbeturina të gurit memorial të Nënë Pashkes, historia tragjike të cilës simbolizon gjithë vuajtjet e dhimbjet e patregueshme të nanave shqiptare gjatë luftës.Dje mediat publikuan komentet e një gruaje nga Shtimja...

Blerim Latifi: Pse gjithë ky mllef i papërmbajtur i pushtetarëve ndaj gazetarëve?

Fort e lehtë për t'u kuptu: aktualisht gazetarët janë opozita e vetme faktike ndaj qeverisë. Ajo që quhet "opozitë zyrtare" veç emrin e ka të tillë. Është e pagjak, nuk ka kauzë që do mblidhte të pakënaqurit dhe as folës publikë, që do t'ia mbushnin mendjen dikujt. Me një opozitë të tillë, Kurti qetësisht mund ta pres mandatin tjetër...

Blerim Latifi: Dita që ndau fatet e shqiptarëve

Si sot, 110 vjet më parë, Shqipëria do të njihej de jure si shtet i pavarur nga fuqitë e mëdha. Jo në kufijtë e shpallur nga Kuvendi i Vlorës, por në kufijtë që linin jashtë gjysmën e kombit shqiptar.Në 110 vjet të ekzistencës së tij ky shtet do të përjetojë gjithçka nga sistemet politike që ka saju mendja njerëzore: anarkinë...

Blerim Latifi: Historia e një fotografie

E pashë rastësisht këtë fotografi në internet. Është shkrepur në vitin 1934, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.Një masë e madhe njerëzish është mbledhur për inaugurimin e Kishës së Shën Gjon Kryepremit, e cila është rindërtuar mbi rrënojën e kishës mesjetare...

Blerim Latifi: Ata ishin tridhjetë vetë

Prej një jave 30 burra, gjysma e të cilëve ishin të plagosur, po përpiqeshin të dilnin nga zona e rrethuar. Jo për të shpëtuar veten, por të mos lejuar që trupi i prijësit të tyre të plagosur për vdekje të binte në duart e ushtarëve serbë. Mijëra ushtarë, xhandarë, civilë serbë të armatosur e hafije shqiptarë ishin vënë ndjekje të tyre...

Blerim Latifi: Barbarët e dalë nga mesi jonë

Por, në kohën tonë ne e kishim një nanë të tillë, tragjedia e të cilës është mishërim i plotë i dhimbjes së Ajkunës mitike. Ajo ishte PASHKE KRASNIQI MARKU, një nanë të cilës kur iu kthyen eshtrat e djemëve të vrarë nga serbët, e nisi gjamën si të Ajkunës dhe, por si ajo, nuk mundi të jetojë më dhe i dha fund jetë...

Blerim Latifi: Si t'i bëhet hallit kur të rriturit sillen si fëmijët?

Kur ditë më parë në veri u arrestuan disa serbë që kishin marrë pjesë në protestat e dhunshme, zyrtarët qeveritarë vrapuan të thonë se "ja shikoni si i luftojmë ne kriminelët në veri". Pas çdo arrestimi dilte ministri i brendshëm për t'i marrë meritat. Opozita kundërpërgjigjej se "arrestimi i...

Blerim Latifi: UÇK ishte një dhe e papërsëritshme

Erdhën, protestuan, i thanë qëndrimet e tyre dhe u shpërndanë në mënyrë të qetë. Pra nuk pati kurfarë komploti për trazira dhe destabilitet. Sepse trazirat dhe komplotet ekzistojnë vetëm në fantazinë paranojake të atyre që nuk e mendojnë jetën pa pushtet...

Blerim Latifi: Ia kam frikën mentalitetit shqiptar të mosmirënjohjes!

Historia jonë është e mbushur me shembuj të mosmirënjohjes tonë ndaj atyre që na kanë bërë të mira dhe me shembuj të mirësjelljes ndaj atyre që na kanë bërë shumë të këqija.Një pjesë e madhe e marrëzive që i kemi bërë gjatë historisë, lidhet me këta shembuj...

Blerim Latifi: Diplomacia liberale

Diplomacia liberale, në thelbin e saj, është e këtillë: i jep prioritet gjuhës së butë, palën agresive përpiqet ta zbus, ta bëj të arsyeshme, bashkëpunuese. Vetëm kur këto taktika dështojnë krejtësisht, diplomacia liberale i qaset dorës së hekurt.Janë dhjetëra shembuj që na e konfirmojnë këtë. Duke filluar me Hitlerin...

Blerim Latifi: Për Kosovën e shkretë a mendon dikush?

Kurti nuk po do me ecë ma tutje me punën e Asociacionit, sepse ka frikë se do të përfundojë në histori si shqiptari që e nënshkroi autonominë e serbëve.Pra, parasëgjithash, po mendon për veten.Vjosa Osmani po heshtë dhe përmes heshtjes po na tregon se nuk e ka ndërmend të luaj ndryshe prej Kurtit, sepse e di...

Blerim Latifi: Kur hekurudha konsiderohej si 'puna a shejtanit'

Hekurudha ma e vjetër në Kosovë, ajo që lidhte Mitrovicën me Shkupin, e ndërtuar këtu e 150 vjet më parë, tani qenka duke u hequr krejt. Bashkimi Europian paska dhënë fonde për rindërtimin e saj, konform standarteve bashkëkohore të hekurudhave. Edhe e vjetra është ndërtu nga një kompani franceze, nën drejtimin e një inxhinieri gjerman...

Blerim Latifi: Zëri aktual i filozofit të pushkatuar 79 vjet më parë

Mes dy luftëtrave botërore, Nebil Çika do të drejtonte disa nga gazetat më të njohura në Shqipëri. Në këto gazeta ai do të bënte të pamundurën që të themelonte një kulturë filozofike, e cila aq shumë i mungonte kulturës shqiptare, shkollave shqiptare dhe mendimit politik shqiptar...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx