E merkure, 30.04.2025, 11:23 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Mësimet e Rugovës - Njeriu ynë në letërsi dhe në politikë

Ibrahim Rugova, “ishte më shumë se njeri, ai ishte një epokë” do të thoshte një Viktor Hygo i yni, siç kishte thënë ky shkrimtar për Volterin në njëqindvjetorin e vdekjes së këtij filozofit dhe mendimtari të madh. Në të vërtetë, Rugova ishte një epokë dhe pas vete la një trashëgimi të pasur intelektuale, me vepra përfaqësuese e identifikuese...

Ndue Ukaj: Fragment nga 'Dritarja e Marin Shkrelit'

Dhe kështu, në një gjendje të turbullt mendore, Marini shfleton shënimet e tij mbajtur në një bllok të zi, dhe i duket vetja si një varkë e drobitur nëpër dallgë melankolie. Me gishtërinjtë e hollë parakalon ato fletë të mbushura me trishtim, hidhërim, mërzi, pritje. I dridhet zemra dhe i erren...

Ndue Ukaj: Kthehem në universin magjeps të Martin Camajt

Sot, në përvjetorin e 33-të të vdekjes, kthehem në universin magjeps të Martin Camajt. Lexoj poezi të tij që i kam fort përzemër. Dhe leximi, në raste të tilla, përveç kënaqësisë që më jep, me nxit të reflektoj, të reflektoj për forcën që ka arti për ta bërë jetën më të kuptueshme e njëkohësisht më të...

Ndue Ukaj: Shkrimtar i mirë

Shkrimtar i mirë është ai që i ndihmon lexuesit e vet, ta shohin realitetin me sytë e artit, kurse shkrimtari i keq, lexuesit e vet i shtyn, ta shohin realitetin me sytë e pushtetit.Nëse e përdorim metaforën e teleskopit, të cilën diku e ka përdorë edhe Marsel Prusti, shkrimtari i mirë, sipas meje...

Ndue Ukaj: Europa

Këto ditë, i jam rikthyer një libri, për mua monumental, të Robert Scumanit, me titull “Në emër të Europës”, përkthyer në shqip nga Besnik Mustafaj e me një parathënie shumë të vyer të shkrimtarit e politikanit, Pjetër Arbnori.I jam rikthyer këtij libri, sepse, sa herë jemi në ngushtica, duhet t’iu kthehemi klasikëve e duhet...

Ndue Ukaj: Bandat haxhiqamile dhe ato komuniste

Që historia shqiptare ka plot udhëheqës budallenj e ngjarje negative, këtë fakt asnjë mendje normale nuk mund ta mohojë. Lë t’i kujtojmë bandat haxhiqamile dhe ato komuniste.Kosova sot është mbërthyer nga shëmtia e shterpësia politike, nga smogu ngulfatës, që përditë e më shumë po e...

Ndue Ukaj: Tymnaja primitive politike

Janë do shqiptarë që manifestojnë ndjesi sensuale kur flasin për politikë e politikanë dhe si nxënës të këqij të historisë, nuk i dëgjojnë këshillat e të mençurve që thonë, “mos bini në dashuri me politikanët.”Faik Konica, përpara një shekulli i këshillonte shqiptarët...

Ndue Ukaj: Antiamerikanizmi në Kosovë është antishqiptarizëm

Krenaria antiamerikane, të cilën e manifestojnë disa shqiptarë trutharë e idiotë, të infektuar me virusin ideologjik komunist, që është virus antiamerikan, nuk ka lidhje me patriotizëm, nuk i shërben Kosovës, por është një sëmundje e rrezikshme që kërkon kurim urgjent...

Ndue Ukaj: Rrena e madhe e Kurtit

Për mrekullitë ekonomike të Shqipërisë dhe epërsitë e saj kundrejt perëndimit, fliste para disa dekadave diktatori Enver Hoxha me krejt bandat e tij, ngjashëm siç flet sot Albin Kurti e Donika Gërvalla, për mrekullitë ekonomike të Kosovës. Shkollë e njëjtë, mendësi e njëjtë...

Ndue Ukaj: Albin Kurti, injorant politik

Tema e vetme në të cilën Albin Kurti është i vërtetë, është beteja e tij egërshane kundër Amerikës e Europës. Në këtë temë, është i palëkundur. Sepse, këtë betejë e ka bindje dhe e mbron me fanatizëm, prej kur është në skenën publike...

Ndue Ukaj: Në Shtëpinë e Bardhë sot kanë ra këmbanat për ne!

Në Shtëpinë e Bardhë, sot, kanë ra këmbanat, për ne, për secilin njeri normal të vendit tonë, që të dalim prej kllapisë ideologjike dhe ta shohim në ç’udhë të keqe është vendi ynë.Njerëz, në botën e sotme, kudo ku pakohen vlerat amerikane, aty nuk ka liri, as demokraci e për rrjedhojë as siguri...

Ndue Ukaj: Të rreshtuar prapa gënjeshtrës politike të pushtetit!

"Pavarësia e Amerikës është simbol i pavarësise dhe lirisë për të gjithë popujt mbi tokë"- thonte Ibrahim Rugova, njeriu që fliste, atë që e besonte.Këtij tregimi politik i ka besuar edhe UÇK-ja e drejtuesit e saj. Dhe duke i besuar këtij tregimi politik, ne kemi fituar krejt çka kemi synuar tash e dy dekada e gjysmë, dhe në...

Ndue Ukaj: Mashtrimi i ri i Albin Kurtit

Nëse e kontekstualizojmë këtë fjali të Havelit  brenda sjelljeve e gjuhës politike të Albin Kurtit, e shohim qartësisht se kryeministri i Kosovës është pjellë e kësaj ideologjie dhe përfaqëson këtë mendësi.Kjo është arsyeja pse ai çirret e bërtet, turfullon e fyen, sepse, synim ka ta bindë elektoratin, të mos i besojë të...

Ndue Ukaj: Në 557 - vjetorin e kalimit në amshim të Kryezotit tonë...

Në 557 - vjetorin e kalimit në amshim të Kryezotit tonë, përmallohem fort për lidhjen kaq të fortë e kaq të përzemërt të Ibrahim Rugovës me idealet kastriotiane.Në historinë tonë kombëtare, Rugova mbetet trashëgimtari më besnik i idealeve kastriotiane, i cili i jetësoi ato, duke krijuar një prej ngjarjeve...

Ndue Ukaj: Populli i Kosovës po i del përballë furisë primitive politike

Historia njerëzore tregon se veprat e mëdha të njerëzimit, janë vepra të dashurisë, të mirësisë e të solidaritetit dhe jo të urrejtjes.Urrejtja sjell dhunë dhe pushtet të gënjeshtrave.Një mik i imi prej Tirane, i shqetësuar me këtë gjuhë, para një kohe më tha:"Ne duhet të çlirohemi nga diktatura e urrejtes së gjuhës."...

Ndue Ukaj: LDK dëshmoi kulturë të lartë politike

Kjo është kultura e LDK-së, që themelet i ka tek Ibrahim Rugova, prijësi intelektual i Kosovës e themeluesi i LDK-së, i cili në fillimet e tij politike, citonte filozofinë e njohur britanik, Edmund Burke, që ka thënë se gjëja e vetme që nevojitet për të triumfuar e kegja është që  njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx