E merkure, 11.02.2026, 03:49 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: At Anton Harapi

“A e dini se çdo ndertese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr, na hijshem duhet t’jemi gurt e temelit t’njiasaj binaje t’cillin sot e quejm Shqypni”. Këto fjalë ka thanë Frati Rregjent i Shqipnisë At Anton Harapi O.F.M., në gjyqin komunist të zhvilluem në Tiranë në vitin 1946 ...

Fritz Radovani: Vizioni politik i politikanëve shqiptarë

Nuk besoj se ka shtet tjeter në Botë perveç Shqipnisë, që deri në fundin e shekullit XX nuk ka shkrue në mënyrë të saktë Historinë e vet në 100 vjetë të formimit. Asnjëherë nuk kanë mungue perpjekjet individuale të shumë Atdhetarëve për me realizue këte mangësi kaq të madhe.A kishte Shqiptarë të talentuem të lindun ...

Fritz Radovani: Njerzit me dosje janë si kuajt

Të gjitha perpjekjet e një shteti komunist porsa merr frenat e drejtimit në dorë janë që me pasë një rrjetë sigurimi sa ma të madh dhe me sa ma shumë njerzë, që kanë nenshkrue me dashje apo me dhunë bashkpunimin e tyne me organet e diktaturës dhe të shpifjes antinjerzore...

Fritz Radovani: Dr. Rugova - fleta e parë e historisë

Në kjoftë se Historia e Lavdishme e Popullit Shqiptar në faqen e parë të saj ka vendosë Figuren e Madhe të Heroit Kombtar, Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, dhe në fillimin e shekullit XX, ajo kunorzoi me dafinat e lavdisë Dedë Gjo’ Lulin, Ismail Qemalin, Don Nikollë Kaçorrin, At Gjergj Fishten, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin ...

Fritz Radovani: Rrethimi i Shkodres (2)

Qytetin e Shkodres dhe krejt atë krahinë gjithmonë e kanë merzitë anmiqtë ma mizorë; të gjitha të zezat i ka provue ai vend.” D.M.Barleci, fq. 27. Historia e qytetit tim asht aq sa heroike aq e dhimbëshme dhe jo, punë ditësh apo muejsh, por me shekuj njenimbastjetrit e kanë ndjekë tragjeditë e pashoqe dhe të mnershme...

Fritz Radovani: Rrethimi i Shkodres (1)

Shkodra ase Scodra e Kështjellës Rozafat, e Kështjellës së vjeter Ilire, asht Shkodra ime!Para Krishtit provoi thundren e pushtuesit, tue fillue nga romaket e mbas tyne nga serbët, venedikasit, per me mërrijtë tek rrethimi i parë nga turqit në vitin 1474, dhe pushtimi mizor ...

Fritz Radovani: ''Skenderbegu'' i Fishtës

Aty nga viti 1871… kur Shqipnia ishte e pushtueme nga turqit, në Fishtë të Sapës, ka lé një djalë, që tue mos mujtë me e thirrë Gjergj ia vune emnin “Skenderbeg”.Filloi me u rritë dhe kur filloi me marrë mend, turqit e kanë marrë dhe e kanë dergue në Bosnje. Nuk dihet a kishte kenë ma perpara në ndonjë mejtep, por në Bosnje mësoi shkrim e këndim perbukuri…

Radovani: Eklipsi ma i madh mbas Krishtit

2012… “HANA DO ME ZANË DIELLIN PERGJITHMONË”…2009…Dielli u zhduk për disa minuta në Azi Juglindore.Hana u vendos mes Tokës dhe Diellit, dhe eklipsoi yllin për 6’ e 39”.Koha e zgjatjes eklipsit varet nga distanca e Hanës me Token…Në vitin 1991, në Meksikë ka zgjatë 6’ e 53”, ndërsa në 1973, në Afriken Qendrore ...

Fritz Radovani: 500 vjet nën Turqi e 50 komunizëm

Viti 2012 po mbyllet! Sejcili në mënyren e vet e festoi festen e 100 vjetorit të Pavarsisë! Çdo Shqiptar atë ditë me 28 Nandor, e ngriti goten dhe uroj “per shumë mot festen e Flamurit”! Atë ditë mu kujtue një ngjarje e ngjame në Shkoder rreth 80 vjet perpara në një darsem, ku ishin thirrë rreth 120 vetë në një nga shtëpijat e njohuna e në za të atij qyteti ...

Fritz Radovani: Rrezik për botën data 21 dhjetor?

Shkencëtarë dhe astronomë nuk janë indiferentë për këte datë. Asnjëherë Bota nuk duket se asht alarmue për ngjarjet që janë dijtë se do të ndodhin, shpesh për me evitue një kaos asht heshtë dhe nuk asht kenë aspak gabim, po jo me kenë edhe mohues të asaj që ka mundësi me ngja prap! Bota ka pasë shumë ndryshime edhe të panjohuna deri vonë, po jo se ...

Fritz Radovani: Si na u ba drapni ''hanë''?!

*Kur u formue PKSh, me 8 nandor 1941(1367), shumë nga të rijtë shqiptar kanë kujtue se flamuri i Stalinit, udhëheqësit të komunizmit botnor asht “ylli me hanë e çekiç”...*Edhe vetë Enver Hoxha kishte kujtue ashtu! Kjo ngjante se pak vjet perpara kur u zhvillue lufta Ruso – Turke, në Ballkan ishte kenë hapë fjala se Turkia ka zaptue Rusinë...

Fritz Radovani: Jam krenar me ju!

?ANTON ZAKO (1866 – 1930) - Pseudonimi Çajupi.Ka lé në Sheper të Zagorisë së Gjinokastres dhe ka vdekë në Kajro t’Egjiptit. Ishte Jurist dhe poet. Botoi “Baba Tomori”,“Përralla”, “Burri i Dheut” dhe “Pas vdekjes”.?ALEKS SOTIR DRENOVA (1872 - 1947) - Pseudonimi Asdreni.Ka lé në Drenovë të Korçës dhe ka vdekë në Bukuresht. Poet Lirik, ka  ...

Fritz Radovani: A ''gaboi'' imzot Luigj Bumçi, në vitin 1920!?

Kisha me thanë se jo vetem “gaboi” Ai vetë, po bani me “gabue” edhe Papen…Edhe pse pjesa ma e madhe e Shqiptarëve, bashkë me Trojet e veta, kishte mbetë jashtë asaj copë tokë që në vitin 1912 i kishin vue emnin “Shqipni”, prapseprap nuk munguen të gjitha perpjekjet e Atdhetarëve tanë per me mujtë me i bashkue edhe ata Troje, që mund të bashkonin, e që fqinjët ...

Fritz Radovani: Deri kur ''hambaj bronxi''!?

U asht mbushë mendja top qeveritarëve tanë se Marksi kishte të drejtë kur i mendonte banorët e Arnautistanit të gjithë hambaj! Jo brè kështu, na me të vertetë që hambajt i kemi qeveritarë, po kemi edhe intelektualë, që ishin hambaj e sot janë “prof. dr. e akademikë”…E kemi edhe prof. dr. që per pikpamjet e Tyne Europjano Perëndimore, per hir të Marksit, i kemi ba jo vetem hambaj, por edhe ua kemi nxi jeten edhe ...

Fritz Radovani: Kush e shkatrroi Shkodrën, Krajl Nikolla me topa, apo Enver Hoxha me hora?

Gjuhej me top Shkodra, gjuhej me top Rozafa, gjuhej me top Katedralja…e gjylet binin ku u mbushej mendja, veç kur hapej gropa e copat e mishit të njeriut fluturonin me buca dheu…Kam lexue tre libra per “Rrethimin e Shkodres” të viteve 1912 – 13 të shkruem nga Gjino Berri, Don Ndoc Nikaj dhe At Justin Rrota, ku tregohet me saktësi ajo që ngjau nga shteti fqinj i Malit të Zi kunder një grushti Shqiptarësh, të pushtuem 500 vjet nga turqit, po që ishin zgjue nga gjumi në Prillin e vitit 1911 ...

Fritz Radovani: Mos rrej Rrok

Fjala e një Kleriku apo fetari në Shqipni gjithmonë asht kenë besue pa asnjë diskutim.Koha solli ndryshimet e veta e bashkë me ta edhe ndryshimin e “besueshmenisë”, që sot bahet shumë e diskutueshme nga rrethanat historike per secilin njeri. Fatkeqsisht, kjo ngjet sot edhe me Klerikët tanë ashtu si me besimtarët. Ndoshta, asht krijue një ide tek ata, se të gjithë po rrejnë, ose ma e zbutun me gjuhen e njësueme “gënjejnë”, kush ma pak e kush ma shumë, “pse na të perjashtohemi nga shoqnia mashtruese e ...

Fritz Radovani: Gjyqi i ''Hakës''... vazhdon ...

Në mes të dy pjatave të peshores së drejtësisë së njohun Europjane, asaj t’ Athinës dhe Romës së vjeter, asht gjylpana që tregon masen e saj, ose ma mirë me thanë në gjuhë juridike nga cila anë peshon ma randë padrejtësia, e kjo quhet “Tirani” me qender në një nga Shtetet ma të vjetra edhe ky si dy të parat…në Iliri, apo Arnautistan.Që në vitet e para të formimit të Shtetit Shqiptar, mjaft nga familjet e ...

Fritz Radovani: Tirana e ''tiranëve'' mashtron

Edhe pse isha vetëm 3 vjeç, e kujtoj si tashti…Një zhurmë e mnershme, shurdhuese, vinte si gjamë prej qiellit, e dukej se po na merr me vedi bashkë me pullaze, oxhakë, hatlla e trena, tue rrënue e prishë muret prej qerpiqësh bashkë me dyer e dritare. Krizmat e xhamave të thyem përziheshin me uturimat e avionëve anglezë, që pa pikë mëshire hidhnin bomba mbi krenat tonë, që nuk merrnim vesh asgja se shka po bahej mbi né e pranë nesh. Ashtu si ishim në atë sofër të asaj të zezë drekë, pa u çue mirë e me kafshatë të fundit në gojë, u drejtuem nga shkalla për ...

Fritz Radovani: Besë-lidhja e Malësisë... apo Lufta Nac-Çl?

Kur“historianët” do të shkruejnë të vërtetën, që Rinia Shqiptare me e mësue“até”?!Sa do të më pelqente sikur “prof. dr. e akademikët” me e dijtë këte emen, kush ishte kjo “Besë – Lidhja e Malësisë së Madhe, Rranxave dhe Postribës”, kush e krijoi dhe pse u krijue, apo cili ishte qellimi i Saj Atdhetar?! Nuk dij a e kanë lexue ndonjëherë Programin e Saj!!Prej vitit 1941 krahinat Veri – Perëndimore të Shkodres, tue fillue prej Ulqinit, Tivarit, Hotit dhe Grudës, ishin të lira nga jugosllavët dhe ...

Fritz Radovani: Po vdesim tue numrue yjet

Në dukje të pergjithshme shumë pak njerëz merren me yjet!Gati askujt nuk i shkon mendja me pasë në shtëpi një teleskop apo dylbi…Kedo me pyet pse nuk i mban këto, menjëherë do të pergjegjet “çka më duhen!?”.Pak e aspak shtete në Botë janë marrë me yjet! Ma shumë se Shqiptarët nuk besoj se asht marrë kush! Edhe Poeti ynë kombtar, i madhi At Fishta, kryevepren e vet që na ka lanë në poezi “Nji lule vjeshtet”, e ka shkrue per ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx