Pëllumb Gorica: Hapet perdja qiellore - shfaqen Apeninet
Pragmbrëmje tetori. Avioni, me karakteristikën e tij uturuese, çan hapësirat e mbushura me re të bardha drejt lartësive të qiellit. Jemi nisur nga aeroporti “Nënë Tereza”i Rinasit përmes dëshirës dhe kënaqësisë që të jep vizita në vise të pashkelura. Tashmë, ne shqiptarët e prekim dhe e vizitojmë botën si një realitet, dikur ëndërr. Udhëtojmë për në provincën Cuneo, Italinë Veriore. Provinca e Cuneos është rajon i Piemontes me qëndër Torinon, ku shtrihen disa qytete: Cuneo, Mondovi, Fasano, Saluzzo, Alba e qindra komuna të banuara prej shekujsh me histori interesante, bukuri ...


























