Blerim Latifi: Shtjefën Gjeçovi - “Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë”
Me 14 tetor të vitit 1929, derisa po kthehej nga Prizreni në Zym, aty rreth muzgut, Shtjefën Gjeçovi u sulmua në një pritë nga xhandarët serbë. Me dhjetëra plumba u shkrepën mbi të. Vdekja ishte e menjëhershme. Vendimi për vrasjen e tij ishte marrë ne Beograd. Nga viti 1921 Gjeçovi, në mënyrë të hapur dhe aktive...


























