Alma Lama: Pse duhet të shqetësohet Prishtina nga takimi i Vuçiçit me Papën
Gjuha e simboleve dhe gjuha e detajeve në diplomaci ka vlerë të madhe. Në takimin e tij me presidentin serb, pavarësisht të gjitha gjërave që janë folur, Papa Francesku, nëpërmjet dhuratës, i ka shprehur Vucicit qëndrimin e Selisë së Shenjtë: ne kërkojmë nga ju që të ndërtoni paqen me ata që nuk e keni, sidomos me Kosovën...


























