E shtune, 27.04.2024, 08:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Ambasadori spanjoll: Çmimi i Kadaresë, triumf i kulturës shqiptare në Evropë

E merkure, 29.07.2009, 07:16 PM


Ambasadori i Spanjës në Tiranë, z. Manuel Montobbio.

Si e pritët lajmin për marrjen e çmimit “Princi i Asturias” nga shkrimtari shqiptar Ismail Kadare? Ç’mund të na thoni rreth rëndësisë së këtij çmimi?


Personalisht e prita e me gëzim shumë të madh. Që më përpara se të vija në Shqipëri, pata rastin të njihja një nga anëtarët që kishte qenë në jurinë e çmimit “Princi i Asturias” dhe më kishte folur për kandidaturën e Ismail Kadaresë. Mendova që më e mira që mund të ndodhte për të promovuar marrëdhëniet tona ishte që Kadare të merrte cmimin “Princi i Asturias”. Mendoj që në përgjithësi çmimet “Princi i Asturias” apo cmimet Nobel jane një version modern i Olimpit global në kuptimin që bërja pjesë e natyrës humane që të arrijnë të kuptojnë ata që janë shembull i vecantë, që mund t’i dëshmojnë të tjerëve ashtu sic thoshte Kanti që ‘njeriu është e vetmja qenie që transhedenton vetveten’ dhe kjo ndoshta është esenca jonë dhe kjo transhendencë nënkupton të sjellurit e një risie në shkencë, në arte, në sporte të ndryshme, në harmoni apo paqe në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe  në këtë rast një risi në letërsi. Në këtë kuptim mendoj qysh para 30 vjetëve kur në Spanjë lindën këto çmime, pra në vitin 1981, duhet të kemi parasysh që gjeneral Franko vdiq në vitin 1976; kjo ka një simbolizëm të madh për spanjollët si popull. Nga të qenit një vend që kishte një regjim politik, heterodoks, le ta quajmë kështu, dhe nuk u pranua për këtë nga komuniteti eruopian deri vonë, kaluam në një shtet që prodhon juri që pas cmimit Nobël është juria e një cmimi më të lartë. Për ne si popull kjo ka një simbolikë të madhe, akoma dhe më shumë, sepse ai që simbolizon këtë cmim është princi i Asturias, që është trashgimtari i kurorës mbretërore, dhe që prej kohësh e shohim si trashgimtar që do na sundojë, që do të na mbretërojë dhe një trashgimtar që ka sunduar në demokraci dhe që do të përfaqësojë më vonë  Spanjën e së ardhmes. Ky cmim është i rëndësishëm që e merr Kadare sepse më parë e kanë marrë figura të mëdha dhe të rëndësishmë të letërsisë universale. Në këtë kuptim kjo është një strukturë që është zhvilluar që para 30 vjetëve dhe fakti që Kadarë ngjitet në këtë olimp është një triumf patjetër i Kadaresë dhe nëpërmjet tij është një triumf i gjithë kulturës shqiptare. Jo shumë kultura të vendeve të tjera me popullsi sa Shqipëria kanë dikë që mund të thonë që një shkrimtar i yni ndodhet në Olimpin universal. Dhe ky është aspekti i vërtetë simbolik i këtij lajmi. Për mua duket se është një moment i ëmbël, i rëndësishëm dhe që mund ta përjetoj si ambasador i Spanjës në Shqipëri. Jam i bindur se nëpërmjet letërsisë së Kadaresë ka një dritare mundësish për Shqipërinë në mënyrë që të bëhët e njohur në të gjithë botën.

Le të flasim për këtë dritare që Kadare ka hapur me të gjithë botën, por edhe me Spanjën. Çdo të thotë për njohjen mes dy vendeve marrja e këtij cmimi nga Kadare dhe sa ai është i njohur në Spanjë?

Në radhë të parë Ismail Kadare është shumë i njohur në Spanjë. Ndërmjet të tjerave sepse ka patur një përkthyes të shkëlqyer, që është Ramon Sanchez Lizarralde, që mendoj historia e tij personale është një histori dashurie me  Shqipërinë. Ai erdhi këtu për motive politike, në solidaritet me regjimin që kishte atëherë Shqipëria. Pasi mbaroi kjo periudhë ai vendosi tia dedikonte jetën e tij përkthimit nga shqipja në spanjisht dhe anasjelltas, dhe kryesisht përkthimit të veprës së Kadaresë. Dhe fakti që një person vendos t’i kushtojë 20 vjet të jetës së tij kësaj gjëje, ka patur një vlerë me rëndësi në  njohjen e  veprës së Kadaresë. Përtej kësaj, fakti që Ismail Kadaresë i është dhënë cmimi “Princi Asturias” nënkupton një hop cilësorë në njohjen e letërsisë së tij. Ai është një shkrimtar i mirënjohur për të interesuarit e letërsisë, por fakti që i është dhënë cmimi, do të thotë që kushdo jo vetëm ata që janë të interesuar për letërsinë, por publiku në tërësi do ta marrë atë si autor referencë, vecanërisht në botën hispanike, që janë 500 milionë njerëz , por edhe më gjerë do ta merret si figurë referenciale.

Në fakt Kadare brenda tre vjetesh merr dy nga çmimet letrare më prestigjioze në gjithë botën që është çmimi britanik “Booker Price International” dhe çmimi “Princi Asturias”. Në cfarë raporti qendron tashmë Kadare sa i takon shkrimtarëve më të mëdhenj të botës?

Unë besoj që letërsia ka një aspekt objektiv dhe një subjektiv. Në aspektin objektiv padyshim çfarë prove më e mirë se kjo, fakti që Kadare ndodhet ndërmjet më të mirëve të letërsisë moderne, letërsisë kontemporane dhe  kjo është një provë e qartë, evidente. Në momentin që do të vendosnim një rënditje pikërisht në pozicionimin e tij mes këtyre figurave cdo lexues e kupton rëndësinë e kësaj. Është e rëndësishme që një shkrimtar të arrijë këtë status qoftë Markez qoftë Kundera qoftë Kadare apo kushdo tjetër. E rëndësishmë është universalizimi i të vecantës së tyre. Në kuptimin që nëse vepra e Kadaresë, apo e Markezit bazohet në një realitet konkret dhe në një  kulturë konkrete sic është ajo shqiptare apo ajo kolumbiane në rastin e Markezit ata dinë ta parashtrojnë në mënyrë të tillë që këto raste të vecanta të reflektojnë ndjesi universale, që i kemi të gjitha ne qeniet njerëzore. Nëpërmjet kësaj aftësia për të prodhuar ndjesi universale dashurie, urejtjeje, frike cfarëdo qofshin, kjo është ajo që i bën të lidhen me pjesën tjetër të qenieve njerëzore...

Megjithatë qarkullon ideja se letërsia shqiptarë nuk është e njohur, dhe doja tju pyesja se nëse një letërsi bëhet e njohur, nga numri i shkrimtarëve të përkthyer që ka apo i mjafton edhe një shkrimtar i madh?

Unë besoj në radhë të parë që nëpërmjet Kadaresë kultura shqiptare njihet më shumë. Të njohësh një autor universal do të thotë të ndryshosh përceptimin e një gjuhe dhe një culture. Ka gjuhë përshembull që nuk kanë as të kaluar, as të tashme, as të ardhme, por kanë vetëm një kohë të foljes. Gjuha shqipe që është gjuhë e sofistikuar, komplekse, ka prodhuar diçka sic është vepra e Kadaresë. Nëpërmjet kësaj, imazhi global i gjuhës shqiptare mund të ndryshojë në kuptim pozitiv dhe kjo mund të përbëjë interes më të madh për shkrimtarë të tjerë shqiptarë. Ndoshta është mirë të këtë një në Olimp për të cilin interesohet gjithë bota dhe bazuar në këtë pastaj, të këtë një interes gjithmonë e më të madh drejt kësaj kulture, kësaj shoqërie. Tematika e Kadaresë është shumë universale dhe bota e Kadaresë përmbledh le të themi letërsizim të përfytyrimeve kolektive shqiptare. Në këtë kuptim besoj që për një kulturë minoritare, duke folur nga aspekti numerik i saj, sic është Shqipëria kjo përbën një lajm të madh padyshim...

A mund të na flisni për prapaskenat e votimit të Kadaresë?

Nuk kam patur asnjë kontakt me jurinë dhe vendimi i jurisë është një vendim që merret me dyer të mbyllura, i pavarur. As unë dhe askush nuk mund të dijë rreth debateve dhe dialogjeve që janë bërë. Pra ajo që dua të them është që nuk kam shumë për të thënë në këtë pjesë. Por mund të them se ceremonia e dhënies së çmimeve do të bëhët më 23 tetor, në teatrin Campo Amor i cili ka më shumë se 200 vjet dhe që ndodhet në Oviedo, kryeqyteti i principatës së Asturias. Është një zonë e Spanjës ku nisi rekonkuista e kristianëve nga gadishulli Iberik. Pra rekonkuista e të krishterëve përballë pushtimit mysliman dhe që mbahet si origjina e Spanjës së sotme dhe për këtë arsye edhe trashëgimtari i kurorës mban emrin Princi i Asturias. Është një ceremoni ku tetë fituesit  marrin çmimin; ku ka një fjalim tradicional të princit dhe ku fondacioni më ka konfirmuar se Ismail Kadaresë do t’i besohet fjalimi që mbahet në përgjigje të fjalimit që mban princi. Kjo është një ceremoni që shihet nga qindra miliona vetë në botë dhe mendoj që në këtë moment zëri dhe mesazhi i Kadaresë do të mund të ndiqet dhe të shikohet nga qindra milionë njerëz. Njëkohësisht është traditë që përveç kësaj ceremonie formale secili prej fituesve të bëjë një akt të vecantë. Në rastin e çmimit të letërsisë, fituesi i tij, në një aktivitet në universitetin e Oviedos parashtron në një dialog me publikun aspekte të vecanta të veprës së tij. Është një rast për ta bërë atë figurë që ka marrë çmimin më të afërt, ndryshe nga solemniteti që ka ceremonia. Dhe në rastin e Ismail Kadaresë ky aktivitet prezantimi do të mbahet më 22 tetor...

Marrë me shkurtime nga “Studio e Hapur”, tv alsat - Gazeta 55


(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora