Kulturë
Albert Zholi: Varri i tijë dy kontinente
E merkure, 29.07.2009, 06:44 PM

''...Varri i tijë dy kontinente...''
Ishte ditë vjeshte, por dielli digjte si në gusht. Këmbët më cuan përpara një dyqani ëmbëlsirash. Në vitrinë më tërhoqi vëmendjen një portret i njohur, vendosur në një kornizë. E kisha për herë të parë nëpër faqet e librave të shkollës. Ashtu i lodhur sic isha, i pluhurosur e i leckosur , qëndroja para vitrinës dhe nuk ngopesha së pari. Ishte ajo fytyrë, ajo mjekër hijerëndë, ata sy fisnikë, ajo hundë si shqiponjë, ajo vështrim ëndërrimtar ...Para meje ishte Ali Pasha ...
-Ti qitas? ( cfarë shikon)- foli pronari i dyqanit, duke menduar se po lëpija, nga jashtë xhamit, ëmbëlsirat e tij.
-Pashanë e Janinës shikoj- iu përgjigja unë krenar e zëfortë, në ato dy fjalë të pashqitëshme...
Pronari më pa i cuditur, pastakj dic tha nëpër buzë e hyri brenda...” Këto i lexova tek një libër i pa botuar ende i Kzharkallit. Dhe brenda trurit nisën të lëviznin me jehonë, vjershat e këngët, historitë e gojëdhënat për Ali Pashë Tepelenën e Janinës... Që edhe pse kish vdekur më 5 shkurtin e 1822-shit po jetonte në dy jetë : Jetën e luftës e jetën e këngës... Dhe jeta e dytë e këngës, ishte më e madhërishmja, më e pavdekshmja. Por e vecanta e këtijë njeriu me dy jetë është se ai i kishte të gjitha nga dy: Dy gjuhë, dy vende, dy fe, dy pashallëqe, dy gra, dy djem, dy varre...
Kjo e vecantë për të gjithë njerëzit që kanë bërë histori , është përjetuar edhe në këngë
“... Ali Pasha me dy varre,
Në dy shtete, në dy qytete,
Varri I tij, dy kontinente …” Tepelena e lindi, Janina I mori kokën.
Të parën e shkeli këmbëzbathur, të dytën e bëri vetë ...
“ Janinë, Janinë e shkretë,
Të pacë ndërtuar vetë,
S’të gëzova as unë as djemtë…”
Të rëntë zjarri të djegtë…”
Hija e tijë është e kudoshtrirë, sa gjithkush, duhet t’I hedhë me kujdes hapat, për të mos e shkelur…
Por ai është e njëherësh fshihet e bëhet I padukëshëm. Dhe në momente kur po populli ka ethe e zjarrëllëk shpirti e kërkon që të shfaqet me dy jetët njëherësh:
“…Ku je Ali Pashë ku je?
Mblidhi trimat ku i ke?!...
Komentoni
Artikuj te tjere
Poezi nga Ekrem Ajruli
Albina Idrizi: Dashuri e humbur
Blerim Rrecaj: Bisedë e shkurtër elektronike me piktorin Sejdi Kapllanaj
Halit Bogaj: Falemnderit Mali i Zi
Përparim Hysi: Shqipja e Andeve
Milazim Kadriu: Vjersha për fëmijë
Novelë nga Arsim Halili
Ese nga Vangjush Ziko
Zyhdi Dervishi: Një zë në polifoninë e leximeve
Ademi: Shqiptarëve u mungon filmi i madh (Analizë nga Ilir Muharremi)
Edison Ypi: Leman Ypi
Engjëll Koliqi?: Ta ndërrojmë botën me dashuri II (Cikël poetik)
Halit Bogaj: Cikël poezish kushtuar vendeve që e pranuan pavarësinë e Kosovës?
Sulejman Sulejmani: Muharremi i Agushit
Naser Aliu: Përsëritja; Minaret nuk fluturojnë; Mojsiu, Krishti dhe Muhameti
Ilir Muharremi: Debati shndrrohet në analizë
Suzana Kuqi: Muzg
Përparim Hysi: Fate të trishta
Milazim Kadriu: Libër për një personalitet dhe një lëvizje
Blerim Rrecaj: Shtegtimi i doktorit...