E enjte, 08.05.2025, 08:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Shtegtimi i doktorit...

E hene, 27.07.2009, 06:17 PM


SHTEGETIMI I DOKTORIT, AKUPUNKTURA DHE LUFTA KUNDER STRESIT

Nga Blerim Rrecaj

Ku ishte, ku është dhe çfarë bën Dr.Rabit Sadiku?

E falënderoj gazetën tuaj dhe dëshiroj që të ua përshkruaj rrugëtimin tim 15 vjeçar.Ne vitin 1992 përherë të pare u “takova” me shkencen e Akupunkturologjisë dhe që atëherë e deri më sot “bashkëjetoj” me të, duke u munduar që çdo ditë të bej të mira për të tjerët. Për të mësuar këtë shkencë kam shëtitur përgjatë Lindjes në Shri Lankë,Kinë,Thajandë duke vazhduar edhe ne Evropë, sidomos në Gjermani dhe Zvicër .Vitet e fundit isha edhe ne Rusi për të mësuar terapinë me Rezonancë Mikrovalore.Ishte një shtegëtim i gjatë, i mundimshëm por dëshira për ta njohur deri ne fund këtë lëmi shkencore ishte e madhe.Falë përkrahjes së familjes dhe ndihmës se Zotit kam arritur të mësojë shumë. Dituria e fituar në shumë vende ma mundëson t’i kombinoj disa metoda të ndryshme që e kanë të njejtin qëllim : mjekimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve. Kam marrë pjesë në shumë konferenca dhe kongrese ndërkombëtare dhe kam botuar një libër për herë të parë në gjuhën tone amtare shqipe nga lëmia e Akupunkturës që titullohet “Akupunktura”.

Në nëntorin e 2008-ës jeni shpërblyer një çmim të rëndësishëm ndërkombëtar, për çfarë bëhet fjalë?

Pas një ecjeje të gjatë më në fund fitova një çmim ndërkombetar për PAQE,KOOPERIM DHE SOLIDARITET në Kolombo të Shri Lankës të cilin e dhurojnë Kombet e Bashkuara .Ishte një kënaqësi dhe krenari për mua ,familjen time dhe Kosovën e shqiptarinë sepse ishte edhe një njohje e vlerave njerëzore shqiptare.Kënaqesia ishte e veçantë pasi që në Kolombo përherë të parë valoi flamuri I Kosovës të cilin e kisha sjellur atje.Ishin momente të paharruara e sidomos i kujtoj takimet me Ministrat e Shri Lankës dhe fytyrat politike e shkencore nga e gjithë bota.Gjatë qëndrimit tim atje kam shfrytëzuar edhe momentin për të lobuar për shtetin e Kosovës ku edhe gjeta perkrahje te madhe…Kisha bërë gati edhe nje takim te mundshëm në mes dy kryetarëve të shteteve kreut të Shri Lankës dhe atij të Kosovës. Por kur u ktheva në Kosovë nuk e gjeta përkrahjen dhe mirëkuptimin nga njerëzit e shtetit tim dhe në njëfarë mënyre mund të them se jam zhgënjyer pas atij premtimi dhënë autoriteteve shrilakase se shpejt do t’i njoftoj për një takim të mundshëm . Kjo mbeti më shumë një deshirë e imja sepse nuk gjeta gatishmërinë e politikanëve tanë . Po mundësia është e hapur por mungon vullneti i të tjerëve duke mbetur me shpresë se një ditë Kosovën do ta njohin edhe shumë shtete të tjera.

E pashë në internet një punim tuajin që ishte i thuktë, interesant dhe shumë domethënës për fenomenin e njohur me emrin stres. A është kjo një përpjekje juaja për të kontribuar në lëvizjen anti stres nëse mund të shprehem kështu?

Unë që nga fillimi jam munduar e kam publikuar shkrime nga kjo sferë . Kam të publikuar shumë artikuj në shumë revista para dhe pas lufte. Sot interneti është njëra prej metodave të reja të komunikimit dhe duke pasur mungesën e madhe të literaturës që ekziston nga kjo lëmi në gjuhën tone e kam bërë një gjë të tillë. Kam publikuar shumë punime për stresin pasi që stresi është shumë I theksuar edhe në vendin tone. Mendoj se deri diku kam arritur t’u ndihmojë njerëzve të populates sonë me shkrime që përmbajnë këshilla, tretmane që I përkasin kësaj dukurie

Si ta përballojmë stresin, a duhet të përballemi e të, ndonjëherë t'i lëshojmë udhë apo cila është rruga për ta mbajtur njëfarë drejtpeshimi të dëshiruar?A mund të na jepni disa këshilla profesionale për lexuesit tanë?

Po me kënaqësinë më të madhe do t’u jap disa keshilla se si të “silleni” me stresin...sidomos me stresin në punë.
1. Mësoni që të caktoni prioritete (në rend të parë punët e rëndësishme) Si?
Në fillim të ditës shënoni në letër së çka duhet të bëni gjatë ditës (të gjitha punët) dhe shënoni frazën: ”për të bërë”!

Rradhitni punët sipas rëndesisë së tyre.
1. ''A” duhet të kryhet sot.
2. ”B” mund të pres për nesër.
3. ”C” mund te pres disa ditë.
4. ”D” a është me doemos e nevojshme?
Sipas kësaj bëni detyrat sipas regjistrit tuaj duke filluar nga “A” e teposhtë.
Në fund të ditës, mos u brengosni për punët të cilat s'keni pasur mundësi që t'i kryeni.

Vendosni në regjistrin për diten tjetër duke i dhënë një rëndësi tjetër dhe poashtu i harroni deri në ditën e ardhëshme.
Kjo ide e vogel është shumë frytëdhënse për shumë ndërmarrje të cilat paguajnë shuma të mëdha parashë, Agjensioneve për Këshilla për të marrë ketë ide te veprimit.

Mbani në mend se nuk jeni njeri i përsosur, gjithmonë mund të gaboni.
Mesoni fjalët “JO”gjatë punës plotësuese (të vazhdueshme)

Gjithmonë merrni pauzën për ushqim.
Ndofta marrja e ushqimit ndihmon më shumë larg vendit të punës.
-Mos i leni punët për momentet e fundit, jepni vetës kohë të mjaftueshme për
udhëtim, mbledhje, punë të (pa)parashikueshme.

Mos u ngarkoni dhe mos u nxitoni me shumë punë tërë kohën, askush nuk është ,,Supermen''. Secili i ka momentet e lodhjes. Mesojeni kur ju lodheni.
Nëse jeni mbrapa tjerëve në radhën e punës mos u brengosni për këtë.
Nuk duhet që gjithmonë të bëni krejt atë që dikush kërkon nga ju apo edhe ju të bëni edhe për veten tënde.
E rëndësishmë është që të jipni të tërën nga ju.

Ç'KA TJETËR…

Mësohuni që të çlodheni në shtepi. Bëni gjithëçka ju pëlqen juve.
Kaloni kohën duke bërë punë që ju ç’lodhë më së shumti apo të merreni edhe me hobin tuaj.
Merrni një ditë të lirë dhe shkoni në një vend krejtësisht të ri.
Ushtroni mjaft, trupi duhet të jëtë në funksion. Nëse në vendin e punës rri ulur në një vend, duhet të lëvizni për të lëvizur qarkullimin e gjakut duke qëndruar në një pozitë tjetër. Merrni ushqim të shëndoshë, lëngje, perime etj.

Vëhuni në shërbim për të tjerët se kjo ju ndihmon sepse bën që të zvoglohen problemet tona.
Mos keni armiqësi apo ide (mendime) negative për askënd në punën tuaj, në vendbanimin tuaj dhe askund tjetër.

Kjo do te ju shkaktoj dëme dhe stres plotësues.
Gjeni mënyrat që të kërkoni falje dhe të tejkaloni situatat dhe të gjtha mosmarrveshjet.
Kur babai i thotë djalit të tij ”Atëherë kur ta kuptosh se jeta është luftë” punët do t'i kuptosh më mirë.
Disa gjëra nuk mund t'i ndryshojmë.
Duhet mësuar të jetojmë me probleme dhe duke i tejkaluar problemet jetësore ne zhvillohemi më shumë.

A ka edhe diç tjeter?

Po- ne nuk duhet të mbetemi i vetëm. Është pra e mundshme ta gjeni një forcë të re për jetë dhe një mënyrë te re të jetesës.
Ndihma më e madhe është mbështetja tek Zoti ku gjejmë vetëveten dhe udherrefimin, qëtesinë më të madhe shpirtërore.

Ju që shkruani kundër stresit si e luftoni atë kur ju sulmon juve personalisht?

Natyrisht se stresi është pasojë e pavitueshme e jetës. Por me një menaxhim profesional mund të arrini ta zbusni. Stresi është edhe kripa e jetës…dua të them se kemi edhe strese pozitive etj. Mua më ndihmon shumë muzika sepse kam kënduar dhe kam luajtur në instrumente muzikore. Kjo më ka ndihmuar shumë për të larguar fenomenin stres..por edhe marrja me jogë, relaksim autogjenik ndihmon shumë.

Stres ka kudo mbrenda e jashtë nesh. Si do ta përkufizonit ju stesin vendor, atë të diasporës dhe atë rajonal e ndërkombëtar?

Stresi është kudo në mes nesh edhe në Kosovë por edhe ne vendet më të industrializuara të botës.Tek ne mendoj se është shumë i theksuar si pasojë e situatës para ,gjatë dhe pas luftës..traumat dhe streset ende nuk kanë filluar sepse kemi qenë pas lufte të hutuar pas ndërtimeve të pas luftës. Stresi është i theksuar edhe te bashkëatdhetarët tanë.Mendoi se adaptimi dhe mënyra e jetës e sidomos malli ,mërzia ,brenga ,melankolia etj.Por edhe Kosovën dhe familjaret e percjellin stresin e mërgimtarit.

Jeni edhe akupunkturolog profesionist si po e perqafojnë qytetarët në Kosovë këtë lëmi?

Akupunktura tashmë ka bërë një jetë dhe një afirmim në Kosove.Me mijëra qytetarë tashmë e kanë provuar këtë metodë dhe është krijuar një rrjet i adhuruesve dhe pacientëve qe flasin fjalë të mira.Rezultatet janë shumë frytdhënëse . Perderisa para 15 viteve rrallë kush dinte për këtë lëmi shkencore sot rrallë mund te gjesh njeri që nuk di për të.Për rezultatet e mëtejme koha qe eshte para nesh do ta deshmojë këtë që po e them më së miri.

Jetoni në Gjilan, larg kryeqendrës ku ka një koncentrim të shumëçkafes, raporti juaj me kolegët dhe me njerëzit tjerë, qofshin ata dashamirë apo...

Unë jetoj në Gjilan por jam i krejt Kosovës .Akupunktura me ka lidhur me shumë familje, rrethe dhe banorë nga të gjitha viset e Kosovës por edhe të vendeve tjera.Sidomos kam shume pacientë nga diaspora shumë prej të cilëve edhe pushimet e tyre i kalojnë me tretmanet e Akupunktures.
Raporte te mira sidomos kemi me mjekë ndërkombetarë por edhe vendor. Bota Elektronike ka bërë që të jemi më afër edhe për këshilla dhe sugjerime me kolegë nga e gjithë bota.
Blerim Rrecaj


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx