E hene, 29.04.2024, 03:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Përparim Hysi

E diele, 26.07.2009, 01:40 PM


Përparim Hysi

Një zog cicëron mbi degn e një peme
 
Një zog cicëron mbi degën e një peme
Unë e dëgjoj dhe me mëndje shkoj diku
Kjo cicërimë më sjell kohën e njeherëme
Kur nën një pemë unë isha me ju.
 
Dhe qe korrik,siç është dhe sot
Vite kanë ikur,pothuaj,tri dekada
Por kjo cicërimë më shpie në një botë
Që qe aq e bukur sa ç'është dhe parajsa.
 
Se çfarë bëmë bashkë sikur qe qiellore
Ah,seç ndodhi nën pemë,atë ditë korriku!
Po pse s'vini prapë,o ditë rinore
Që unë kokëbardhi të bëhem ashiku?!
 
Zogu cicëron dhe i shton cicërimat
Unë,po nën pemë,zë dhe hamëndësoj
Dhe zëmra,për çudi,i shton drithërimat
Se kujtimi i vjetër si gjëmb e shpoi.
 
Dhe dridhet zëmra nga kujtimi i bukur
Aq sa korën e plagës sikur zë e heq
Shtegëtoj kujtimesh si të jem flutur
Ke parë që nga vegimi,zë e bëhem keq.
 
E,mor zog behari,që mbi kokë më cicëron!
A e di,xhanan, që më shpie diku?
Zëmër,o moj zëmër,vallë si nuk harron?
Nga një cicërimë të dhëmbësh kështu?!...
                 
26 korrik 2009

Dhe i thashë...

Dhe i thashë:-Je  e mrekullueshme!
Dhe i thashë:-Të dua!
Po më hëngri gjarpërueshja
Më kafshoi mua.

Eh,seç vajti atë ditë!
Veç pse thashë dy fjalë
Seç m'u hodh ajo në grykë
Gati më ha gjallë.

Zë dhe unë e bëhem tym
Tymi  dil nga koka
Po  ajo më qe kaminë
U poqa,u dogja.

Gati unë zhbëhem i tërë
Elbete,jam plak.
Kur u nde mbi mua e tërë
Prapë më ndezi flakë.

Zë e mundem,edhe rrokem
Me të në dyshek
Dhe këndellem,dhe gëzohem
Ende zbraz dyfek.
         
22 korrik 2009

Letër për një mike
           
"Daullet bien për atë që ka veshë"
                        Populli

Vërtet që ne shiheshim rrallë
Unë në fshat dhe ti në qytet
Po ç'mesazhe fshihnim vallë?
Ç'mesazhe fshihnim,vërtet?

Asgjë s'të thashë...dhe as më the
Po vallë a ka shumë rëndësi?
Ne shiheshim,buzëqeshnim se...
Se ç'kish mes nesh një "fshehuri".

E fshehura rrinte thellë përbrënda
(këtë mirë e dimë:si unë e ti!)
Ah,sa të fshehta që ruan zëmra!
Zëmra është minierë  me galeri.

Të fshehtën zëmra e ruan si thesar
Askujt,askujt nuk ia beson
Kur sytë kryqëzohen,sjellin veç  mall
Ky mall i madh që kaq na mundon.

Kur ne u njohëm,qeshë mesoburrë
Ti qe zonjushë që sa u bëre zonjë
Oh,atë çast,unë s'e harroj kurrë
Se që atë çast unë  ju dashuroj.

Dhe s'ju kam thënë.Po si mund t'u thosha
Kur ne të dy,shiheshim shumë rrallë?!
Tani,tani kur më  s'më premton mosha
Dua t'ju rrrëfehem:-Ju dua dhe kam mall!
               
22 korrik 2009


(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora