Kulturë
Eduard M. Dilo?: Sevasti Qiriasi Dako - kujtime per Naim Bej Frasherin
E enjte, 23.07.2009, 08:01 PM
![]() |
Sevasti Qirjasi - Dako |
E kush nga ne, qysh ne femejeri nuk u ushqye me poezine e bukur naimjane, e kush nga ne qe femije nuk i recitonte ashtu sic dinte vargjet e embela te thjeshta e aq te bukura te Tij?
Shkruaj…, ndersa ne veshe me ushton zreri i aktorit , artistit tone te mrekullueshem , qe per koecidence ka te njejtin emer me poetin ne fjale…Naim Frasheri(Artist Populli) :
“O malet e Shqiperise, dhe ju o lisat e gjate,
Fushat e gjera me lule , q’u kam ndermend dite e nate…..
Ti Shqiperi me ep nder’ , me ep emrin Shqipetar…..”
Jane vargje qe burojne nga zemra e peremalluar e nje shqiptari te vertete , qe atje ne mergimin e larget zemra i qan per Atdhe. Eshte Naimi yne qe na e bie aq afer memedhene, na con ne ato vende ku “buron ujet e ftohte/, ku “kullosin bagetia/ ….ku bariu i bie xhurase …../ atje ku perdite kemi mendjet tona! E kush nga gjithe ne sot qe ndodhemi larg , shume larg atdheut , nuk e ndjen veten me patriot kur degjon vargjet e Naimit, te Cajupit , te Fishtes , …., etj., etj.?
Nisur nga nje mendim i mire , qe gjithe sa do ti lexojne kujtimet e me poshteme , do te ndjejne nje fare kenaqesie, se jane shkruar nga dora e mjeshtres se madhe , vendosa te sjell ne origjinal , duke i shkeputur ashtu sic jane shkruar 92 - vjet me pare, ne revisten e bukur e aq simpatike
“YLL’I I MENGJEZIT “(The Morning Star), Vol.1 Boston .Mass .,
Thursday , February 15/1917 No. 3 / (f. 75-77).
(Falnderoj per kete mundesi te krijuar me keto dokumenta te hereshme Zonjen e nderuar, Prof. Lume M. Juka, qe mi ka dhuruar .)
NJE PJEKJE ME NAIM BENJ FRASHERIN (SEVASTI QIRIAS DAKO)
C’do Shqiptar i math dhe i vogel ka degjuare cili eshte Naim Bej Frasheri, dhe kur kujtojme kete emer te ckelqyere na vjene nder ment , pa dashur sherbimet e medha qe i ka sjelle ky atdhetar i cquare Shqiperise si patriot , si shkrimtar dhe si vjershetor. Cili eshte ay atdhetar Shqiptar qe nuku ka shijuare vjershat e ketij atdhetari te rralle? Cili eshte ay patriot qe nuk ka vajtur tek ky burim atdhetarizmi per te forcuare ndjenjat edhe per te ndriture mendimet e tija patriotike? Vjershat e Naim Bej Frasherit e zgjuan kombin Shqipetar nga gjumi i rende qe e kish kishte pushtuare dhe i dhane fuqi edhe guxim te nisnje luften kundra tiranise.

Thesare , per te cilin kisha derdhure shume djerse po e mbanja ne dore: fjalet edhe keshillat qe na u dhane prej njers te medhenj e te cquare muare funt. Urimet e folesvet i muarme qe te gjitha edhe shumica e madhe zu te perhapet. Ate-here i ndyeri vella vjen edhe me mer edhe me shpije ne nje tok njeres , qe po na prisnin. Para se te afronemi , disa nga keta me heqin verejtjen , po me teper nje njeri , i cili ndonse me shtat te mesme edhe i imet, po kishte nje fytyre fort te qete edhe te pershkruare me ato sentimenta te larta, te cilat vetem nje viershetor i lindur munt t’i kete.
Syte e tija plot zjar, i cili munt te djege vetem ne zemer te atij atdhetari, qe eshte i kthjellet edhe i vertete. Te gjitha keto permbledhur , i jepnin fytyres tij nje pamje intelektuali te cuditsheme: ishte nje magnet dashurije. Si u pershendoshme me te gjithe , Naim Beu me afronet edhe pasi me pershendoshi edhe nje here me tha keto fjale, te cilat ende jane te gjalla ne zemer time:fjale, qe tronditne shpirtin e te gjithevet atyre , qe degjuane; fjale plot enthusiam edhe flage , qe derdheshin prej nje zemre plot idealesh te larta.”Motre , pune me te mire edhe me te vyere nuku mund te besh per Shqiperine pervec asaj qe kini nderment te beni bashke me vellane t’uaj edhe mikun t’im te dashur -dhe e pushton t’im vella-po edhe une deshiroj te shtonj vetem dy fjale: pasketaj , nisin detyrat e tua me te medhate, edhe nde qofsh besnike, ke per te bere me te medhate vepra per memedhene.Pengime edhe trubullime shume edhe te medha do te kini ne kete udhe qe ini nisur: po si trime Shqipetarke i ke per te kaperxyere te gjitha.Te gjitha ato qe do te vijne nene hijen tende i frymezo me idealle te lartra e te verteta, qe te harijme nje qyteterim te vertete edhe keshtu t’a bejme edhe brezin tone te pushtonje gjithe ato virtua dashurije vellazerije atdhetarije dhe bashkimi qe karakterizon kohen e Skenderbeut.”
Keshillat e larta te atdhetarit te ckelqyere me bene si thashe edhe me siper , nje pershtypje te madhe, edhe me kane qene krahe qe kur se hyra ne fushen kombetare. C’do njeri qe bashkoheshe me Naim Bej Frasherin nuk mund te mos frymezohej nga ideallet e tija te lartra edhe nuk ishte e mundur te mos e kupetonte dtyren qe ka kundrejt atdheut.
………Sikur te kishte Shqiperija sot ca njeres si Naimi, si Samine e Abdylin, si Vaso Pashen etj., punerat ne Shqiperi do te kishin nje fytyre fare te ndryshme:sepse keta perpara kombit benin kurban c’do interes.Ky ckaterrim do te mos na vinte: as qe do te merrnim aratine nde dhe te huaj dhe te derdhnim djerse -gjaku per rojtjen tone.
Kombi Shqiptar kure do te mos haronje veprat e tyre. Nde mos kane gjer me sot permendore prej mermeri, kane nga nje permendore ne zemer te c’do Shqipetari.
Po te marim si shembell keta atdhetare edhe te bejme kurban per Shqiperine c’do interes vetiak, ose c’do hater miqesije do te munt t’i sjellim sherbime atdheut. Le te mos harojme vellezer atdhetare se vetem kthjellesia edhe drejtesia do te na nderojne edhe do te na bejne te lumtur edhe kombin , edhe neve. Nde befshim pjesen tone, jo per fitimin e vet , po per fitim te kombit , ate-here kemi mbaruare detyren tone.
Sa bukur e ka skalitur e na jep portretin e Naimit tone te madh, sa bukur e preshkruan takimin mbrese -lenes me te, biseden me aq vlere dhe pershtypjen qe i ka lene gjurme tere jeten dhe e ka pase si busull ne udhen e shqiptarizmes. Sa aktual eshte dhe sot pas afro njeqint vjetesh ky shkrim aq domethenes patriotik. Sa nevoje ka atdheu yne qe gjithe te jemi nje ze ne favor te ceshtjes sone kombetare, per t’u rreshtuar aty ku na takon ne Europen e bashkuar! Dhe kemi cilesi dhe virtyte qe na shquajne midis popujve te tjere, e te gjitha keto po ti veme ne dobi te Kombit, te gjithe do jemi te kenaqur se Kombi yne do perparoje dhe do zere vendin qe deri tash i eshte mohuar e privuar.
Eduard M. Dilo / Korrik, 2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Sabit Rrustemi: Përtej mjegullës së fjalëve (Cikël i ri poezish)
Alfred Papuçiu: Meditim për doktoreshën humane zvicerane, mike e shqiptarëve
Vangjush Ziko: Poeti dhe mërgimi
Demir Krasniqi: Falenderimi i Kosovës - Gratitude of Kosova
Ksenofon M. Dilo: Jam një Shqipëri e vogël
Nexhat Rexha: Refleksione të heshtura në arkën magjike
Xhelo Vasjari: Klarineta është shpirti im, ajo është dashuria e pazëvëndësueshme
Cikël poezishë nga Ekrem Ajruli
Një grua nga Tirana - roman i shkrimtares Helena Kadare në gjermanisht
Përparim Hysi: "Hajduti?!"
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Martin Camaj: I mohuar e i mënjanuar... njëlloj si në diktaturë
Cikel poetik nga Sabahate Byci
Demir Krasniqi: Unë jam vëlla i Nënës Tereze
Agim Gashi-Drenica:Maksima popullore - Bashk?kohore
Albert Zholi: E, c'i duhet shqipja?!...
Cikël poetik nga Hajdin Morina
Edison Ypi: Sikter
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Lanksch: Ditët kur mësoja shqipen me Martin Camajn