E enjte, 08.05.2025, 11:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poezishë nga Ekrem Ajruli

E merkure, 22.07.2009, 06:46 PM




Pate thënë ta heq këtë ves
Ndaj duhanin nuk e dua
Por cigaren s’e shmang dot
Ngase digjet veç për mua

TAKAT

Takat tua elegante
shkelin zëshëm mbi asfalt
hapi yt hijelehtë
drithërimë më shti në shtat

s’janë të thjeshta si do taka
të përmbytura në baltë e djersë
janë taka të përkryera
zgjojnë kureshtjen në mëngjes

E NDJEJ...

Mallin tënd si vjen
rreze dielli djeg në ballë
shpirti im zog qielli
ka nevojë për t’u çmallë

at shikim xixë stralli
syri yt din ta derdh
zemra ime shpuzë deti
din mirë si ta mbledh

këto visare kaq të shtrenjta
i fsheh thellë n’fund të detit
i përkëdhel i ledhaton
oqean zemra e poetit

I SIRENËS

Rob le të jem
thellë në fund të detit
të frymojë mes valëve gurëve
sa këtu mes llumrrëmetit
t’u buzëqesh Minotaurëve

LE

Të përplasen retë rrufetë
të përflaket tërë qielli
zëri yt vargu yt
seç më sjellë ngrohtësi dielli

SHPIRTI

Pleqëria nis afrohet
Si bilbili në degë fiku
S’plaket shpirti i poetit
Rrudhet ca vetëm fiziku

Kurrë nuk jepet nuk dorëzohet
As është tretur
S’është si i ca të tjerëve
N’të 50-tat gjallëvdekur

Zemra e tij gurgacë
Kërkon pranë një copë eshke
Me të rënën e masatit
I vë flakën tërë një bjeshke


(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx