E premte, 09.05.2025, 01:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: E, c'i duhet shqipja?!...

E marte, 21.07.2009, 06:41 PM


Albert Zholi

E, C’I DUHET  SHQIPJA?!...

Atë  të  dielë  kopështi  zoologjik  i Athinës kishte  më  shumë  vizitorë. Unë  kisha  vendosur  që  të  shlodhesha  pranë  kafshëve të  rralla, duke  menduar se  do  e kapërcerja  dot ankthin  e mos lirisë  së tyre. Kafshët, që  do të  shihja, ishin  nëpër  kafaze, larg  pyjeve, kopeve, familjeve, e  shqyrjeve  ulërimave. Larg të  gjitha  atyre   që i  bëjnë  ato  kafshë. Shikoja  me  radhë   dhe  mendimet  më  shkonin tek origjina  e jetës...Edhe  kafsha  nuk  është më  kafshë, mendova. Njeriun, për  para  e  për  qejf  jo  vetëm jetën  e njerëzve, s’di  c’ta  bëjë, por  edhe të  kafshëve. Njeriu  jeton sic  do  paraja, edhe    kafshët  jetojnë  sic  do  paraja e njeriut” Mendoja kot  duke shikuar  kafshët .

Nga ajo botë  mendimesh më  nxorri  përballja  me  një  shokun tim, i  fola  sa e pashë, sikur  doja  të shpëtoja  nga  ato mendime, që  më  rëndonin  në  tru. Agimi  mezi  reagonte  dhe  më  zgjati  dorën  si me  përtesë. Me  dorën tjetër  mbante  një  fëmijë  6-7 vjecare, të  bukur  e të  shëndetshëm.

E justifikova   ftohtësinë e tij. Kanë  halle  njerëzit  mendova.Në  këtë  kohë  nuk  gjen njeri  pa  halle. Vetë  jeta  prej  refugjati  është  hall. Agimi  kishte  mbaruar  shkollën  për  inxhinier  ndërtimi  dhe  qe  i  zoti  në  zanatin  e tij. Ishte  edhe i  zoti i  fjalës. Më  kishte  rënë  rasti  ta  dëgjoja  në  zbore  ushtarake, kur  fliste  pr  Luftën  Nacionalclirimtare, për  mbrojtjen e  atdheut  e  patriotizmin...Nga më  të  dalluarit  e  komisarëve  ishte...Për të  dalë nga  ajo  gjendje  zymtësie  apo  për t’i dhënë  pak dritë  takimit  tonë, në  këtë  takim  të  pas  kaq  shumë  vitesh, në  vends tjetër  e  në  rrethana  të  tjera, përkëdhela  fëmijën e  tij  dhe  e pyeta ëmbël: “ Si të  quajnë”?- vogëlushi më  shikoi  si i  habitur  pastaj   hodhi  sytë   nga i  ati.

-        Shkon në  shkollë?- pyeta  përsëri  unë, duke  e kapur  lehtë  nga  faqet, për  t’i zhveshur  ndrojtjen e   mospërgjigjes.

-Andon, xhaxhi  të  pyet  se  si  e ke  emrin dhe a  shkon në shkollë- foli  baba Agimi  në  gjuhën  greke. Fëmija  u  cel në  fytyrë  dhe u  përgjigj  në gjuhën që  e  pyeti  i  jati:

-Më  quajnë  Andon dhe  jam  në  klasë të  parë.

Djali, I  kënaqur  nga  përgjigja  që  dha, buzëqeshi  dhe  bëri  disa lëvizje  të  pëpaërcaktuara  me duart  e vogla.

-         Si? Nuk  di  të  flasë shqip?-  pyeta  unë i  cuditur, më  tepër  nga  ajo  që  babai i  tij  ishte  Agimi, inxhinier  Agimi, fjalëshumë Agimi, që  bënte  be  për gjuhën  shqipe  e  për  Atdheun, pastaj për  kokën e nënës  së  tij ...

-         E, c’i  duhet  shqipja?!- foli  Agimi  me  aq  lehtësi, sikur  të  thoshte  “ c’pe  do  duhanin ?! Të bën  dëm po  ta  pish” Pastaj si për  t’i dhënë  më  bindje  fjalëve  që  tha  vazhdoi: - Apo  t’i thonë  shokët  “ alvanos”.

-          Eh, Berti i  dashur, kanë  ndryshuar  kohët...Fëmijët  duhet  t’i përshtaten  sa  më  mirë  ambjentit  ku  jetojnë ...Pastaj nocioni  Atdhe  apo  Komb ka  ndryshuar. I kanë  humbur  vlerat  fillestare, arkaike.

Ai  vazhdoi  të  fliste, me të  njëjtën  pasion  sic fliste  të  kundërtat  para  disa  vjetësh, por  unë  nuk mund  ta  dëgjoja  dot më. Veshët  vetëm  më  thithnin  copa  fjalësh  pa  kuptim. Hodha  sytë  nga  kafazi  përballë, por  edhe kafsha ,muze  përveshi  buzët, sikur  donte  të  më  përqeshte  mua  njeriun...

Athine 1999


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx