Kulturë
Bilall Maliqi: Dashuria botë e zjarrtë motivuese
E diele, 19.07.2009, 10:48 AM

(Sabit Rrustemi “Prekje hyjnore”, Bukuresht 2009, faqe 97).
Nga Bilall Maliqi
Ndër të rrallët shkrimtarë që janë përkthyer në gjuhë tjera, e që shkrimet e tij zënë një vend të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqiptare është edhe shkrimtari Sabit Rrustemi.
Të flasësh për krijimtarinë poetike të Sabit Rrustemit, nuk mundemi pa e potencuar edhe këte se është shkrimtari i parë Kosovar që burgoset për shkak të botimit të një tregimi ditën kur shpërthyen demonstratat shqiptare për pavarësinë e Kosovës.
Sabit Rrustemi autor i disa librave me vlera të begatshme artistike, ku në librat e tij mund të gjejmë tema të ndryshme të stolisura me figura të ndryshme letrare, e që e bëjnë njërin nga poetët më të talentuar të Kosovës.Poeti Rrustemi ka një rezhim të fortë ndaj shkrimeve të veta, në këtë kontest poezia e tij e çfarëdo motivi qoftë ka artin e veçantë të thurrjes së vargut, poezia e tij paiset me një gamë të gjërë motivuese nëpër etapa kohore të shkrimit.Te ky shkrimtar lexuesi mund të gjej fshehtësitë shpirtërore me të cilat shpalos emocione, botën intime duke i lidhur me dukuritë kohore.Kur jemi te vlerat që posedon ky shkrimtar, e që është i përkthyer në gjuhë tjera, para nesh këtyre ditëve del libri i tij me poezi i përkthyer në gjuhën rumune nga poeti dhe përkthyesi Baki Ymeri.
Prekje hyjnore

Në aspektin tematik poezitë e përkthyera përbëjnë një kolorit motivesh që paraqesin realitete kohore në kontestin social, patriotik dhe të dashurisë e që e bëjnë librin me vlera të konsiderueshme letrare, duke dalë ballë për ballë edhe me lexuesit rumun me vargjet e përkthyera të këtij libri hyn thellë në botën reale dhe shpirtërore të shkrimtarit dhe popullit të tij të shumë vuajtur shekuj me rradhë.
Libri është i ndarë në cikle. “Ëndrra e jetës sime”, ku janë të përkthyera diku njëzetë e tri poezi, “Dhembje lirike”, të përkthyera njëzetë e pesë poezi, “Rizgjimi i Dardanisë”, të përkthyera pesë poezi dhe cikli tjetër me shtatë poezi mbetet në gjuhën shqipe e titulluar “Këngë dashurie”.
Dashuria si koncept
Duke e lexuar ciklin me shtatë poezi në gjuhën shqipe para nesh del një botë e zjarrtë vargëruese që del nga shpirti i autorit.Metaforat që i ka futur në vargje janë interesante dhe të strukturuara me mjeshtri dhe afinitet poetik.Bota e dashurisë si koncept e ka futur thellë të ballafaqohet më këtë motiv me shprehje dhe vargje inventive .Dashuria paraqitet në dy segmente, dashuria ndaj atdheut dhe dashuri shpirti, të cilat me mjeshtri i transmeton përmes vargjeve poetike.
Dashurinë shkrimtari e paraqet të pastër, pa intriga thjesht paraqet një peizazh të vrullshëm shpirtëror se:
“Nuk kam fjalë
Njëmend nuk kam
Për ta përshkruar në këtë çast
Atë që ndjej për ty
Qoftë dashuri
Qoftë dhembje”
Vrulli poetik i Sabit Rrustemit, kur është fjala te ky motiv shprishë tërë atë zjarr që ka brenda shpirtit.Nuk mund të jetë i qetë para protagonistes që fshihet në brendi të vargjeve poetike të kësaj poezie, por edhe të poezive tjera që e shoqërojnë këtë cikël poetik.Poeti e hap zemrën nuk e fsheh tërë atë dashuri që ndjen në këtë poezi përkushtuese, pra nuk është i mbyllur karshi Hyjneshës së tij, të paprekshmes së tij, të dëshirueshmes së tij etj, etj, por përmes vargjeve flet me të, i thotë:
“Jeta ime e virgjër je ti
Dashuri që nuk preket as pjesëtohet...”
(poezia “Ora e lumturimit).
Ose
“Hyjnesha ime
Hyjnesha ime
Ti që orë e çast
Shprush e kënaq
Veten tënde
Veten time”
(Poezia “Post festum një përjetimi).
Ky cikël është i begatuar edhe me poezi tjera të cilat shoqërohen me të njëjtin motiv me të cilat ndeshet lexuesi.Në situata të tilla, poeti është frymëzuar me elemente që përnjëherë lexuesin e fusin në botën e adhurimeve (të dashurisë), sepse në jetën e përditshme në aspektin e dashurisë shumica e lexuesve e gjejnë veten para kësaj sprove e cila është e natyrshme.
Përmes rrugës poetike të këtij cikli poeti Rrustemi vazhdon me të njëjtin tretman dhe vrull edhe në gjashtë poezitë tjera si:/Luledashuria/Nusërim i fjalëve/Dëgjoje këtë muzikë Ilire/Post festum një përjetimi/Ëndrra që nuk po e shoh/ dhe /nën qerpikun tënd/, të cilat e bëjnë një tërësi të poezive më të bukura të Sabit Rrustemit.
Komentoni
Artikuj te tjere
Poezi nga Përparim Hysi
Luan Cipi: Magjia e dashurisë
Kush janë vipat e pavdekshëm botërorë
Bilall Maliqi: Më tërhoqi malli i zhuritur (Cikël poetik)
Ali D. Jasiqi: Jubileu që (nuk) po shënohet
Milazim Kadriu: Dashuria dhe përjetimet e saja
Ali Sh. Mehmeti: Fjalor enciklopedik nga Teknologjia e Informacionit
U promovua libri “Kosova në zemrën e mërgatës në Suedi”
Çerkin Bytyçi: U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar
Jusuf Zenunaj në shtypin letrar të Rumanisë
Luan Çipi: Në Fabrikën e Çimentos
Vangjush Ziko: Serenata korçare, e njohur dhe e panjohur
Suzana Kuqi: Rradha
Halit Bogaj: Ngjyrat e dashurisë
Naser Aliu: Kush e vizatoi flamurin?
Demir Krasniqi: Vendlindja
Përparim Hysi: Hamleti në Mbrostar-Ura
Agim Gashi: Ata presin!...
Ukshin Zajmi: A është mbreti Artur ilir, dilemë që kërkon zgjidhje!?
Përparim Hysi: Kujtiiiiim!