Kulturë
U promovua libri “Kosova në zemrën e mërgatës në Suedi”
E shtune, 18.07.2009, 11:06 AM
 Ne Bibloteken Kombetare te Universitetit te Kosoves ne Prishtine ne pranine e shume pjesmerresve, u promovua libri i autorit Hysen Ibrahimi "Kosova ne zemren e mergates ne Suedi". Hapjen e ketij promovimi e beri z. Osman Ahmetgjekaj, nenkryetar i LDD-se dega ne Suedi.
Ne Bibloteken Kombetare te Universitetit te Kosoves ne Prishtine ne pranine e shume pjesmerresve, u promovua libri i autorit Hysen Ibrahimi "Kosova ne zemren e mergates ne Suedi". Hapjen e ketij promovimi e beri z. Osman Ahmetgjekaj, nenkryetar i LDD-se dega ne Suedi.Në këtë libër, aktivisti i njohur në Suedi për çështjen e Kosovës, Hysen Ibrahimi, ka nxjerrë një analizë të punës së veprave të mërgatës shqiptare në Suedi, ku janë përfshirë ndihmat e karakterit humanitar.
Duke folur për librin e tij, autori Ibrahimi ka thënë se inspiruesi kryesor për këtë libër ka qenë presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, dhe se ky libër i dedikohet kryesisht atij.
“Ky libër i dedikohet kryesisht punës, angazhimeve dhe vendosmërisë për të çuar proceset e Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova që e kemi pasur prijësin dhe filozofinë e tij për një qytetërim, për një pavarësi të Kosovës dhe unitet kombëtar shqiptar, prandaj inspiruesi kryesor ka qenë ai, kurse bashkatdhetarët shqiptarë të cilët punuan me mund dhe djersë në tërë territorin e Suedisë pa ndalur kurrë kanë dhënë kontributin e pakontestueshëm”, u shpreh Ibrahimi.
Një fjalë rasti në promovimin e këtij libri mbajti edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Besa Gaxherri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, e cila ka çmuar lart kontributin e autorit Hysen Ibrahimi për të nxjerrë në dritë këtë libër të rëndësishëm, si dhe e ka falënderuar atë për kontributin e veçantë që ka dhënë për qytetarët e Kosovës.
Ndërkaq, Skender Rizaj, profesor, dhe mr. Azem Zogaj, thane se autori në këtë libër ka dhënë një pasqyrim të hollesishem të rolit të mergates, emigrantëve shqiptare në Suedi dhe rolin, kontributin e disa personaliteteve të shtetit suedez në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Publikuar më:
05:43:26 17.07.2009
Nga : TV 21
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Çerkin Bytyçi: U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar
						Jusuf Zenunaj në shtypin letrar të Rumanisë
						Luan Çipi: Në Fabrikën e Çimentos
						Vangjush Ziko: Serenata korçare, e njohur dhe e panjohur
						Suzana Kuqi: Rradha
						Halit Bogaj: Ngjyrat e dashurisë
						Naser Aliu: Kush e vizatoi flamurin?
						Demir Krasniqi: Vendlindja
						Përparim Hysi:  Hamleti në Mbrostar-Ura
						Agim Gashi: Ata presin!...
						Ukshin Zajmi: A është mbreti Artur ilir, dilemë që kërkon zgjidhje!?
						Përparim Hysi: Kujtiiiiim!
						Bilall Maliqi: Intervistë me aktorin e mirënjohur Hadi Shehu
						Skënder R. Hoxha: Dushkaja kërkon gjurmime arkeologjike
						Violeta Murati:  Epsh i dështuar i Fadilit
						Demir Krasniqi: Mos harroni këngëtarët e vjetër
						Më 24 qershor kremtohet zgjedhja e Kryepiskopit Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
						Agim Gashi - Drenica: Vargje satirike - humoristike
						Sokol Demaku: Kënga shqip
						Cikël poetik nga Ekrem Ajruli
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










