U promovua libri “Kosova në zemrën e mërgatës në Suedi”
| E shtune, 18.07.2009, 12:06 PM |
Ne Bibloteken Kombetare te Universitetit te Kosoves ne Prishtine ne pranine e shume pjesmerresve, u promovua libri i autorit Hysen Ibrahimi "Kosova ne zemren e mergates ne Suedi". Hapjen e ketij promovimi e beri z. Osman Ahmetgjekaj, nenkryetar i LDD-se dega ne Suedi.Në këtë libër, aktivisti i njohur në Suedi për çështjen e Kosovës, Hysen Ibrahimi, ka nxjerrë një analizë të punës së veprave të mërgatës shqiptare në Suedi, ku janë përfshirë ndihmat e karakterit humanitar.Duke folur për librin e tij, autori Ibrahimi ka thënë se inspiruesi kryesor për këtë libër ka qenë presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, dhe se ky libër i dedikohet kryesisht atij.“Ky libër i dedikohet kryesisht punës, angazhimeve dhe vendosmërisë për të çuar proceset e Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova që e kemi pasur prijësin dhe filozofinë e tij për një qytetërim, për një pavarësi të Kosovës dhe unitet kombëtar shqiptar, prandaj inspiruesi kryesor ka qenë ai, kurse bashkatdhetarët shqiptarë të cilët punuan me mund dhe djersë në tërë territorin e Suedisë pa ndalur kurrë kanë dhënë kontributin e pakontestueshëm”, u shpreh Ibrahimi.Një fjalë rasti në promovimin e këtij libri mbajti edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Besa Gaxherri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, e cila ka çmuar lart kontributin e autorit Hysen Ibrahimi për të nxjerrë në dritë këtë libër të rëndësishëm, si dhe e ka falënderuar atë për kontributin e veçantë që ka dhënë për qytetarët e Kosovës.Ndërkaq, Skender Rizaj, profesor, dhe mr. Azem Zogaj, thane se autori në këtë libër ka dhënë një pasqyrim të hollesishem të rolit të mergates, emigrantëve shqiptare në Suedi dhe rolin, kontributin e disa personaliteteve të shtetit suedez në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.Publikuar më:05:43:26 17.07.2009Nga : TV 21
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.