E diele, 28.04.2024, 10:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Naser Aliu: Kush e vizatoi flamurin?

E premte, 17.07.2009, 07:22 PM


Naser Aliu

Kush e vizatoi flamurin?

Dhe valëvitet
Valë – valë,
Dallgëzohet
Dallgë-dallgë,
Madje edhe me krenari!
Kapardiset si flamur i ri!

Sfond blu
Mu në mes ka një hartë
Thua se është ujdhesë e artë!
Atje larg në Atlantik
O aty afër n´ Adriatik!

Mbi hartë si gjysmëhark gjashtë yje,
Thua se ka:
gjashtë ujdhesa përreth me shumë pyje!
Thua se ka:
gjashtë kombe me peshë të barabartë e me madhësi,
Nga 16,5 për qind veç e veç, që ndërtojnë shtet të ri!

I vërteti ka sfond të kuq
Bojë gjaku e dashurie
Vulë guximi e burrnie

Dy koka shqiponje
Dhe dy sqepa pak të kthyer
Katër kthetra për t´ rrëmbyer!

Qindra beteja, plot histori
Flamur sakrifice, rezistence
Me kushtrim e atdhedashuri!

Flamur i lirisë, himn me ndjenja
Jo himn memec
I zbuluar për grindavecë!

Me pesë yje për kolaboracionistë!
Nga një për çdo komb kundërshtarë
Dhe i gjashti për 95 % shqiptarë!

Bënë pëlhurë për Kosovën e copëtuar
Diku në Perëndim, në  Evropë
Na ndanë, na bënë edhe një gropë!

Ai fryhet pranë Shqiponjës
Dhe krekoset shumë krenar
Do prodhojë komb kosovar!

Vërehet liria kufizuar
Sa herë shihet ai valuar
Edhe vizatimi imponuar!

Ti s´mund të valosh krenar
Ti je imponim i paparë!
Ti s´bëhesh dot flamur shqiptar!

Ty asnjë vashë nuk të  qëndisë,
Çdo pjesëtarë dëshiron të grisë!

Ti mund të përdoresh për shkurorëzime,
Aty këtu edhe për varrime!


(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora