E diele, 28.04.2024, 04:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Hamleti në Mbrostar-Ura

E premte, 17.07.2009, 07:03 PM


Tregim

Hamleti në Mbrostar-Ura

Requem për Kujtim Spahivoglin

Nga Përparim Hysi

Jam pakësa i vonuar,por,sidoqoft,më mirë vonë sekurrë.Këtë shkrim ka kohë që e ruaj në kujtesë si një plagë që dhëmbdhe më ka ndodhur se me Gurin mitologjik të Sizifit,e ngre dhe prapërrëzohem me gjithë të.Ngjarja është e vjetër,gati mbi30-vjeçare,por,sado e vogël,më ka lënë një mbresë që dua ta heqë ngatrupi.Dua që ta ndaj me të tjerët:fillimisht,me të afërmit e tëndjerit(gruan,Vllasovën;me çupën e tij;me Timin(të nipin);me tëvëllanë Skënderin dhe nuk e di në ka të tjerë?!),mandej  me të gjithëata dashamirë të shumtë të tij që nuk janë vetëm në Shqipëri,por dhenë Kosovë e Maqedoni(ai ka patur një status unik:shkonte në Kosovë eMaqedoni për art!)dhe,siç ka ndodhur,me këtë kurbet galopant,në tëkatër anët e globit ku ka shqiptarë.Kam dhe një arsye tjetër;sivjet,mesa di unë,është 20-vjetori i tij(më duket ka qenë shkurt?!).Ka20-vjet që fizikisht nuk është,po rron tek ata që e kanë njohur,njëriprej të cilëve jam edhe unë.
Ndoshta jam i gabuar(për shkak se jam largShqipërisë),por nuk kam parë ndonjë takim jubilar për nder të tij,tëpaktën aq sa  i kam ndjekur unë së largmi.Sidoqoftë,duke prurë këtëshkrim requem për TË,bëj një si apel për të gjithë ata që e kanënjohur,këtë artist të madh të skenës,që,veç artistit,hynte në atanjerëz me zëmër të madhe sa bota,pra apel për ta bërë sa më të plotëportretin e tij të bukur që,mjerisht,jo vetëm e masakruan,por e vranëpara kohe.

***

Ka qenë vera e vitit 1960 a 1961,kur e kam parëpër herë të parë në skenë.Luhej "Hamleti" i Shekspirit dhe për këtërol,debutonin në net të ndryshme,tre aktorët më të mëdhenj të asajkohe:Naim Frashëri,Kadri Roshi dhe Kujtim Spahivogli.Naimi dhe Kujtimiishin nën kujdesin e një regjisori sovjetik(Batko a Bratko,më duket ekish mbiemërin?!),kurse Kadriu përgatitej vet.Unë-pse do ta bëjhasha-isha fans i Kadriut.Kjo për dy arsye:e kisha parë tek "Içuditshmi",dhe më kish befasuar dhe,nga ana tjetër,rrija me një tëafërm të Kadriut tek shtëpia e artistit,kur banonte tekpallatet"Agimi".Aty,tek shtëpia e tij,lexonim pirgun e letrave ngasimpatizantët dhe këto,natyrshëm,dikonin dhe në shijen time.Por shkovadhe i pashë që të tre me radhë.Kurrë nuk mund të harroj dy duar qësikur bënin dritë tek "përkëdhelnin" në skenë kokën e Jorikut,pastajbatutat që sikur dilnin nga një shpirt vullkanik:ishte këtë radhë,ibukuri Kujtim Spahivogli.Dhe më mbeti në mëndje:i bukur;ipaarritshëm.Mandej,e ndiqja në shtyp nga largësia,dhe më bëhejqejfi.Lexoaj-pse ta mohoj- edhe ndonjë poezi të tij.Shkëlqimin po ejepte si regjisor dhe,ca më tepër,me pjesët që vinte në skenë nëKosovë a Maqedoni.Mandej,në mos gaboj,në mes viteve '70-të,erdhi dhegjëma.E dëbuan.E përçudnuan.E masakruan...
Dhe,kur marrë të shkruaj për këtë dëbimtinëzar,s'ka si mos të më vijë në mënd një varg lapidar  i Asdrenitnga poemthi"Kryengritësi" që thotë:-Dëbojnei!Të ikë se na bën hije!Se,për fat të keq,kështu ka ndodhur.Qenka zbuluar(më së fundi),se nukka patur  kurrfarë vendimi për të "linçuar" këtë artist të madh tëskenës,këtë luftëtar të madh të Kombit(ka qenë "Debatikas"!)),këtënjeri kur kjo fjalë në çdo pozicion përbri tij,duhet shkruar me gërmëtë madhe.Dhe e dërguan në Fier.Në Fier,po ku?Në bonifikim.Nëbonifikim,po ku?Në Mbrostar-Ura,tek ai poligoni(siç e quajmë nevëndasit,se jam nga Mbrostar-Ura,fshat 3-4 km larg Fierit),ku dhe  eritakova.Po të mos harroj:u vrava dy herë shpirtërisht me këtëinternim të Kujtimit edhe për një arsye tjetër:këtë do t'jua them mëposhhtë.Fieri ishte qendër ku vinin kryqeqytetas të sferave tëndryshem që ia kishin bërë"borxh" partisë:këtu kanë mbyllursytë,Sejfulla Maleshova dhe Sejfi Vllamasi.Kanë vuajtur dëniminartistë,si:Pëllumb e Xhulejta Kulla,Leka Bungo,Maria Rafael,edhendonjë tjetër.Por me Kujtimin ndodhi pak më ndryshe:eshoqja,Vllasova,e ndau.Kjo(kështu arsyetoja atëherë) më revoltoi mëshumë.Dhe e mora Vllasovën më shumë inat se partinë e qeverinë.Nëshkruaj tani,kështu me letra të hapura,dua,që,ndoshta,ajo ta lexojëdhe ta dijë mendimin tim.
                  
***

Dhe tani,si e takova?Po vija me biçikletë nga Fieri për nështëpi dhe,mu tek porta e poligonit,pashë një burrë që jepte e merrtepër të hedhur mbi një reportabël,një platformë betoni.I shihja duarëte tij,të veshura me një palë "dorashka"made in thes cimentoje që jepnie merrnin,po s'po arrinte dot.Lashë biçikletën dhe iu afrova tandihmoj.Kur ç'të shoh?Qe ai:Hamelti?!!!(dora vetë,KujtimSpahivogli!).-Hamlet,ti në Mbrostar-Ura?-i thashë.Ai,i befasuar,lëshoiplatformën dhe tha:-Ku më njeh?  -Po ty të njeh e gjithë Shqipëria,- ithem.Dhe pashë që iu rrëkëllyen dy lot të mëdhenj.Lot të mëdhenj prejburri të nëpërkëmbur.E kapa platformën dhe e hodha mbi reportabël.Tekpo matej që të më falënderonte,unë pashë që po afrohej"fukaraj",-njëafie që hiqej i varfër,por ishte sytë e veshtë e mbretit.E keqja qe se"fukarai" më njihte mua dhe ky "takim",sado i rastësishëm,s'ishte nëtë mirën time.Frikën e njihja dhe s'kam pse rrah gjoksin për trim.
Pedalova mbi biçikletë,për t'u shpëtuar syve të "fukarait"(maskarait,më mirë),por pas mora dy lotët e atij burri që më pikuan shpirtin.Shkova në shtëpi dhe shkrova aty për aty:"Kur qan një burrë".Duket sikur u çlirova nga një si makth,por,sakaq,dhe më filloi autocensura.Frika se mos më pa kush se çfarë shkrova.Dhe e grisa atë qëshkrova.Vetëm nga frika.Ama lotët e Hamletit më kanë ndjekur dhe sot ekësaj dite.Diku,dikur,kur u përmbys,rishkrova për këtë artist tëmadh,një poezi.Sado që  nuk është kushedi se çfarë,unë po e sjell përju.Sidoqoftë,unë pres që këtij artisti të madh,t'i jepet vëndi imerituar.Një qiri mbi varrin e tij.Amen!...*Mbrostar-Ura-fshat  3-4 km larg Fierit.

Tregimi ka qenë botuar tek"peshkupaujë"

18 qershor 2007

Kujtim!

Post Mortum
Kujtim Spahivoglit

Ç'qe ajo dorë mizore që të"vrau" në gjumë?
Ty,shpirtmadhit,me zëmrën si pëllumb?
Vendim hiç s'ka patur(të dënuan si "qesim")
Kë shkele në kallo,i bukuri Kujtim?!

Një gojë si gjeratore,e keqe,e ligë
Voll helminn e cmirës:-Të ikë,të ikë!
Pëllumbin e bukur me shpirtin e madh
E dëbuan nga Tirana.Larg!Sa më larg!

Të bëj beton e të hapë kanale
(ah,gjuhë zezonë!Ah,gjuhë prej Kasandre!)
Dhe shpirti i bukur,u lodh;u cfilit
E vrau pafajësia nga pak çdo ditë.

Dhe zëmra më s'duroi;një ditë shkoi,u fal
Siç fiket një qiri që tretet ngadalë
Dhe iku pëllumbi;ndoshta në pakthim
Por ne që të duam,të presim,Kujtim!

Skena të pretë dhe njerëzit të presin
Se Njerëz si Kujtimi kurrë nuk vdesin
Tek shkruaj këto vargje,më bëhet si i gjallë
Atje,tek poligoni,tek hapte një kanal.

Ndaj them me veten time:ndoshta e shoh prapë
Ah,kjo shpresa ime,pse mbeti e thatë?!....

*Kujtim Spahivogli ka vdekur në korrik ,në vitin 1987.
13 tetor 2004

Përparim Hysi, 16 korrik 2009


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora