Kulturë
Jorgo Telo: Britma e lotit dhe e gjakut
E marte, 14.07.2009, 08:10 PM

BRITMA E LOTIT DHE E GJAKUT
(Baladë në dy kohë)
Koha e parë (1999)
Sërish loti yt u përzje me gjak,
e gjaku t’u trazua me dhe…
Mos do mbetet ì shkretë çdo prag?
Mos veç heshtja do ngelet atje?
Larg e pranë të kam, moj KOSOVË!
Larg… se nuk mund të vij dot tek ty.
Pranë… se të kam këtu çdo orë;
Pranë, se më ke mbirë në sy…
E etur për liri derdhe, o sa gjak!
E gjaku po të nxjerr britma e lot.
Lotoi çdo nënë e çdo vocërrak,
kur trimëria tronditi këtë botë.
Loti yt – m’ì madhi n’Europë.
Lart e ngre nivelin e deteve.
Prej dhimbjes çdo shpirt u përlot.
Loti yt – piedestal ì derteve…
Loti yt – ja, ja po sokëllet.
Britma e lotit dëgjohet ngado.
gjaku yt përvëlon tepër nxehtë.
Loti ì largimit thërret: “Jo, joo!”
“Jo, ende nën kthetra shtazërie;
Jo, ende nën “Shpatë Demokleu”.
Jo më pas traktatesh vrarëlie;
Jo më, duke ikur nga Atdheu…
Britma e lotit – një thirrje malli.
Loti ì Kosovës s’lyp mëshirë.
Gjaku ì Kosovës – gjak shqiptari;
Britma e gjakut ribën Shqipërinë.
Nuk ndiejnë rehat eshtrat e Rugovës
Gati ta ngrënë baltën përpjetë.
Presin njohja Globale e Kosovës,
Pavarësisë që ngadhnjeu vetë……
(Shuaj, o lot, zjarret e shtëpive!
Laji, o lot, pragjet e përgjakur!
Mbyti, o lot, kasapët e fëmijve!
Shndriti, o lot, shpirtrat e përflakur!)
Britma e lotit, krisma e pushkës
Gjithë botën e shkund nga dremitja.
Britma e gjakut të malit e fushës
Shpresa, ëndrra ì zhvesh nga sfilitja.
Koha e dytë: (2008)
Dhe prite, Kosovë, nën britma loti
Dhe pret ende nën krisma zemrash.
Prite ditën e pritur prej qëmoti..
Mbi themele gjaku brez pas brezash.
Aureolë lirie ke jasharët.
Ademin e të tjerët ke themel.
Liridashësit e botës ke idhtarë
Si trime vetveten ke model…
Britma e lotit, klithja e gjakut
Kërkuan shpagë, donin LIRI…
Nga kërthiz’ e foshnjës te thinjat e plakut
U ndez çdo qelizë e “AMËS” SHQIPËRI.
Ç’pamje makabre ka parë Universi…!
Ç’drithma llahtarë, ç’ndjekje pa fund…!
Shtazët vampire sa jetë prisnin;
Sa ì pashpirt një shekull u përfund!
Ndezja e gjakut, ndezja e lotit –
Flakë që digjte epshet serbiane.
Flakë e lindur në zemra baroti.
Flakë që dogji planet shafrane…
Flaka e përndezur në çdo flamur
Priu në beteja, priu trimërinë.
Ëndrrat makute shndërroi në zhur.
Në vatrat e Tua përlindi LIRINË.
Britma e lotit – luftë dhëmbpërdhëmb;
Një britmë që s’ndalet me fjalë.
S’ì teret loti Shqipes mbi shkëmb,
PAVARËSINË po s’puthi në ballë.
Për Republikën Parlamentare
Përpak desh u trete nga sfilitja…
Në pritje të njohjes zyrtare
Ndërton… Nuk të kaplon dremitja.
Pavarësinë e vetshpalle, Kosovë,
E po të njeh mirë bota mbarë.
Kjo botë turli, ta mendojë hollë,
të mos lozë më me shpirtin shqiptar!
Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: Sali Berisha
Shefqet Dibrani: Humanizmi, sintagmë e poezisë
Mehmetali Rexhepi: Ndërgjegja e tërbuar
Demir Krasniqi: Terminologji e gabuar ndaj këngëve me përmasa ballkanike
Ibrahim Berjashi: Lulet e qershisë (Fragment nga romani “Zemër e ndarë”)
Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (V)
Edison Ypi: Dudalla
Alfred Papuçiu: Kujtime të ringjallura nga takimi me Profesorin e madh Jean-Philippe Assal
Vangjush Ziko: Vetëdija qytetare e një poeteje
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Halit Bogaj: Gjeneza dhe zhvillimi i filmit kosovar
Petraq Kote: Dimali i Ri i letërsisë shqiptare
Jorgo Telo: Dëfrim dhe shërim thinjash
Fatmir Minguli: Portreti i poetit vendoset në Muret e Kohës
Cakrani i Fierit, fshati që fsheh thesaret e mbretërve ilirë të Jugut
Leonard Xhokaxhi: Ju rrëfej bisedat me Papa Gjon Palin e Dytë
Ndue Ukaj: Paradigma e letërsisë së simboleve
Klajd Kapinova: Robert Elsie ka te drejte kur thote se: "Letersia shqipe nuk njihet ne bote"
Gjon Keka: Kapërcimi i modeleve të vjetruara apo rikthimi i tyre
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj