E shtune, 27.04.2024, 02:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Ismet Tahiraj

E diele, 12.07.2009, 12:54 PM


ISMET  TAHIRAJ

NË SHTRETËRIT E PIST

Nëse nuk vjen
Bordelin çel e ke,
Varrin hapur- ta mbanë.

Se në shtretër të pist
Rrinë njerzë të pist.
2.
dhe kinse  u shfaqësh
me ndjenja  zjarri,
dhe epsh eruptiv.

Kur mbytë etja
(që te ka cyturë)
për vajin e fshehurë

dhe bëhësh kukull
për te huajt
 
TI STATUJA  E QYTETIT

Ti drenusha ime
Ne dash mos
Eja fare në shtëpi
Ti syshkruara ime.

Rri në qytet
Kafeneve
E bulevardeve.

Ti lapërdharja
E tjetër kujt.
2.
se mëzi pret ti
te bie terri,
ta korresh
haraç.

Ti satatutja e përgënjeshtërt
E qytetit .

TEJ MASE

Tej mase
Ti je brumi
I ç’akorduar.

Nga brumi yt
Mos dalë farë.

Se rritën hithërat
Tepsive te fukarasë.
2.
dhe brum i atillë
mos mbetësha unë

e keqja
s’ka fund

MA TRUAN BEBZËN   E SYRIT

Unë rri larg tij
Sa më larg që rri,
Xhelati im mi truan
Thembrat
E bebzën e syrit.

Dhe mbushet
Më shumë
Inatë.

Betohet
Që të më grijë
Në helli të më shkojë.

Sa më larg që rri
Larg tij,
Të më shfarosë
Dëshiron

Dhe rrënjën time
Rrënjën në amtësi.
2.
xhelati blu
(hije e përbalturë),
flakrim dielli
i ka (mashtruar) me dehje.

ME  KAFSHATAT E  BUKËS

 kafshata bukës
Do t’ i ruaja
Për Ty.
Për te gjallët e mij.

Se për ditë
Harxhohet diçka
Diçka i mungon
Buxhetit familjar.

kafshatat e bukës
i lë për Ty
Sa të mos bredhesh,lypsar
Derë më derë
Dhe të mbillesh
Nëpër kontinjerë.
2.
mjaftojnë një shishe vaj
25 kilogram miell
krip s’ ka dhënë kurrë shoqata
fute në kokë
njëherë e përgjithmonë.

Merre recetën e mjekut
Për oreks më të mirë
Hiqe peshën që ke
(dhe del    më i dlirë)

ore te uruar
eshtra e lëkurë jam
barkun bosh e kam

me kafshatën e katërt
bota s’ po ndryshon....
 
UDHA MË DJERSIU
 (Bistricë e Shalës)

udha më djersiu
si ne acarin tinëzar,
si në gushtin bizar
hejbe e kujtimeve var’.

S’ mërdhijnë dot
Malësori Ukshin,
As nëna Azize më furkëz
Te qetë në atë lendinë.
2.
eh Kadri Bistrica me nam
nëpër  plepat e bardhë
qe rritën n’ guvat e  rrëpira
mos më thuaj se nuk te thirra
te secili thepguri
te çdo guvë
e s’ mbeta guhak.

Poshtë krejt poshtë
Shushuriste Bistrica,
Me ujin bilur
Dhe gurët lëviznin nga vendi
Dhe plepat e mbanin rendin

N’ varret e pa humbura
Burrave t’ paepur
Heshtur rrinin
T’ devotshmit e ndritur.

Mua udha më djersiu
Dhe ahishtet s’ më freskuan

Zjarri i etheve
Ethet e trupit
I ka kapluar.
3.
trimat dalzotës
qenërive të Berçanit
udhëve (po) u kallin
barot.

Dhe djersë ka
Dhe freski harbut...
 
DYRËT  E BLINDUARA

Dyer të blinduara
Seferi i ka,
Se fëmijët i hipin qershi.

Dhe ai i përhënuri
                                             Sharë  i ka.
2.
fëmijët me gurë
(kurrë s’e kanë qëlluar)
e kanë trembur.

Dhe as një degë e qershisë
Nuk është thyer.

Ç’bela më fëmijët e fqinjëve
Me Seferin- s’ janë përlarë.

E ikur si plumb pushke kanë
Dhe fjalë te ndyra (kurrë) nuk thanë.

REUMA

ne  shtratin e vet
vjen me lezet,
neve na djegë.

Ne shtrojë
Tri këmbë njeriu
Përmbrenda shketë....

Dhe rritet krijës e lëgshme
Gjymtyrve
Udhëve  pa dritë.

E gjymtyrët ne lëmshin heshtak
Ngapak, ngapak,
Te kalbura
Bien (si) përbaltë.

N’ shtrat
Mbretëri e sertë...
 
UDHA E HAMAJVE
(Udha e Rabaxhinjeve)

udha e hamajve
me kuaj e qerre buajsh,
trokëllin me naze
nëpër pluhurin  e verdhë pranveror.

Te kroi i  Çobanëve
Me ta do të kisha drekuar,
Dhe unë i pa fajshmi
Cok mbi udhë.

Ky armik , sa bizar armik
Kokardë e xhandarëve
Kudo n’ pritë
N’ pluhurin e verdhë
Perde e drobitjes.

Hasrat i kanë shtruar
Për një sy gjumë,
Eh me melodi fishkëllimash
Kohën kanë kaluar
e perde e udhëve
Kurrë nuk është shkurtuar.

Thaset më kripë
E drithëra për të  bluar,
Deri sa te del buka e re
Deri kur të këndojë
I uruari bulkth
E perde e pluhuri
Të rri urtë.

Oh këngët për vashat perri
I kanë kënduar,
Dhe vozgat me vajguri
Që të mos u rokullisën
I kishin shtrënguar
Dhe plaf i kujave
Duhet pastruar.

Në luadhin e madh
Sytë kishin, pë t’u shlodhurë
Dhe harabelat
thërmijat e bukës
Kishin për t’ i drekuar.

Dhe gjëma te qeshjeve
Kishin për t’ i dhuruar,
Dhe tek –tuk , romuzet
Pa hile i kishin lëshuar
Eh , sa përmallshëm
Ndër vete ishin  përqafuar.

Axhokut uji kroi
Pa përtesë i kisha ofruar
Për t’u  freskuar
Më një tërheqje të veshëve
E shtuar nën gazin e malluar.

Kjo udhë e hamajve
Gjakun ndër damar
Më ka nxehur,
E më ka përvëluar
Si mjegull vjeshte
Si dehje pranvere
Më ka mashtuar
2.
oh ky gjumë
seç m’ i  rëndon qepallat
plumb
është mesi i ditës
kjo udhë veç kjo udhë
do të m’i shpinte gjymtyrët e trupit
përmallshëm me hamaj
do të isha përqafuar

dhe ka mbeturë e verdhë
nga pluhuri i  (pa) shpresës
udhë e harresës....

BLOF I SEDRËS

Detit te shavareve
Mos te notojmë,
Më shpinë.

Se akrepat
S’i  njohin mirë
Udhët.

Na grijnë.
2.
me jargë kërmijesh
mos ta matim gjatësinë

se blof
na bëhët sedra.

PICKIM ME VDEKJE

Udhën e rriqërave
E morën rriqrat,
Të na begatojnë
Jetën e shenjtërsië.

Shi i stërmadh
Rrah udhëve

Dhe bari rritet, s’ rri urtë
Na pickon me vdekje.

NE ERË SHKUME

As një natë , në këtë përnatë
Isha fare i pa gjumë.

Botës se letrave u vije shkrum
Dhe në erë e trerura shkumë.

Se s’ ka muri hiq
Penjë për terezi.

Syri (i) vetëm
Te rrenë mua edhe ty.

Nëpër  erë treturë shkumë
Letrat s’ na duhën më shumë.

UDHA MË DJERËSITI
 (Bistricë e Shalës)

udha më djerësiti
si ne acarin tinzar,
si në gushtin bizar
hejbe e kujtineve-varë.

S’ mërdhijnë dot
Malësori Ukshin,
As nëna Azize më furkëz
Te qetë në atë lendinë.
2.
eh Kadri Bistrica me nam
nëpër  plepat e bardhë
qe rritën n’ guvat e  rrëpijta
mos më thuaj se nuk te thirra
te çdo thep guri
te çdo guvë
e s’ mbeta guhak.

Poshtë krejt poshtë
Shushuriste Bistrica,
Me ujin bilur
Dhe gurt lëviznin nga vendi
Dhe plepat e mbanin rendin

N’ varret e pa humbura
Burrave t’ pa epur
Heshtur rrinin
T’ devotshmit e ndritur.

Mua udha më djerësiti
Dhe ahishtet s’ më freskuan

Zjarrmi e etheve
Ethet e trupit
I ka kapluar.
3.
trimat dalzot
qenërive të Berçanit
udhëve (po) u kallin
barut.

Dhe djersë ka
Dhe freski harbut...

MA TRUAN BEBZËN   E SYRIT

Unë rri larg tij
Sa më larg që rri,
Xhelati im mi truan
Thembrat
E bebzën e syrit.

Dhe mbushet
Më shumë
Inatë.

Betohet
Që të më grijë
Në helli të më shkojë.

Sa më larg që rri
Larg tij,
Të më shfarosë
Dëshiron

Dhe rrënjën time
Rrënjën në amtësi.
2.
xhelati blu
(hije e përbalturë),
flakrim dielli
i ka (mashtruar) me dehje.
 
TEJ MASE

Tej mase
Ti je brumi
I ç’akorduar.

Nga brumi yt
Mos dalë farë.

Se rritën hithërat
Tepsive te fukarasë.
2.
dhe brum i atillë
mos mbetësha unë

e keqja
s’ka fund
 
TI STATUJA  E QYTETIT

Ti drenusha ime
Ne dash mos
Eja fare në shtëpi
Ti syshkruara ime.

Rri në qytet
Kafeneve
E bulevardeve.

Ti lapërdharja
E tjetër kujt.
2.
se mëzi pret ti
te bie terri,
ta korresh
haraqin.

Ti satatutja e përgënjeshtërt
E qytetit .


NË SHTRATIN E PIST

Nese nuk vjen
Bordelin çel e ke,
Varrin hapur- ta mbanë.

Se në shtretër të pist
Rrinë njerzë të pist.
2.
dhe kinse  u shfaqësh
me ndjenja  zjarri,
dhe epsh eruptiv.

Kur mbytë etja
(që te ka cyturë)
për vajin e fshehurë

dhe bëhësh kukull
për te huajt


(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora