E diele, 28.04.2024, 07:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Jorgo Telo: Dëfrim dhe shërim thinjash

E diele, 12.07.2009, 10:00 AM


DËFRIM dhe  SHFRIM

 THINJASH

 (Buqeta e parë e Vargjeve me fytyrë “HAJKU”)

Nga Jorgo S. TELO


***

Në cikmë – përvëlim

Në zheg, eh çfarë flladi -

buzët e tua, mike!

 

***

Me syqeshje sysh të panjohur

trembem se më ndjell

si drita e rreme anijen në vozitje.

 

***

Degët e pishës – erashkë.

Djersiten rioshët mbi bar.

Ç’këndvështrim i zilepsur!

 

***

E shpie veten te rrënjët.

Brohorasin themelitë.

Më qorton çatia e braktisur.

***

Zemërimi

zbret në kërthizë

drithërimi ngjitet te thithkat.

 

***

I ngula sytë

mbi një trung të thatë.

Shpërdorova ndjenjat.

 

***

Më avitesh, sa s’më prek.

Gjoks e shalë gjysmëzbuluar.

Provokim për thinjat.

 

***

Besoke te dashuria.

A të beson ajo

e lindura nga flirtet?

 

***

U talle me zemrën time

e tani pret

ç’do të korrësh në vjeshtë.

 

***

Përpiqesh më kot

të maskosh etjen e syve.

A fshihet mali pas kodrës?

 

***

E nisa letrën drejt teje,

ta lexoje

e ti sajove me të një kaike.

 

***

 

Mjegulla ra mbi liqen.

e u pllaqurit akullisht.

Zemra s’po i bindej trurit.

 

***

Të zhbirosh në zemër nëne,

si të zbulosh

veç dhimbje e plagë…

 

***

Mbrëmë të lashë pikëtakimin

S’erdhe.

S’e dije gjasme fjalëkalimin.

 

***

Jam i papërmbajtur?

Mos m’akuzo!

Ndihem i lirë si Robinson Kruzo.

 

***

E kritikova sa ishte gjallë.

Më anatemojnë,

pse merrem me të vdekurit.

 

***

M’u lagën sytë prej tymnajës

M’u terën

prej puhizës flladitëse të pllajës.

 

***

Të pashë në sfilatë puthjesh.

Ende s’e ditkërke:

gjithkush shijon të vetat.

 

***

Një pyetje pa përgjigje – si gozhdë.

Më prore… ku të vuajë shpirti,

këtu apo në… “atë botë”?

 

***

Pa dashurinë mes nesh

kjo botë

nuk do ndiejë të ngrohtë.

 

***

Teksa rrëmih në syt’ e tu,

dalloj pasqyrisht,

sa e dashuruar je me sfidat.

 

***

S’di në mund të sajohet si dashuri

përjetimi i puthjeve

brenda “kalit të drunjtë”...?


(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora