E shtune, 27.04.2024, 09:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Ata presin!...

E premte, 17.07.2009, 06:57 PM


Arkivore

"RILINDJA"- për fëmijë", 22 KORRIK 1969

ATA PRESIN!...

Nga Agim Gashi

Të gjithë kemi dëgjuar lajmin e shkullit tonë: "Njeriu arrit në Hënë!...."
I pari shkeli në trollin e Hënës Nil Amstrong, prind i dy fëmjëve.
Pas tij zbriti prej fluturakes edhe Edvin Oldrin...
Të ndalemi pakëz te Edvini...
Oldrini është prind i tre fëmijëve...
Ata e përcollën me buzëqeshje babanë në rrugë që ka mundur të jetë e pakthim...
E përcollën babanë Edvin djelmoshat e tij Majkël dhe Endriu dhe bija flokartë Xhenis.
E përcollën babanë me buzëqeshje, behar...
I thanë njëmijë herë:
Të qoftë rruga e mbarë!..."
Shtuan edhe më shpejt:
"U kthefsh shëndosh e mirë, babi!..."
Dhe prej asaj dite, kur fluturakja e madhe e quajtur Saturn barti kah qielli anijen kozmike "Apolo -11", presin me padurim fëmijët e Edvin Oldrinit.
E pret e tërë bota kthimin e udhëtarëve të parë prej Hënës me padurim- secili prej zemre për t'ia uruar mirëseardhjen trollit të panjohur deri më sot.
Dhe prapë, më së shumti e presin fëmijët me nënën dhe shikimin e humbin larg në qiell, dijnë se akoma atje lart është duke fluturuar babai i tyre, është duke fluturuar shpejte më shpejt drejt në shtëpi, në vatrën e nxehtë, ku nëçdo buzëqeshje fëmijënore, gëzimi fëmijënor.
Presin me padurim dhe fëmijët e Nil Amstrongut - Enriku dhe Marku i tij i dashur, e presin edhe Keti, En dhe Majkël babanë e tyre Majkël Kolinsin, i cili i përcolli deri afër Hënës dy heronjtë e shekullit tonë, ai i cili ngeli të sillet rreth Hënës me anijen kozmike "Apolo -11", ai që pret Amstrongun dhe Oldrinin për t'i kthyer mëmës Tokë dhe fëmijëve të tyre - si dhuratën më të madhe për njerinë....
Derisa i lexoni ju këta rreshta, fëmijët e tre kozmonautëve amerikanë, i presin prindërit e tyre, oh, me sa shumë mall!...


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora