Agim Gashi: Ata presin!...
| E premte, 17.07.2009, 06:57 PM |
Arkivore"RILINDJA"- për fëmijë", 22 KORRIK 1969ATA PRESIN!...Nga Agim GashiTë gjithë kemi dëgjuar lajmin e shkullit tonë: "Njeriu arrit në Hënë!...."I pari shkeli në trollin e Hënës Nil Amstrong, prind i dy fëmjëve.Pas tij zbriti prej fluturakes edhe Edvin Oldrin...Të ndalemi pakëz te Edvini...Oldrini është prind i tre fëmijëve...Ata e përcollën me buzëqeshje babanë në rrugë që ka mundur të jetë e pakthim...E përcollën babanë Edvin djelmoshat e tij Majkël dhe Endriu dhe bija flokartë Xhenis.E përcollën babanë me buzëqeshje, behar...I thanë njëmijë herë:Të qoftë rruga e mbarë!..."Shtuan edhe më shpejt:"U kthefsh shëndosh e mirë, babi!..."Dhe prej asaj dite, kur fluturakja e madhe e quajtur Saturn barti kah qielli anijen kozmike "Apolo -11", presin me padurim fëmijët e Edvin Oldrinit.E pret e tërë bota kthimin e udhëtarëve të parë prej Hënës me padurim- secili prej zemre për t'ia uruar mirëseardhjen trollit të panjohur deri më sot.Dhe prapë, më së shumti e presin fëmijët me nënën dhe shikimin e humbin larg në qiell, dijnë se akoma atje lart është duke fluturuar babai i tyre, është duke fluturuar shpejte më shpejt drejt në shtëpi, në vatrën e nxehtë, ku nëçdo buzëqeshje fëmijënore, gëzimi fëmijënor.Presin me padurim dhe fëmijët e Nil Amstrongut - Enriku dhe Marku i tij i dashur, e presin edhe Keti, En dhe Majkël babanë e tyre Majkël Kolinsin, i cili i përcolli deri afër Hënës dy heronjtë e shekullit tonë, ai i cili ngeli të sillet rreth Hënës me anijen kozmike "Apolo -11", ai që pret Amstrongun dhe Oldrinin për t'i kthyer mëmës Tokë dhe fëmijëve të tyre - si dhuratën më të madhe për njerinë....Derisa i lexoni ju këta rreshta, fëmijët e tre kozmonautëve amerikanë, i presin prindërit e tyre, oh, me sa shumë mall!...
(E botoi revista "Shqipëria etnike", nr.2/2009)
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.