E diele, 28.04.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Vendlindja

E premte, 17.07.2009, 07:03 PM


Demir KRASNIQI

VENDLINDJA

N’ shpirt e zemër  e kam  bindjen -
T’ mos e harroj  kurrë vendlindjen !
Edhe n’ gjumë gjithnjë ëndërroj –
Si vendlindjen ta vizitoj ?!

Mora rrugën drejt Malësisë -
Drejt themeleve të shtëpisë ,
Ku m’ përkundi nëna s’ pari ,
Ku shkrepë dielli rreze ari !

Por sa hyra n’ shteg te ara –
T’ gjallë e t’ vdekur m’ dolën para !
Në torishtë ku ishte grigja –
M’ dolën  para dele e  qengja !

Iu afrova afër grigjës –
Tri herë thirra n’ derë të mixhës !
Thirra e thirra me gisht n’ vesh ,
Por askush nuk mu përgjigj !

Mu afrua një zog mali –
Mos thirr kot, o lum ti djali !
Kot po thërret, kot po kërkon –
Këtu askush ma nuk jeton !

T’ vjetrit n’ varre t’ gjithë pushojnë,
T’ rinjtë n’ kurbet të gjithë punojnë ,
T’ gjithë konakët janë rrënua ,    
Lopë e dele janë farua ...

Rrugët e vjetra mbet të mjera –
Mbush me kaça , mbush  me thera !
N’ hije e fllade nëpër mriza –
Tash nuk shihen ma as miza !

Shkoj te kroi i nënës Laqe –
T’i lajë lotët nëpër faqe ,
Leka ish kalbë e ish harrua ,
Kroi me baltë ishte rrafshua !


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora