Kulturë
Çerkin Bytyçi: U botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar
E shtune, 18.07.2009, 10:37 AM
 Në Stuttgart të Gjermanisë
Në Stuttgart të GjermanisëU botua monografia kushtuar Misionit Katolik Shqiptar
Nga Çerkin Bytyçi
Përgatitur nga Lekë Preçi, ditë më parë, në Gjermani, doli nga shtypi, një libër i rëndësishëm kushtuar 25-vjetorit të themelimit dhe të veprimtarisë së suksesshme të Misionit Katolik Shqiptar në Gjermani. Është ky botim që në të vërtetë pasqyron një veprimtari të pasur të zhvilluar gjatë një qerek shekulli të bashkatdhetarëve të mërguar në Landin e Baden Württembergut të Gjermanisë, të cilët (shqiptarët e besimit katolik), të organizuar në një subjekt të rëndësishëm që zyrtarisht njihet si Famullia Katolike Shqiptare “E Lumtura Nëna Terezë”, me seli në Stuttgart, paraqesin një bashkësi të madhe të të mërguarëve nga të gjitha trojet shqiptare.
 Ky libër që është ndër të parët, paraqet një përmbledhje të aktiviteteve dhe punës së frytshme të këtij Misioni. Të dhënat e shumta, fotografitë dhe dokumentet e prezantuara në këtë monografi, janë dëshmi e një angazhimi të rëndësishëm të misionarëve, veprimtarëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë në këtë nënqiell, për shërbesa fetare, veprimtari humanitare, sociale, kulturore e të gjithmbarshme, në nderim të punës të të cilëve u hartua ky botim me vlerë.
Ky libër që është ndër të parët, paraqet një përmbledhje të aktiviteteve dhe punës së frytshme të këtij Misioni. Të dhënat e shumta, fotografitë dhe dokumentet e prezantuara në këtë monografi, janë dëshmi e një angazhimi të rëndësishëm të misionarëve, veprimtarëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë në këtë nënqiell, për shërbesa fetare, veprimtari humanitare, sociale, kulturore e të gjithmbarshme, në nderim të punës të të cilëve u hartua ky botim me vlerë.Misioni Katolik Shqiptar në Stuttgart, siç thuhet në fjalën hyrëse të autorit, ka qëndruar dhe vazhdon të qëndron vatër e fortë e mbështetjes së shpresës, mbështetjes së besimit dhe ruajtjes së identitetit fetar e kombëtar të bashkëatdhetarëve tanë. Ndaj, monografia e botuar ditë më parë, do të jet dëshmi më e mirë e shkruar për këtë organizim të mrekullueshëm.
Libri ka 100 faqe dhe me shumë fotografi me ngjyra, paraqet një botim ekskluziv të shtypur në kualitetin e nivelit më të lartë. Gjeneratave të tashme e të ardhshme do tiu shërbej si burim informacioni për organizimin dhe punën e sukseshme të kësaj Famullie që vepron nga viti 1984, në Stuttgart.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Jusuf Zenunaj në shtypin letrar të Rumanisë
						Luan Çipi: Në Fabrikën e Çimentos
						Vangjush Ziko: Serenata korçare, e njohur dhe e panjohur
						Suzana Kuqi: Rradha
						Halit Bogaj: Ngjyrat e dashurisë
						Naser Aliu: Kush e vizatoi flamurin?
						Demir Krasniqi: Vendlindja
						Përparim Hysi:  Hamleti në Mbrostar-Ura
						Agim Gashi: Ata presin!...
						Ukshin Zajmi: A është mbreti Artur ilir, dilemë që kërkon zgjidhje!?
						Përparim Hysi: Kujtiiiiim!
						Bilall Maliqi: Intervistë me aktorin e mirënjohur Hadi Shehu
						Skënder R. Hoxha: Dushkaja kërkon gjurmime arkeologjike
						Violeta Murati:  Epsh i dështuar i Fadilit
						Demir Krasniqi: Mos harroni këngëtarët e vjetër
						Më 24 qershor kremtohet zgjedhja e Kryepiskopit Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
						Agim Gashi - Drenica: Vargje satirike - humoristike
						Sokol Demaku: Kënga shqip
						Cikël poetik nga Ekrem Ajruli
						Tri ese gjuhësore nga Ejup Ceraja
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










